Hajde të gëlltisim talljet e Vuçiçit!

Po, po, shumë analistë janë dakord që Rama të bëjë një bohçe me këshilla dhe teza europianiste, e të niset në Beograd. Çështja është se kryeministri serb Vuçiç, nuk e ka vendosur akoma. Do të përmblidhet në weekend, do të rilexojë edhe njëherë rekomandimet e presidentit Putin, do të bëjë një dush me ujë të ngrohtë ose një sauna dhe, tek të rrëkëllejë një gotë të hollë kristali me shampanjë, do të mendohet: “Si na leverdis?! T’i ftojmë këta qyqarët nga Shqipëria, që, megjithëse çunat tanë në stadium ua zbutën kurrizin futbollistëve të tyre, dhe ne mjeshtërisht ua lamë kopilin në derë, këta pra, përsëri nuk na shqiten?!” Dhe qeveria shqiptare po mban frymën për ndonjë sinjal, për ndonjë semafor jeshil nga Beogradi. Porse duke lënë mënjanë emocionet, që sidoqoftë janë gjëja më e ndershme që na ka mbijetuar në këtë shoqërinë tonë, hipokrite dhe primitive njëkohësisht, le të themi edhe njëherë, sa më ftohtë, çfarë fitojmë dhe çfarë humbasim nga kjo vizitë e Edit në Beograd.
Së pari, ata që e mbështesin këtë vizitë, përveç përfitimeve nga do t’u vijnë në formë fondesh për Ojq-të e tyre, në pak fjalë përmblidhet në logjikën se, “shqiptarët më në fund duhet të bëhen mjeshtra të strategjisë 99 hile dhe një trimëri. E pra, duke shkuar në Beograd, me një lëkurë qengji hedhur krahëve, ne do të rrëfehemi bashkëpunues, të urtë, europianistë. Do të kemi kësisoj një mirënjohje prej Brukselit dhe brukselasve, sepse kështu vërtetojmë publikisht që kemi ndrruar soj, e nuk jemi më ballkanas”. Pra si të thuash, është jo një këshillë, por një ftesë dhe partiturë për të luajtur teatër, duke përdorur Beogradin si skenë. Duke patur shumë respekt për teatrin, megjithatë mendoj se nuk më rezulton që brukselasit janë kaq të etur për të parë një shfaqje teatri Rama-Vuçiç. Ata, me vëzhguesit e tyre, i kanë parë të gjitha. Kanë prova të mjaftueshme të humorit të sinqertë të shqiptarëve që u fyen rëndë dhe publikisht. Kanë prova të mjaftueshme, nëse duan t’i kenë, se humori i elektoratit serb, përderisa ka sjellë sërish në pushtet zogjtë e inkubatorit apo pasardhësit e Milosheviçit dhe të një ultranacionalisti po aq radikal si Vojslav Seselji, as nuk përmirësohet dhe as nuk transformohet nga vizita e planifikuar e Kryeministrit shqiptar. Kryeministri i një vendi, gjeopolitikisht xhuxh, sidomos mbas vizitës triumfale të presidentit rus Putin, që u prit, jo rastësisht, por me një paradë ushtarake domethënëse. Një paradë e tipit të aleancave ushtarake old stile, por kurdoherë, një aleancë ushtarake.
Së dyti, tani le të flasim dy fjalë edhe për kombëtaren shqiptare. Pavarësisht se nuk jam tifoz futbolli, kur shoh djemtë tanë që kanë simbolet tona kombëtare dhe luajnë në emër të atyre simboleve, me emocionet e tyre të sinqerta, prirem të jem me ata, pavarësisht nëse mbiquhem primitiv apo folklorik, nga ca e ca, që e kanë Atdheun e tyre në llogarinë e majme bankare. Simbolikisht dhe realisht, kur ata rrihen dhe poshtërohen, ndjehem i rrahur edhe unë dhe po aq i poshtëruar sa ata. Kush ndjen dhe percepton ndryshe, është e drejtë e tyre, por kjo e drejta e tyre as nuk e demoralizon dhe as nuk e dhunon aspak të drejtën time. Duke u kthyer te vizita e Ramës, me këtë shëmti që u krijua në Beograd kundër nesh, kjo do të ishte një vizitë aspak popullore. Edhe sikur Rama të tentojë të thotë aty ca fjalë, që do të kishin jehonë populiste në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, përsëri kjo do t’i trishtonte brukselasit dhe do të ushqenin alibinë e beogradasve tash në pushtet, për të çuar fjalët e Ramës si provë të “pandreqshmërisë” së nacionalizmit shqiptar.
Pra, kush e këshillon që shkuarja aty është e dobishme dhe e nevojshme, bie padashje në një kurth logjik. Në këtë vizitë do të humbasë në të njëjtën kohë mjaft mbështetje popullore dhe elektorale dhe, nëse nën trysninë e kësaj bjerrjeje të kredibilitetit të brendshëm, ai do të tundohet të përdorë tone të forta, do të trishtojë dhe zhgënjejë kështu sponsorat ndërkombëtarë, që ndoshta ia kërkojnë këtë vizitë. Por talljet e kryeministrit serb, Vuçiçit, që hiqet i prekur dhe i provokuar nga shqiptarët e dhunuar në Beograd, me sa duket janë një gjellë që serviret për ta gëlltitur, ende për shumë kohë. Dhe mund të themi me trishtim se Paqja e vërtetë është ende larg ndërmjet dy popujve. Ndërkombëtarët, ndonëse iu dhemb dhe kanë investuar pafund që kjo Paqe të rrënjoset e të ndodhë, duhet të pajtohen dhe ta lexojnë drejtpërsëdrejti këtë realitet. Shkon apo nuk shkon Rama, do apo nuk do Vuçiç ta presë, do puthen apo do shahen në Beograd të dy kryeministrat e gjatë ballkanas, pak rëndësi ka. Me sa duket, diku thellë në shpirtin serb, peshorja ndërmjet urrejtjes dhe “Kalimit Përtej Saj” anon nga stuhia e paqetësuar e shpirtrave të tyre. Për këtë mund të ndjejmë edhe dhimbje edhe keqardhje, por ne shqiptarët nuk mund ta shërojmë dot këtë plagë të tyren. Kemi mjerisht shumë halle tonat, të cilat duhet edhe ne t’i tresim me dinjitet.
"Mapo"
Comments
Me vjen keq per mjerimin tend

