Familja kryesore e Shqipërisë, simbolika dhe qëndrimet

Postuar në 28 Janar, 2015 07:13
Agron Gjekmarkaj

As historia e as legjendat nuk lindin kurrë rastësisht. E pamundur do të ishte që ato të bashkohen rreth një subjekti, nëse ai nuk do të ishte i denjë për to. Tek familja Gjomarkaj, ku mbaron historia fillon legjenda, e sapo mjegulla e kësaj të fundit davaritet, shfaqet fakti, personazhi dhe bëma. Duhet të kesh këllqe të forta të matesh, t'i ndikosh, të bëhesh subjekt i tyre, t'i dominosh apo edhe t'i tejkalosh pertej pritshmerive sepse ato, nëse nuk të gjykojnë të denjë për to, të leshojnë dore, dhe harresa  e detraktimi të zënë  shpejt.

Me Gjomarkajt kështu nuk ndodhi, dhe ata lanë pas modelin,  i cili  mbetet veçse të admirohet në pamundesi për t'u ndjekur. Ata, domethënë, Gjo Marku, Lleshi i Zi, Bibë Doda, Preng Bibë Doda, Gjon Markagjoni, Mark e Llesh Gjomarkaj,  etj., vertetë nuk janë më në Orosh në kullat e tyre shekullore të djegura nga “opinga”, por  janë kudo  e kurdo në historinë e Shqiperisë,  sipas ligjësish universale të sanksionuara që nga Herodoti e kendej.

Pak ditë më parë  u percoll në  banesën e fundit Dedë Gjomarkaj, pinjolli i fundit i kapidanit Gjon Markagjoni, dhe kjo ngjarje u bë shkas për këtë reflektim, i cili nuk synon të zgjedhë çështjen nëse Gjomarkajt janë pasardhes të Dukagjinëve apo të ardhur nga Peja në Orosh të Mirditës për t'u bërë  prijës  të një  krahine të madhe në agun e kohes së re, as të ankohet për fatin e 147 burrave, grave  e femijë të burgosur, të internuar, të varur e të pushkatuar nga komunizmi, sepse  është  simbolika  ajo e cila më intereson më tepër.

Deda, historia  e të cilit e konsumoi të gjithë fatin e kësaj dinastie që mbiemrin e kishte më të rëndësishëm se jetën, siç do të shprehej njëri prej tyre në burgun e Burrelit, nuk do të nderohej po  të shkeputej veç. 

Qysh kur mesjeta jonë ngre siparin e lavdisë së Kastriotit duke shenuar ndryshimin e gjendjes  nga qendresë në nënshtrim të dhimbshem, dhe otomanizmi mbeshtjellur si çallmë për pesë shekuj  rri mbi  kokat e shqiptarve duke iu kercenuar identitetin, ndaluar gjuhen, nderruar fenë e shumë çka tjetër, vetëm një zonë, një komunitet dhe një familje më shumë se kushdo tjetër e ndalin kohen në kapercyellin e shuarjes së fisnikëve arber. Mirdita, mirditoret dhe familja Gjomarkaj, një trini sa religjioze aq edhe pagane, a diçka mes të dyjave, e bënë këtë.

Aty Arberia mbeti e rrudhur, e strukur mes malesh, arberit mbeten arber, princerit mbeten princer, abacitë abaci. Jetë të veshtirë patën në shumëcka paguan çmim, por a  nuk është  konservatorizmi dhe jo nomadizmi doktrina e identitetit klasik europian!? Krahu franceskan i Rilindjes kombetare nuk duhej të shkonte larg, aty gjeti lënden e parë për të lidhur fillin e keputur, “lekët” si masë popullore dhe prijësin “Preng Bib Dodën prej Mirdite që shkelqen porsi hyll drite” e atyre me po aq zell u bashkohej edhe beu mendjehollë i Konices, Faiku  në faqet e Albanisë,  i cili vlerësimet nuk i leshonte kot së koti, i dukeshin shqiptarë të vertetë e nuk e luante topi kur ai shquhej në bërje listash patriotizmi e shqiptarie.

Po ashtu në ato vise ku mungonte sherbeti, hallva dhe kadastra “cilivizuese” e mes atyre  burrave  veshur me tirqe e grave me të zeza që ënda ua kishte të thonin se atë ngjyrë  e mbanin si shenjë zie për Gjergjin e madh, mblodhen dhe normuan Kanunin e “Lek Dukagjinit” si autenticitet kombetar dhe provë vetëqeverimi në pragun e shtetformimit, kur trashegim kishim vetëm sheriatin dhe kadiun. Gjomarkajt ishin shtepia e pare, sipas ketij kanuni, në themel të secilit rrinte liria absolute e individit, ndoshta edhe prej gjakut të perbashket me Lekën  që u rridhte dejeve. Kryengritjet  kryesore që nga viti 1492, 1570 atje u fermentuan atje e prej tyre  për të mberritur tek kongresi i Berlinit, ku vetëm Mirdites dhe princit të saj i njihej autonomia si peng nderimi për qëndresën antiotomane dhe ndonjë tjetër afinitet.

