Edmond Tupja: ““Lahuta e Malësisë”, kryevepër. Do të vijë koha që do të ripërshtatet në shqipen e sotme”

Postuar në 29 Janar, 2015 09:31

Edmond Tupja, përkthyes dhe pedagog në Universitetin e Tiranës ka qenë i ftuari i sotshëm në emisionin “Kromikë e Pambaruar” të drejtuar nga Diana Çuli. Tupja shqetësohet shumë për gjuhën shqipe, deformimin e ligjërimit publik etj., por ai ka folur edhe për letërsinë. Ka hedhur një ide që na kujton fatin e veprës “Këngët e Miloasos” të De Radës, që qarkullon në versionin e përshtatur të shqipes standarde. “Unë jam i sigurtë se “Lahuta e Malësisë” është një kryevepër, por është në dialekt dhe do të vijë koha kur “Lahuta e Malësisë”, kryevepra e Gjergj Fishtës, e shkruar në dialektin gegë të ripërshtatet me gjuhën shqipe të sotme”, parashikon Tupja. Nuk dihet se nga buron kjo qasje, pasi p.sh vepra e Migjenit apo e Ndre Mjedës ka njohur përhapje megjithëse të shkruara në gegnisht.
s.z

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>pupupupupu.... nomi sot, pas gjekmarkaj katunarit, del ky katunari tjeter... po te dalesh ne itali a ne angli e te thuash qe do te perditesojme gjuhesisht dante aligerin dhe shekspirin, apo geten ne gjermani, ke shonse te medhoja te te mbyllin ne cmendine.... cfare hajvani...</p>

Submitted by gilbert v. (not verified) on

<p>prof. tupja, duke qene se jeni vete gjuhtar, do te ishte ne nderin tuej te thonit qe gegnishtes (dhe letersise qe ajo ka krijue) t&#39;i jepet vendi i duhur shoqnine, arsimin e kulturen shqiptare. te tjere provuen per (shekuj) vite me rradhe ta zhdukin nga faqja e dheut. sot, kerkon vendin qe, me te drejte i takon!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.