Me vjen keq per mjerimin tend z.Zheji.Ti e din shume mire qe vizita e Rames eshte me pozitive per ne Shqiptaret sesa refuzimi i saj.Vucic ende nuk ka vendosur nese do e presi mysafirin nga Shqiperia ose jo??Me sa duket Serbia nuk deshiron mysafire nga Shqiperia.Por nese Rama anullon viziten,do te thote qe edhe ne,nuk deshirojme te shkojme mysafire ne Serbi.Jo zoteri.Ne jemi me te civilizuar dhe te qyteteruar nga Serbet.Por ty,me sa duket,te intereson te deshmohet e kunderta.

Labi Vlore, Rama ka shume

Labi Vlore,

Rama ka shume arsye, me se paku, per ta shtyre viziten ne Beograd, ne nje kohe me te pershtatshme qofte edhe, duke u nisur formalisht nga dilema e Vucic per ta pritur ose jo ate, nje dileme tashme e bere edhe publike, si nje doreze duali e flakur syve ne prani te deshmitareve.

Sa per ate qe te vika keq per mjerimin e Zhejit, kurseje keqardhjen per mjerimin e llogjikes tende, llogjike qe as qe ka arritur t'i kuptoje argumentat e Zhejit per tezen e tij, para se ti gjykoje ato argumenta.

Dhe nuk ke si ta kuptosh, i dashur Labi i Vlores, sa kohe qe ke bindjen se ti je, edhe me i qyteteruar, edhe me i civiliziuar sesa serbet dhe Zheji me tezen e tij desheron qe te deshmohet e kunderta e ketij superioriteti.

Me kete teori superioriteti , zoti Lab i Vlores, mund te mbrosh nje te teze disertacioni dhe, te siguroj, qe do te jete nje risi dhe eveniment ne rrethet akademike te Euoropes.

Zheji mendon se ""Në këtë

Zheji mendon se ""Në këtë vizitë do të humbasë në të njëjtën kohë mjaft mbështetje popullore dhe elektorale""???!!!

Aq sa katoliket ne bote humbasin respektin per Jezusin apo myslimanet per Muhamedin!

Pjesa me e madhe e ketij popull ndjedet mire me Ramen dhe kete nuk e ndryshojne veprimet e tija! Ai ka arritur te hyje ne zemrat e kesaj pjese dhe veshtire se del me! Madje edhe sot ne portalet e disa mediave te majta flitej me respekt per Boris Tadicin dhe Mesila Doden sepse keta kishin dhene disa deklarata pozitive per te!

