Tragjedi në kanalin e Siçilisë. Përmbytet anija me klandestinë, dyshohet për 700 të vdekur

Rreth 700 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga mbytja e anijes në kanalin e Siçilisë në Itali. Agjencia e Lajmeve “Ansa” raporton se mjeti lundrues është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë dhe se deri më tani janë shpëtuar 28 persona. Sipas informacioneve të publikuara nga kjo agjenci, mbrëmjen e djeshme peshkarexha me klandestinë kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi kishte vështirësi lundrimi dhe salla operative i ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Dyshohet se mbytja e anijes ka ardhur për shkak të panikut të shkaktuar mes pasagjerëve që kanë parë anijen që po vinte t’i shpëtonte dhe janë pozicionuar të gjithë në njërën anë të anijes, duke sjellë edhe përmbysjen e saj.
n.k
Comments
Keto 700 viktima vijne nga
<p>Keto 700 viktima vijne nga vendet ku sundojne ligjet fetare.</p>
Add new comment