Edhe tallavaja si politikë për legalizimin e hashashit. "Shekulli” “zbulon” një qytetar që i këndon bimës në fjalë...

Hashashi është qëllimi. Kjo duket se perceptohet kur lexon në gazetën “Shekulli” se “një qytetar kërkon me anë të një kënge që kjo bimë të legalizohet”. “Një qytetar shfaqet duke i kërkuar me anë të një kënge, parlamentit dhe vetë kryeministrit Edi Rama që të legalizojnë hashashin”, komenton “Shekulli” videon e këtij qytetari. Pas prononcimeve të deputetëve, kryetarëve të bashkive, ndonjë mjeku, ndonjë opinionisti, duket se është “zëri i masës” që apelon ndaj “shurdhërisë kryeministrore”. Në fakt, njësoj si kënga në fjalë, e gjithë kjo fushatë e vetmuar e deputetit Kokëdhima, i ngjan një elegjie, në mos një tallavaje për bimën e mrekullueshme, vlerat e së cilës duket se nuk po kuptohen “Lart”. Edhe si “teknikë lobimi” kënga për hashashin është gjetje origjinale (http://www.shekulli.com.al/video.php?id=247540)
s.z
Comments
Personalisht me shqeteson me

Personalisht me shqeteson me shume tallavaja anti-Kokedhima, qe disa gazetare kendojne me aq zell! Çfare fshihet prapa?

Se legalizimn e plote s'e kemi provuar ndonjehere, kemi provuar vetem te kunderten, duke majmur deri tani llogarite e fshehta te disa bosave te kupoles. Mos valle keta tallavaret e gazetarise filo-proibicioniste, jane nen pagen e kupolisteve?

Kjo eshte pyetja qe çdo shqiptar i zgjuar duhet t'i beje vetvetes!

Leonard L.

Po pse more leonard na qenka
Po pse more leonard na qenka koqua i duhuri per te lidhur kontratat per shitjen e hashashit apo per administrimin??? Apo keni ngelur pa marre rrogem ju te shekullit e ju duhet te loboni bashke me kocon qe te dali ndonjegje dhe per ju
Nuk kuptoj se kujt i

Nuk kuptoj se kujt i drejtohesh me fjalet "ju te Shekullit", se une i dashur shkruaj nga nje vend skandinav. Gazeta mund ta verifikoje fare mire se ç'ip mbartin komentet e mia. As kam e as kam patur ndonjehere te beje me ndonje gazete shqiptare. Edhe puna qe bej, s'ka te beje fare me sferen shoqerore.

Ndersa ti duket qarte qe je i njeanshem, i mbushur me urrejtje, siç dallohet qarte, per Koço Kokedhimen.

Personalisht Koço Kokedhima me duket nje personazh shume i zgjuar, elokuent e koherent si pak te tjere. Nuk kuptoj se çfare dhe ku do te fitonte ky individ i drejte (si pak te tjere), me ligjerimin e kontrolluar nga shteti te bimes mjekesore Kanabis. Nga nje ligjerim i tille do te fitonte Shqiperia dhe shqiptaret, ndersa aktualisht fale ndalimit me te eger ligjor qe ka pare bota (ai shqiptar, natyrisht), po humbet Shqiperia dhe shqiptaret dhe po pasurohen vetem disa syresh te privilegjuar - te lidhur direkt me kriminalitetin e organizuar. Keta syresh fijet e trafiqeve te tyre i kane ne politiken shqiptare, pozite e opozite. Me pak fjale jane ne simbioze te perkryer me te.

Ndaj kush eshte kunder ligjerimit te Kanabisit por edhe bimeve te tjera gabimisht dhe qellimisht te quajtura drogera, per mua o eshte nje idiot i pashoq te cilit i kane shpelare trute me moralizma false, ose eshte nje njeri dinak qe kerkon te mbroje interesat e tij ngaqe ka shume per te humbur.

Leonard L.

Add new comment