Kurse per 99 hile dhe nje trimeri mendoj se duhet ne kete njeqindeshe te ndryshojme raportet e hileve me trimerite! Fitorja nuk vjen me perplasje por me tolerance, dinjitet dhe trimeri reale, sidomos nga ana e politikane .. personave qe e kane zanat "ta dredhin"..!!!

Zoti Zhej! Ju besoj se duhet

Zoti Zhej! Ju besoj se duhet ta dini, qe nuk jane plisat ata te cilet konturojne kufijte ballkanik. Ketu problemi, qendron ne faktin, se shakate te cilet tifozet ngacmojne njeri tjetrin, nuk ka arsye te merren seriozisht nga politikanet. Ndryshe ata bien ne nivelin e punekoteve. Ne seriozisht duhet te shpjegojme ne Beograd, se axhenda e qeverise tone eshte e ndryshme nga ajo e turmave. Po ashtu, ne duhet tu shpjegojme atyre se na vjen vertete keq, qe nje flamur, edhe pse ngacmues per psikologjine e turmave, eshte fare e panevojshme dhe e ekzagjeruar te perfshish ne kete shaka te bere ne nje vend te gabuar, vellain e Kryeministrit shqiptar. Sepse, tek e fundit, askush nga ne, qofte edhe autoret e shakase se pavend sportive, nuk arriti deri atje sa te shpallte dirigjues te koreve rraciste antishqiptare Presidentin serb Nikolic. Sidoqofte, nga e gjithe kjo situate groteske e krijuar nga marrezite tona kolektive si popuj, mendoj se nuk behet aspak keq kur bisedohet. Nga takimet dhe bisedat, vec te mirave asgje e keqe nuk vjen. Per mua, ashtu sic keni vene ne dukje edhe Ju zoti Zhej, e rendesishme eshte siguria fizike e Kryeministrit tone. Serbia eshte nje vend me te shkuar problematike ne raport me incidente qe behen rrezik serioz per merdheniet nderkombetare. Vetem kete, besoj duhet te kerkoj Rama nga pala serbe. Cdo gje tjeter vec dobi do te sillte.

Pra, degjoni se c'thote

Pra, degjoni se c'thote Zheji, "...shumë analistë janë dakord që Rama të bëjë një bohçe me këshilla dhe teza europianiste, e të niset në Beograd. Çështja është se kryeministri serb Vuçiç, nuk e ka vendosur akoma. Do të përmblidhet në weekend, do të rilexojë edhe njëherë rekomandimet e presidentit Putin, do të bëjë një dush me ujë të ngrohtë ose një sauna dhe, tek të rrëkëllejë një gotë të hollë kristali me shampanjë, do të mendohet: “Si na leverdis?! T’i ftojmë këta qyqarët nga Shqipëria, që, megjithëse çunat tanë në stadium ua zbutën kurrizin futbollistëve të tyre, dhe ne mjeshtërisht ua lamë kopilin në derë, këta pra, përsëri nuk na shqiten?!” Dhe ky gazetar (me c'degjuam ne nje emision qe ky na qenka dhe shpikesi i emrit analist) na rrefene te tilla gjera te bukura per te kaluar nete te ftohta dimri (fatkeqesisht s'jemi ende ne ate sezon), por pyetja qe ngelet per ti bere ketij eshte; b!tch please, diplomaci e quan ket ti?! Gjithsesi, perrala kesulkoqes mbetet me e bukur.

P.S. Nese ka ndonje gje qe i intereson Serbise eshte anullimi i vizites se Rames ne Beograd, sidomos nga ana e pales shqiptare.

Zheji ben tallallin e

Zheji ben tallallin e Berishes si gjithnje. Rilindja nuk i ka afruar ndonje post (helbete koke e madhe ky b...el.....si Zheji) dhe vazhdon te beje propaganden Berishiane (Gelbesiane)

Vertete koke e madhe ky

Vertete koke e madhe ky zheji, lere pastaj shkullakun e te tjere ....Pa diskutim atyre u mungon informacioni i nevojshem per te argumentuar apo analizuar situata te tilla ....Edhe ne se do te kishin informacionin e duhur, ajo qe me ben pershtypje ne analizat e tyre , eshte se u mungon modestia, bejne kompetentin, gati sikur duan te diktojne levizjet e politikaneve , ne kete rast te E.Rames ...

Add new comment