Rama: Në 1967 bashkësia katolike shqiptare përjetoi një vdekje të paprecedentë. Është dita të kuptojmë se bashkëjetesa fetare në Shqipëri është e brishtë

Postuar në 15 Prill, 2015 16:20

Në premierën e dokumentarit “Pritja” kushtuar vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, kryeministri Rama mbajti një fjalë të gjatë, të cilën ia kushtoi martirizimit dhe ringjalljes së kishës katolike pas goditjes që pësoi nga regjimi komunist. Rama tha se në prill të 1967 bashkësia katolike shqiptare mbulohej me qefinin e martirit, duke përjetuar një përvojë vdekjeje të paprecedentë. Sipas tij, përvoja e viteve të diktaturës bën që shqiptarët të kuptojnë edhe më mirë format e terrorizmit që sot kërcënojnë popullsitë e krishtera. “Po, këtu, në këtë tokë, u sprovua klithma antike e dorëshkruesit Tertulian: “Gjaku i martirëve është farë të krishterësh”. E shqiptuar në kohërat më të errëta të persekutimeve romake, kjo klithje të cilës shekujt i bëjnë jehonë edhe në Shqipëri, ku Shqipëria i bëhet pasqyrë, na ndihmon të shohim më larg se sa tmerret që dje totalitarët e çdo ngjyre, sot fanatikët mercenarë të ISIS, ushtrojnë mbi popullsitë e krishtera në mbarë botën”-u shpreh Rama. Për herë të parë kryeministri pranoi se bashkëjetesa fetare në Shqipëri mbetet e brishtë, duke bërë thirrje për një marrëdhënie të hapur mes shtetit dhe komuniteteve fetare. “Kjo është dita”, kur na duhet të kuptojmë se sa të brishta janë frutet e bashkëjetesës fetare, bashkëjetesës së opinioneve dhe ideve, angazhimeve të gjithsecilit. Secili prej nesh, dhe nuk flas këtu vetëm për marrëdhëniet ndërpersonale, por edhe ndërinstitucionale dhe ndërshtetërore, si për shembull thjeshtë dhe ato mes Kishës dhe Shtetit, duhet të kuptojë që është tejet i vobektë në vetminë e tij dhe pafundësisht i pasur në sinergjinë e tij me të tjerët”-deklaroi Rama

l.m

Comments

Submitted by Anonimus (not verified) on

<p>Ne nje kohe qe Rama flet per bashkejetesen, per martiret e krishtere etj, burgjet i ka mbushur me imame muslimane. Ironi e bukur fjalimi i Rames apo jo? Muslimanet ndiqen e persekutohen e burgosen nga policia dhe spiunerit e regjimit, ndersa kreu i degjeneruar i tij flet per martiret e krishtere. Haleluja!</p>

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Nuk persekutohen muslimanet, persekutohen ata qe cojne terrorista ne Siri. Ca ti bejme qe kemi ca ligje per te drejta njeriu se ata duhen hedh ne mes te detit.&nbsp;</p>

Submitted by Gjergj BEU (not verified) on

<p>Po bashkesite e tjera fetare o z. Kryeminister, me c&#39;qefin u mbuluan ? Apo u lane lakuriq ?</p><p>Me c&#39;kuptoj z.K/Minister dashka te na fuse ne Europen Perendimore me &quot;marifet&quot;, me nje fjale duke perdore qefin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.