Adieu optimizëm!

Ka disa individë në Shqipëri, ku unë nuk bëj pjesë, që kanë besuar se ky vend lë hapësirë për të qenë optimistë. Është një vend në zhvillim, ka mundësi të mësojë nga pësimet dhe mbi të gjitha energjia pozitive e brezit të ri për të qenë ambiciozë shërben si katalizator i ndryshimeve për më mirë. Disa prej këtyre optimistëve, që kanë parë diell edhe në netë pus të zeza sot gjenden në poste drejtuese dhe kanë në dorë ta ndryshojnë shoqërinë dhe Shqipërinë.
Këta, sipas një vëzhgimi jo shkencor, por intuitiv, po fillojnë të ngrenë flamurin e bardhë të dorëzimit. Beteja me të përditshmen problematike, me konfliktet, xhelozitë, përplasjet, po i çon drejt shprehjes së famshme: "Nuk bëhet ky vend!" Mungesa ime e dikushme e optimizmit me gjasë është mirëkuptuar tanimë edhe prej atyre, që në vend të rezultateve, por përjetojnë zhgënjime dhe në vend të pritshmërive, ndjejnë pendime.
Humbja e optimizimit për një të ardhme më të mirë nga e djeshmja dhe pak më e keqe se nesërmja nuk lë vend për t'u gëzuar. Edhe më pesimisti ndjehet keq kur sheh se si triumfon mediokriteti, sesi nuk shpërblehet puna, por qepazët. Nuk promovohen vlerat, por pazaret, nuk shkon përpara e mira, por e keqja në të gjitha format me të cilat shpërfaqet herë si fantazmë e dalë mendsh dhe herë si një trup i dehur nga ku rrjedhin barcaleta dhe ngjarje që kanë për protagonistë emra të shquar njerëzish, që drejtojnë këtë vend dhe që për fatin e keq po të këtij vendi, janë të gjitha të vërteta.
Nuk ka asnjë arsye për t’iu gëzuar triumfit të pesimizmit mbi optimizmin. Të vetmit që fitojnë janë ata që e kanë vrarë shpresën për një shoqëri të ndershme dhe të barabartësh, të thjeshtë dhe të pastër, jo nga higjena e ujit të çezmës, por prej larjes së mëkateve të atyre individëve, që sot ndosin tokën ku vënë këmbën dhe bëjnë pis karriget e pluhurosura. Këta, vrasësit e optimizmit janë të kudondodhur, majë karrigeve që u duhen për të qenë ende në krye të detyrës për të asgjesuar të ardhmen dhe për të ekzektuar të tashmen.
Bota dhe rrumbullakësia e saj e mistershme do të mundësojë që një ditë përgjegjësit e vrajses së optimizmit do të vihen përfund, edhe në këtë vend ku paradokset darkojnë me parimet. Gjasat janë që do të jetë shumë vonë për të rekuperuar dëmet e tyre, por shpresa se kjo do të ndodhë dhe se e mira do të ketë radhën e saj për të qenë mbi krye është një arsye për ta pritur me urtësi e maturi. Adieu pour le moment!
Java
Comments
Kot thua qe nuk ka me

Kot thua qe nuk ka me optimizem e optimista ne kete vend: Ja te numeroj une disa: Andrea Stefani, Liza Ne Boten e Cudirave Spiropali, Henry Tschilly, Ver Llapa i Njezetenjeshit, Tukja i Mine Pezes, Ilir Qoftelarg Meta, Zajmina Vasjari, Blendi Ziu, Prototip Tyryfyli, Edison Ypi, Nexhmije Hoxha, Greta Koçi, Kallashi i Elton Dedes, Shperthime Shujaj, Leke Plepi, Arjan Cani etj.etj. etj. Lista mund te ishte shume e gjate, por per arsye hapesire e kohe cituam me te rendesishmit optimista, qe jo vetem mendojne qe Shqiperia do te behet, por qe edhe me veprat e tyre kontribuojne çdo dite ne berjen e saj.

