Andrea Lubitz e kishte ide fikse: “Jam duke planifikuar një akt të rrëqethës që do të mbahet mend përgjithmonë”

Piloti vrasës Andreas Lubitz i tha ish të dashurës se po planifikonte një akt rrëqethës, aq sa emri i tij do të mbahej mend përgjithmonë. Sipas “Daily Mail”, kjo ishte ajo që Lubitz kishte pohuar ish tw dashurës para tragjedisë. Lubitz ishte një i vuajtur, njeri i çrregullt, i cili ishte një mjeshtër i fshehur i mendimeve të tij më të errëta dhe do të zgjohej nga ëndrra të këqija, të frikshme duke pohuar: “jemi duke shkuar poshtë”. Kjo është ajo që ka rrëfyer ish-partnerja e tij. Sipas tw dhënave nga policia e Dusseldorfit, publikuar në gazetën gjermane “Bild”, ajo ka treguar gjithashtu se si Lubitz qëllimisht i kish thënë asaj vitin e fundit: “Një ditë unë do të bëj diçka që do të ndryshojë të gjithë sistemin, dhe pastaj, të gjithë do të më njohin mua dhe do ta mbajmë mend atë”. Kur ajo dëgjoi për rrëzimin e avionit “Germanwings” Fluturimi 4U9525 të martën, ish e dashura e pilotit vrasës risolli ndër mend profecinë që i pat bërë të ditur Lubitz. “Kurrë nuk e dija se çfarë donte të thoshte, por tani e gjithë kjo që ka ndodhur e ka një kuptim,” tha ajo. Problemet e tij personale dhe sjellja e çrregullt ishte aq e rëndë se ajo ishte e frikësuar ndaj dhe vendosi ta lërë. Ajo shtoi: “Kur dëgjova për aksidentin, ka qenë vetëm një shirit i regjistruar në kokën time, nga ajo që ai më pati thënë: “Një ditë unë do të bëjë diçka që do të ndryshojë sistemin dhe pastaj të gjithë nuk do të më harrojnë mua”. Nuk e kuptoja se çfarë donte të thoshte në atë kohë, por tani çdo gjë është e qartë. Policia kërkoi të intervistojë ish të dashurën e pilotit vrasës, për gjendjen mendore të tij, por pa e identifikuar vajzën në fjalë. Çifti kishte qenë së bashku për shtatë vjet dhe jetuan në një banesë në periferi të Dusseldorf. Një raport pohon se ata ishin të angazhuar dhe kishin planifikuar martesën vitin e ardhshëm.
Comments
Po nga mi gjeni keto
<p>
<script src="safari-extension://com.ebay.safari.myebaymanager-QYHMMGCMJR/d46a680e/background/helpers/prefilterHelper.js" type="text/javascript">
</script>
Po nga mi gjeni keto perkthyes qe nuk dine shqip, bre?</p><p>Per ate fjalen "te angazhuar" qe eshte perdorur ne fjaline e fundit e qe me siguri ne origjinal do te kete qene "engaged", ne shqip zakonisht perdoret fjala "te fejuar". </p>
Add new comment