Blushi flet për ndarje të PS-së: Rilindja është një parti brenda partisë, ka shumë kolegë që mendojnë si unë

Kryeministri Rama nuk mund t’i fshihet më akuzave të Ben Blushit që duket se e bëjnë të pashmangshëm ndarjen mes tyre dhe që e vënë kryetarin e Partisë Socialiste përballë një presioni në rritje nga Brenda partisë. Sipas Blushit, Partia Socialiste është e ndarë në dy pjesë, në bërthamën që ka në dorë pushtetin dhe në socialistët që mendojnë se Rilindja u përdor si truk për ta nënshtruar partinë. Ben Blushi ka deklaruar në emisionion të “Pa ekspozuarit” se nuk është i vetmi që mendon se Edi Rama ka themeluar një parti të tijën Brenda Partisë Socialiste. “Një parti e madhe, duhet të funksionojë si shoqëri aksionere, ku aksionerët mblidhen dhe zgjedhion administratorin. Por kjo nuk do të thotë që administratori të kthehet në pronar. E kam përshkruar Rilindjen si një parti brenda partisë. PS nuk është pronë publike, por pasuri kombëtare, një instrument politik si partia më e madhe që iu jep njerëzve mundësi të ndryshojnë jetën e tyre përsa kohë ka kërkuar vota. Unë duhet të bëj sot një ndarje mes PS dhe Rilindjes. Shqiptarët besojnë se Rilindja ishte një truk për ta nënshtruar PS dhe për ta përdorur, për t’i marrë votuesit dhe për t’i nënshtruar. Socialistët e thjeshtë e bëjnë këtë dallim”-ka theksuar Blushi. Këtë tezë, Blushi e vërteton me mënyrën sesi Edi Rama zgjodhi kabinetin qeveritar, duke mos u konsultuar paraprakisht me kryesinë e partisë.“Kryeministri u zhduk pas zgjedhjeve dhe doli vetëm 1 herë në televizion dhe tha kjo është qeveria ime. Më mirë që nuk jam në qeveri se nuk mbaj kosto për këtë dëshpërim të shqiptarëve. Ka shumë kolegë të mi që mendojnë si unë, ka edhe nga ata që mendojnë kundër. I ftoj të më shajnë nëse mendojnë se mund të zgjidhin ndonjë gjë”-është shprehur Blushi.
http://www.oranews.tv/vendi/ben-blushi-ne-te-paekspozuarit-n...
l.m
Comments
Hajde Blush, perpara, ece
<p>Hajde Blush, perpara, ece vete dhe ndaje shalqinin, vertet eshte bere shume i madh vetem per Edvin Kristaq Ramen.</p>
Add new comment