Bard, pergjithesisht dakord,

Bard, pergjithesisht dakord, me perjashtim te fundit. Ata qe permend ti jane metaoptimista, ne kuptimin qe ata mendojne se Shqiperia tashme eshte bere, dhe eshte bere mire ne saje te kontributit te pacmuar qe ata vete kane dhene ne te gjitha fushat e jetes. Me e rendesishmja nder ta, Nexhmije Hoxha madje mendon se qe Shqiperia te quhet e kompletuar duhet qe te rishpjere Enverin ne Varrezat e Deshmoreve dhe te shpalli feste Kombetare diten e prishjes me Kinen.

te lumte, Bard, kjo eshte

te lumte, Bard, kjo eshte lista e atyre qe ushqehen me kufomen e optimizmit, pra lista e cinikeve/

transformimi i ketyre qenieve parazite dhe hileqare ne qytetare te denje eshte ne fakt vepra me e madh qe duhet kryer ne kete vend.

Komenti eshte i madh,per

Komenti eshte i madh,per pjesen e fundit do shkonte nje shprehje nga filmi "Udha e shkronjave"-Me te tille djem,gjynah te mos behet Shqiperia.Ne kete rast eshte-Me keta idiote e ka marre lumi Shqiperine

Bard dhe Anonim, kuptohet nga

Bard dhe Anonim, kuptohet nga menyra qe keni zgjedhur te shfaqeni, nuk mund te jeni optimiste ...Por une nuk mund te kuptoj frymen gjasme interesante qe percjell autorja /gazetare ne kete pseudoese , te cilin une nuk mund ta coja deri ne fund ...Cfare behet ? C`eshte kjo gazetari apo mode analistesh te deshtuar ? Degjoja mbreme F. Lubonjen , me te njejten fryme disfatiste dhe aresyetim qe mbyllej deri ne idiotesi . .. Po mire moj autore, kur je kaq pesimiste , pse e kuron veten aq shume me tualet ( mire ben ) para se te dalesh per te drejtuar emisionin tend ? Pse kete fare shkrimi e ilustron me nje foto realisht shume optimiste ....Per te mos thene ... kur je kaq pesimiste , pse ke zgjedhur te besh nje lidhje te re ( nuk eshte gabim me ...) ? Mos do te thuash , qe une per vete jam optimiste, por kam hallin tuaj , o njerez te shkrete ?!... Sipas meje , njerezit e rinj qe po drejtojne dhe te vendosur nga E. Rama, mua me bejne te jem optimist .... E fundit , kete fryme aspak korrekte dhe pesimiste , ne pergjithesi e shfaqin keto mediat e reja " News 24 " dhe Ora News ....me ca gazetare dhe analiste qe ne fakt jo se jane pesimiste, por u pelqen vetja ... Kujtoj nje gazetare te tille, qe menjehere pas formimit te qeverise se re , ne nje interviste me nje minister te ri , ne vend qe ta uronte " suksese ne detyren e re " , i tha " uroj te mos deshtosh "....Fantastike ....!

I nderuar z.Sinan, kam

I nderuar z.Sinan, kam pershtypjen se ke keqkuptuar jo vetem gazetaren, por edhe komentet qe permend. Optimizmi, apo pesimizmi jane teper relative dhe varen jo vetem nga realiteti vete, por edhe nga menyra si veshtrohet ky realitet ne menyre individuale apo kolektive. Per te ta sqaruar me mire ate qe mendoj po te sjell nje shembull tipik po nga Shqiperia, por nga ajo e se kaluares komuniste. A te kujtohet qe te gjitha lajmet, gazetat, filmat dokumentare, televizioni etj. etj. plasnin nga optimizmi? Dhe optimizmi ishte sa i madh e i pamate, po aq edhe krejtesisht i paarsyeshem e idiotesk. Ketej flitej per rezultate super te larta ne prodhim e ngado, nga ana tjeter ne hanim me tallon. Kaq sa per te sqaruar idene.

