Kisha i kthen përgjigje Ben Blushit. Dhima: Në gjuhë të huaj nuk flitet vetëm në kishën ortodokse, kemi më pak klerikë të huaj se çdo komunitet fetar

Postuar në 13 Prill, 2015 15:12

Pas shqetësimit të ngritur nga deputeti dhe shkrimtari Ben Blushi lidhur me mesazhin që dha në Greqisht kryepeshkopi Anastas natën e Pashkës ka ardhur edhe reagimi i Kishës Ortodokse. Në një intervistë për Neës 24 zëdhënësi i Kishës, Thoma Dhima tha se në kishat ortodokse meshohet gjithmonë shqip, veç zonave të minoritetit grek apo atij sllav dhe se mesazhi që kryepeshkopi Janullatos përcolli në gjuhën greke natën e Pashkëve është pjesë një rregulli që ndiqet nga të gjitha Kishat Ortodokse, duke shtuar se gjatë daljeve të tij jashtë Shqipërisë kryepeshkopi meshon edhe në gjuhën shqipe. Dhima tha se vëmendja përqëndrohet vetëm tek kryepeshkopi Anastas, kur klerike të besimeve të tjera japin mesazhe në gjuhë të huaja në shërbesat e tyre. “Citimi në greqisht është në raste festash, kur kryepeshkopi u drejtohet besimtarëve dhe është çështje serioziteti që kryepeshkopi e përcjell në një një gjuhë që e njeh lirshëm”-ka theksuar Dhima. Sipas tij, Kisha Ortodokse ka vetëm 5 klerikë të huaj, ndërsa komunitetet e tjera fetare në Shqipëri kanë një numër shumë herë më të madh klerikësh të huaj.

l.m

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Kjo llogjike e shtrember sipas te ciles "Nuk jam une me i keqi" po behet mbizoteruese ne Shqiperi ne menyre gjithmone e me shqetsuese deri aty sa kane filluar te na i nxjerrin Enver Hoxhen hero e udheheqes legjendar me arsyen qesharake se Sali Berisha eshte i tilli e i atilli. Or shqiptare, mblidhni mendjen, c'rendesi ka se si ishte Saliu, kur vjen puna per te gjykuar Enverin e c'rendesi ka Enveri kur vjen puna per te gjykuar Saliun? C'rendesi ka se paska edhe klerike te tjere qe na folkan ne gjuhe te huaj e Janullatosi nuk na qenka i vetmi. Po mire, qe Janullatosi na eshte KREU i qishes autoqefale ortodokse SHQIPTARE, nuk e ve Janullen ne nje pozicion tjeter shume me te rendesishem sesa nje hoxhe fshati nga Arabia qe u predikon nja 100 katundareve gjithsej, apo nje prifti katolik italian, i cili edhe kur nuk di shqip lexon tekstet e shkruara shqip (duke vene ne dukje ketu edhe faktin qe ne katolicizem nuk egzistojne kisha autoqefale kombetare). Janulla po ben nje cerek shekulli ne Shqiperi, nenshtetesine shqiptare e kerkon, po nuk e ben kabull te mesoje e te meshoje shqip. Nejse, mbase edhe ketu e ka fajin Saliu qe ishte President i Republikes kur Janulla na erdhi ne Shqiperi, kurse Enveri qe ua beri nenen, e kuçen e maçen klerikeve e i zhduku fete e kishte me mire nga te gjithe. Krenar qe jam pjese e popullit te mencem, krenar e te dhjere shqiptar, qe kur ka probleme per te zgjidhur perdor bythen ne vend te mendjes, e kur i vjen per te dhjere fillon e ve ne pune trurin.

Submitted by katá to̱n apate... (not verified) on

Na mallengjeve o thomaq dhimma..!

Gjene mire qe nuk e çkisheruat kete Blushin. Paskeni bere perparime qe nga koha e papa Kristo Negovanit !

Submitted by Dardan (not verified) on

Kur po e prisni me sepate nje lis, ky nxirrte lote dhe murmuriste me vehte. Druvari u cudit ndali punen dhe i foli lisit:  Nuk kam pare ndonjehere qe nje lis te flase dhe te qaje, c'ke, pse qan?

Lisi iu pergjegj:  Nuk me vjen keq qe spata jote po me pret damaret dhe po me merr jeten, por me vjen keq pse shoh qe bishti i sepates eshte bere brej drurit tim dhe po ndihmon ate spate te mallkuar. Kjo eshte arsyja pse qaj dhe vajtoj o armiku im i perjetshem.