Po ashtu  sinjali se  procesi i pavarësisë ka filluar,  nga prifti që do bëhej abat dhe princi gjeneral u dha për të vazhduar me  mbeshtetjen e pakursyer ndaj Vidit europian, dhe konsolidimit të  shtetit. Sherbimi i tyre i fundit e moralisht më i vyeri është  rezistenca e  vetdijshme dhe heroike   ndaj diktatures  komuniste, e para dhe më konseguentja në krejt lindjen europiane.

Nuk mund të ketë demokraci të vertetë në Shqipëri persa kohe Mark e Llesh Gjomarkaj, udheheqësit e kësaj kryengritjeje nuk nderohen si deshmorë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe në shkolla nuk u thuhet femijëve tanë se kur të gjithë hymë në shtrungën e një tirani oriental, ata zgjodhen vetmohimin e ndergjegjshem  duke sfiduar tendencën e historisë. Ata provuan se heroizmi dhe moderniteti nuk janë armiq të njëri tjetrit, por edhe që  pas tyre u tret e u mpak së tejmi.

Këtu saga mbaron. Atë që nuk e bënë dot otomanet e bënë vetë shqiptaret. Kalvari i njohur tashmë produkt i frustimeve humane, politike dhe kulturore të lidershipit komunist nuk perjashton asnjë që mban këtë mbiemër. Tek lufta e klasave dhe ndarja veri –jug, pushtetaret e rinj gjetën lubrifikantin e sistemit të tyre. Simboli i vazhdimësisë, i pushtetit tradicional të një krahinë te vetëqeverisur, të familjes më perfaqësuese të Veriut, ishin Gjomarkajt, perjashto periudhen e Mbretit Zog, ndonëse me legjitimitet dhe autoritet historik shumë më të fortë se familja e Mbretit.

Mirditoret nopranë e nihilistë, nostalgjikë e krenarë tek nuk ve, paragjykues e gjykues të skajshem, gjaknxehtë e të shtruar paq nga Kanuni, të lidhur ngushtë me territorin me zanat kryesor mbijetese pushken dhe cubninë, nuk do t'i pranonin kurrë si primus inter paris Gjomarkajt nëse ata nuk do të kishin të gjitha ato cilësi, të cilat alternoheshin sipas dobisë së tyre.

Ndaj ata funksionojnë si një binom unik pa një të dytë në botën shqiptare. Pas shuarjes së principatave  arbërore , Gjomarkajt janë e vetmja familje  që mund të konsiderohet, pa ndoshta e sikur, nobilta (fisnikeri) shqiptare. Familje të medha ka patur edhe të tjera, të cilat deri pak  para 28 Nentorit 1912 mjaft  syresh thonin “hamdyrylah jam turk” me gojë e shkrim si testament flirtimi.

Gjomarkajt ishin mbeshtetësit kryesorë të klerit katolik së bashku me malet nga vinin, e njëkohshëm edhe  të mbeshtetur nga kleri në aspirata politike. Lidhja e tyre me Kanunin perseri i shnderronte në simbol. Ata kishin metuar fronin e Shqiperisë jo pak herë. I ndiqte nga pas një legjitimitet historik e moral e mbi të gjitha një popullsi e madhe e me temperament  që i  njihte si  princerit  e  vet. Keshtu që pa një e pa dy ata shfaqeshin pengesa kryesore për vendosjen e regjimit komunist në gjysmen e vëndit. Ata ishin tradita shqiptare dhe komunizmi mund të triumfonte  vetëm mbi vdekjen e saj.

Forca të shumta ushtarake, dhe disa vite terrori percaktuan fatin e kesaj ndeshjeje të pabarabartë, e cila pas konfrontimit fizik vazhdoi e vazhdon me aparatin e  propagandes socrealiste me aradhen e shkrimtarve të pa soj, të cilet nuk nguruan të shpikin realitetin virtual të “prapambetjes”, “primitivizmit”, “obskurantizmit”. “mesjetarizmit”, “klerikalizmit”  dhe “reaksionit”, duke shfuqizuar çdo normë dialektike e etike frymëzuar së vertetash.

Krahas  tyre me gelbazen e Enver Hoxhes mbi leter  historianët, manipulatorët më të medhenj të vetdijes  kombetare, të dalë nga llumi i revolucionit jakobin mbushur me komplekse të vjetra dhe të reja, ngarkuar me kujtime  topitëse  stergjysherish e etërish, kund andartë e kund  azapë të sulltanit , vetë produktë i injorancës, çirakë  të  ideologjisë, urdherit, ligësisë  dhe egersisë  sadiste vendosën këmbet mbi jastek dhe kokat i prenë.