Si tha ai burri i vjeter, ma hidh nje here faji jot, ma hidh per here te dyte, faji im. Tani keshtu eshte edhe kjo puna e optimizmit ketu, ende s'kemi pare ndonje gje per te qene me te vertete optimista, me fjale te tjera popullorce per te fluturuar me presh ne ate vendin qe dihet. Te qenit optimist kur ne traste ke akoma vetem gure nuk me duket shenje maturie, kur t'i realizoje premtimet e bujshme elektorale kjo qeveri, mbase behemi edhe optimista. Tani per tani me mire te jemi te kujdesshem, qe te mos zgjohemi e te na kete mbetur vetem nje grusht me miza.

Megjithate, ju z. Sinan nuk iu pengon njeri te jeni optimist, madje po deshet edhe te hidhni valle sa here ju vjen per tu ngopur me luge bosh.

Sinan, kur flasim per

Sinan, kur flasim per optimizem, ti me duket se ngaterron jeten private te individit, ku ai mund te ndjehet shume mire me punen, karrieren, ambjentin ku jeton, familjen a ku di une, dhe ambiciet sociale te individit, domethene deshiren per te jetuar ne nje shoqeri te drejte, ne qytete te pastra, me shkolla e universitete qe nxjerrin te ndriçuar nga bangat e shkolles e jo tyryfyla, me shendetesi qe ofron sherbime me çmime qe gjithkush ti perballoje, me struktura shteterore qe i vijne ne ndihme atyre qe nuk ia dalin ne jete, etj.etj.etj. Autoria me siper, mund te jete e mirepaguar dhe e realizuar ne punen qe ben, mund te kete nje familje te mrekullueshme e pritshmeri te bukura per te ardhmen e vet si profesioniste, por kjo nuk ka pse ta pengoje te shohe deshperimin ne te cilin jetojne shumica ne kete vend. Ne fund te fundit, kjo eshte detyra qe ka mbi kurriz nje intelektual i mirefillte: Te lexoje mes shenjash qe shumica as qe i vene re, realitetin ku jeton e perspektiven, pa marre parasysh pozicionin personal ne lidhje me fenomenin. Me optimizem kooperativist intelektualesh tyryfyle dhe me realizime 117% te planeve pesevjeçare shkuam drejt '97-es, apo jo?

Nuk mund te na kerkosh per pasoje, neve qe jemi te deshperuar shoqerisht, te jemi te tille edhe ne jeten personale(ate pikepyetje qe ve per autoren ne lidhje me menyren si vishet apo tualetin, qe per ty perben kontradikte). Nese do ta benin te gjithe njerezit qe e deshirojne kete vend ndryshe, kete qe thua, do te perfundonim te gjithe Ardian Klose.

Anonim, jam dakort me cka

Anonim, jam dakort me cka permend ti se mund te kem keqkuptuar kur eshte fjale per komentet, sepse si ti, une dhe cdo komentues tjeter jane ne te drejten e tyre per te shfrytezuar rrjetet sociale per te shprehur mendimet e tyre, por kuptohet gjithnje si njerez te platese , pra njerez te thjeshte . D.m.th. mua nuk me pengon njeri te jem optimist , apo te marr valle etj.etj. Por mendoj se nuk ke te drejte kur thua se une paskam keqkuptuar gazetaren ...Gazetarja sadoqe perdor nje alegori " te fishkur " i themi ne ketej nga Vlora , gjasme me fryme psiko-analitike e gjasme me fryme " perroi psikik " , me qe qendron ne "katedren " e komunikimit publik , duhet te percjelle mesazhe me fryme tjeter , pavaresisht ne se eshte ne kohen e " atyre " apo te " adieu " te po " atyre "....