Edhe ti o plak xhuxmaxhuxh i mallkuar, edhe pse je shqiptar, nuk le rast pa sulmuar dheun tend duke u bere ure per berishianet dhe te gjithe sherbetoret e shoveneve greko-serbe.  O bisht i felliqur i spates se shovinizmit antishqiptar, o xhuxhmaxhuxh i helmuar me dozat e "dashurise" se megalidhese , o perfaqesues i poshter i antishqiptarizmes, qepe ate goje te pa lare dhe me ere kuterbuese deri atje sa qe kur shohim ato germat e tua xh xh xh xh, na vjen per te vjelle!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Darde, ose e paske pire te paholluar me uje sot, o ke harruar te pish ilacet. Nuk e di a ta kam thene me pare apo jo, po une jam me shqiptar se ti bashke me gjithe sorrollopin tend 7 breza lart e 7 breza poshte. Ti o nuk lexon fare se c'shkruaj une se medemek te besdisin xh xh xh, ose te eshte drunjezuar truri dhe nuk kupton me cfare lexon. Darde, Darde, Darde..... merr nja dy jave pushim nga puna e rende qe ben neper forume se mbase kthjellohesh pak.

Submitted by Dyshyesi (not verified) on

Po mire e ka. Sepse edhe sot ne mengjez dikush na foli ne gjuhe te huaj qe nga maja e minarese.

Po katoliket qe shumicen e drejtuesve i kane te huaj. Apo leri ata, merruni me ortodokset, pasardhesit e vertete te Gjergj Kastrioit.

Submitted by Maks Lela (not verified) on

Pyetje e naivit: Pse kryepeshkopi I KOASH ju meshon shqiptareve greqisht ne mes te Tiranes?

Pergjigje e nje ose disa idioteve: Fajin e kane fete e tjera.

Pyetje e nje tjetrit qe i kaloj rruga ketej: Te qeshesh apo te qashe!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Peshkopi Janullatos para se gjithash asht nji njeri inteligjent dhe intelektual i njohtun. Ai din shume gjuhe te hueja dhe e njeh shume mire shqipen. Un mendoj se per shume arsye ti flasi shqiptarve ortodoks ne gjuhen shqipe asht ma me vend se tu flasin greqisht. E pse jo, edhe ato shqiptar qe nuk jane ortodoks le ta kuptojne Peshkopin ortodoks i cili perhape fjalen e Krishtit per Dashuri ndaj te gjithe njerzve pa dallim. Ne kete menyre Peshkopi do ta kryente ma mire misionin qe ka marre persiper dhe nuk do tijapin shkas kerkuj per vrejtje o kritika. Kambngulja te perdoren fjale, fraza ose fjali greqisht asht gabim dhe ne dam te vete Kishes Ortodokse Shqiptare e cila e ka pase tradite shqipen ne Mesha. Simbas mendimit tim perdorimi i greqishtes asht nji forme imponimi. Imponimi bjen ne kundershtim me lirine e mendimit, pra edhe te bindjeve fetare.

Ne fakt greqishtja asht gjuha e pare ne te cilen asht perkethye Shkrimi i Shejte qyshe tash 2000 vjet. Sot ne asnji Kishe Ortodokse sllave nuk perdoret ma greqishtja, por perdoren gjuhet e popullit vendas si ne Rusi, Rumani, Bullgari, Serbi, Mal te Zi, Slloveni edhe ne te gjitha vendet e tjera ku ka ma pak ortodoks. Bile ne Kishen Ortodokse ne Amerike perdoret anglishtja. Edhe ne Shqipni asht perdore shqipja ne Kishat Ortodokse shqitare. Prandej krahasimi duhet te bahet me Kishat Ortodokse ne pergjithesi. Simbas mendimit tim perdorimi i greqishtes asht nji forme imponimi ndaj besimtarve. Imponimi bjen ne kundershtim me lirine e mendimit, pra edhe te bindjeve fetare.

Faljet ne xhamijat shqiptare fillojne ne gjuhen arabe dhe ne vijim ajo alternohet me gjuhen shqipe. Bile ne shume xhamija neper mure ka shkrime vetem ne gjuhen arabe. Nuk e kuptoj se pse shkruhet ne arabisht neper muret e xhamijave. Fjala e Allahut mund te perkethehet ne te gjitha gjuhet e botes. Simbas mendimit tim perdorimi i arabishtes asht nji forme imponimi ndaj besimtarve. Imponimi bjen ne kundershtim me lirine e mendimit, pra edhe te bindjeve fetare.

Ne Kishat Katolike per shekuj rresht ne Meshe asht perdore gjuha latine, sepse ne ate gjuhe u perkethye Shkrimi i Shejte. Mbas Koncilit te Dyte te Vatikanit te viti 1962-1965 u vendos qe ne te gjitha Kishat Katolike ne bote Mesha te thuhet ne gjuhen e vendit. Keshtu edhe para mbylljes se Kishave n evitin 1967 Mesha ne Kishat Katolike ne Shqipni asht thane shqip. Edhe sot Mesha thuhet shqip nga te gjithe meshtart qofshin keto shqiptare apo te huej dhe ne Kishat Katolike ka shkrime vetem ne shqip. Mbrenda ne Kishen katolike Françeskane ne Shkoder un kam pare te ngritun flamurin shqiptar. Kjo bahet qe Kisha te jete ma afer popullit dhe qe populli, qofte edhe jokatolik, ta kuptojne mesazhin per Dashnine e njeriut pa dallim si dhe per dashurine per vendin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.