Në fillim  ju turrën kullave duke i djegur, pastaj familjes Gjomarkaj  duke mos kursyer asgjë dhe shumë më gjatë, me këmbëngulje, pareshtur, iu perveshën, kujtimit,  simbolit  pengues e perfaqësues, brendisë së tij, e cila mban në gji traditen e individit të lirë, qendresën anti otomane, perpjekjet për një Shqiperi të pavarur e dinjitoze në bashkësinë  e kombeve të qytetëruara, gegnishten dhe shkrimtaret e saj “malokë”, kanunin e maleve dhe njerëzit e tij,  besimin  katolik si urë lidhëse me Europen e një sërë kategorish të tjera.

Nëse kjo sjellje hienash do t'i mbetej vetëm si kujtim i keq nga e kaluara e afert, ani sepse do na frymezonte shpresa që sepaku e verteta do të kthehet, keqardhja nuk do të ishte kaq e madhe sa c’është kur sheh se i njëjti mentalitet, e njëjta gjuhë ideologjike, i njëjti qëndrim amoral mbahet në këmbë nga “pleqtë” e historiografisë shqiptare me të vetmin qellim që të na bëjnë ne të besojmë se ata ende kanë një vepër, një etikë dhe dobi shoqërore, që nuk na paskeshin genjyer, mashtruar, perqeshur dhe mbi të gjitha nuk i kanë sherbyer tiranit në menyrë kriminale, por veç të vertetës, etalon i së ciles janë!?

Por ende më shqetësues është mbajtja gjallë e ketij mentaliteti nga segmente të politikes shqiptare, të cilet Enver Hoxhës nuk ia ngrejnë më dot shtatoren, por i admirojnë qendrimet dhe urrejtjen percarëse  ndaj gegëve, perfaqësimit politik  dhe kultures së tyre shekullore duke caktuar t'u bëjë hesapet me Historinë Milon, këtë militant enverist, i cili e perdor penen si dyfek lidhur me gjalmë kunder çdo vlere të spikatur që nuk identifikohet me komunizmin. Ndaj shteti me perfaqësuesit e vet, politika e madhe kostumosur made in Europa, por e lidhur njëqindfijesh me ata që ju versulën simbolit Gjomarkaj, munguan në funeralin e Dedës. Duhej të kerkonin falje, ndaj s’kanë shkuar. Princerit mesjetarë i trazojnë me modelin,  i cili e perjashton interesin dhe imoralitetin, por iu kujton edhe se nga vinë e të kujt janë, pra se kush janë.

Duke  e mbyllur këtë reflektim ndershmerisht subjektiv jam i bindur që shqiptaret sa herë kanë nevojë të mburren për ndonjë gjë të mirë në histori, duhet të trokasin në dyert e Gjomarkajve dhe t’iu kerkojnë leje për të perdorur emrin e tyre.

 

Comments

Submitted by uk biba (not verified) on

<p>cfare&nbsp; intelektuHale je zotrrote kur&nbsp; hedh vetem vrer e gelboqe mbi gjithcka jo veriore dhe nxit ndarjen jug-veri!! percares kombetar&nbsp; , primitiv, vazhdon vajtimin&nbsp; e Kanunit -kodit gjakatar te zhdukur ne vitet e komunizmit.Mjere universitet tona dhe rinia qe mesohen nga mesjetaret me psikologji kranariste si puna jote.</p><p>Ajo &quot;Republika e Mirdites&quot; eshte krijuar dhe mbajtur me cmimin e&nbsp; sherbsave antikmobetare per turqit, austriaket,serbet, italianet,gjermanet dhe boll na e bere si me qene Kameloti arberise!!</p>

Submitted by Mirditori (not verified) on

<p>Markagjonet vetem patriote nuk jane kane. Por bashkepuntore dhe spiune te te gjithe te hujvet, kunder cdo princi e udheheqesi shqiptar. Kshtu ka fol historia. Kte e dijne turqit, venedikasit, austro-hungarezet, italianet, gjermanet, malaziasit, dhe serbet. Arkivat e tyne per kte flasin. Edhe Gjeka e shmang historine e luftes se dyte botnore. Pse????</p>

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>kokrra e katnarit ky... pupupupu... ne c&#39;derexhe ka ra media dhe opinioni publik ne kete ven</p>

Submitted by Damiano Damiani (not verified) on

<p>Me vjen turp nga vetja ime kur lexoj kete fare intelektuali primitiv dhe mesjetar nga mentaliteti, megjithese ka bere nje shkolle diku jashte. Familja Gjomarkaj ka qene dhe mbetet perfaqsuesja me e denje e nje fisi mesjetar qe nuk e lidh asgje me interesat kombetare por vetem me interesat e nje familjeje, ku&nbsp; ndodhen me bollek injoranca, pabesia, krimi, tradhtia dhe cfare te duash tjeter. Nuk e di cfare e shtyn kete gallofin nga Lezha te injoroje veten me shkrime te tilla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.