Sali berisha celebron

Sali berisha celebron trashgimtaret per ne Shpk e tij – Partine epdese dhe kjo nuk eshte se te ben te kesh perjetime te pakendeshme po te ben te biesh nukdout pa ndjenja si nje e vertete e urryer e te neveritshme. ne nuk mund te rilindim pa i qitur fundin zeherrit te se keqes dhe, kur te gjithe te vijme ne perfundimin: Adieu mashtrim e vetemashtrim. (sidomos mediat,) Adieu e kaluar. ne akoma nuk jemi ndare me te kaluaren, me komunizmin. Kur te ndahemi me komunizmin jo vetem me hapjen e dosjeve atehere mund te flasim per rilindje e optimizem. Adieu fasade maske e surrogato ku te gjithe nuk jane vetvetja (sidomos gazetaret). Adieu indiferences e polaritetit militantist e rilindjes se qytetarit. Dhe lamtumirat qe te ndahemi me te keqen nuk kane te mbaruar po e verteta eshte qe ne jemi te dashurar me te keqen e po perjetojme nje rilindje te nje dimensioni e formati tjeter te se keqes dhe depresionit social dhe kjo te ben te mos jesh hic optimist. Nuk ka segment e ingranazh te jetes qe te funksionoje normal ne shqiperi dhe une i bashkohem mendimit Adieu optimizem

Kam menduar gjithmone se

Kam menduar gjithmone se gazetareve si kategori nuk u takon te ankohen dhe as te percjellin nota pesimismi. Atyre u takon te luftojne dhe te sjellin optimizmin. Mbase dhe jam gabuar.

Mgjt. mendoj se per aq kohe sa "gazetaret" tane do te vazhdojne te jene ne sherbim te "badroneve" nuk do te kete shume vend per optimizem ne kete vend. Ne fund te fundit, kush do t'i kontrolloje VIP-sat tane? Ka dhe gazetare qe bejn perjashtime, por shume te pakte. Shqiperia eshte edhe shume mbrapa Kosoves ne kete aspekt. Ne Kosove ka programe si "Betimi ne drejtesi" apo "Jeta ne Kosove" qe i vene politikanet me shpatulla mbas murit.

O Sinan ju jeni nje rrace

O Sinan ju jeni nje rrace shume e vecante e qenies njerezore. Ju jeni mire kur "partia" eshte mire, si ajo socialistja e Beratit qe nuk e kenaqte as buka as drita, po vetem qe te "mos ziheshin ata ne qender".

Une per vete jam pak me optimist per te ardhmen e vendit sec thote Ilva. E pur si muove mund te aplikohet fare mire ne rastin e Shqiperise, koha ben te veten dhe njerez si puna e Sinanit jane gjithmone e me te paket ketu. Ashtu sic e larguan Berishen ne 23 qershor, edhe Rama me budalliqet qe ben nuk ka te gjate. Heret a vone ky proces sjell dicka me te mire.

Nga ana tjeter besoj se Ilva ndikohet dhe nga mosha e grupi personave qe rrine. Eshte normale qe njerezit behen me pesimist me kalimin e viteve, e besoj qe shoqeria e saj personale tashme po fillon te hyje ne kete grup.

Kot e ka edhe Ilva, edhe ne

Kot e ka edhe Ilva, edhe ne pas Ilves. Eshte sistemike kjo puna e 'optimizmit' : optikat me 'pesimizem' dhe 'optimizem', me 'energji pozitive' dhe 'energji negative' jane foshnjerira psikologjike dy-lekëshe, te ngjashme me manikeizmin amerikan : i miri/i keqi... etj etj.

Dashka edhe optimizem Ilva, pa leri te tjerat !! :))

Epo ne te vertete pesimizmi

Epo ne te vertete pesimizmi do te duhet ta mbuloje Ilva Taren perderi sa edhe shpirtin binjak e gjeti nga radhet e pesimisteve....

Add new comment