Serbia dorëzon notë proteste në ambasadën shqiptare në Beograd. “Deklaratat e kryeministrit shqiptar, destabilizuese për rajonin”

Ministria e Jashtme e Serbisë njofton se sot i është dorëzuar ambasadorit shqiptar në Beograd, një notë proteste që pason deklaratat e kryeministrit shqiptar për bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, e konsideron këtë si “një tjetër qëndrim në serinë e deklaratave provokuese të drejtuesve më të lartë të Shqipërisë që dëmton marrëdhëniet dypalëshe dhe rrezikon marrëdhëniet dhe stabilitetin në rajon”. Deklarata e Ramës për bashkim në mënyrë klasike mes Shqipërisë dhe Kosovës konsiderohet nga pala serbe “e papranueshme”. Beogradi zyrtar vën të ditur gjithashtu se pret reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj qëndrimeve të kryeministrit shqiptar, bërë gjatë një interviste në Kalanë e Ulqinit. Këto zhvillime vijnë pak javë përpara se në Tiranë të vijë kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, të paktën siç është njoftuar deri më tani.
s.z
Comments
Ta pret mendja. Deklaraten e
<p>Ta pret mendja. Deklaraten e Rames per bashkim te Shqiperise me Kosoven e denoi edhe gazeta 55 e Fafros si dhe RD e Salos. Si mund te flasin keta ndryshe nga Dacic</p>
“New Turkish-Ottoman
<h4 style="margin-top: 1.33em; margin-bottom: 0.2em; font-size: 19px; color: rgb(0, 0, 0); font-family: tahoma, arial, sans-serif;">“New Turkish-Ottoman Caliphate of the Arnautistan” with which Erdogan plans to Recover Balkans and introduce “Istanbul Horse” in the European Union.</h4>
Add new comment