Duam dhe duhet të dimë - A do ta kryejë Edi Rama Dekomunistizimin dhe Lustracionin?

Në vitet e trazuara të tranzicionit, krahas përmbysjes së diktaturës, njerëzit përjetojnë mjaft vështirësi, shumë prej të cilave, një pjesë e madhe e shqiptarëve i lidh me veprimtarinë e mbrapshtë të atyre që i shërbyen diktaturës, me dashje apo të shtrënguar, si dhe me ata që ëndërrojnë “botën e humbur” dhe shpresojnë që mund të kthehet; por kësaj radhe detyrimisht me prona e biznes e vetëm për ata. Ka dhe nga ata që si anarkisto-populistë kërkojnë rikthimin e “barazitizmit” p.sh. pensione të njëjta dhe thuajse pa kontribute, për vota.
Jashtë çdo dyshimi që e kaluara ka lënë gjurmë të shumta, shpesh të pashlyeshme në mendësitë e njerëzve që e kanë përjetuar atë periudhë. Janë po ashtu të shumtë ata që qysh nga nëntëdhjeta, koha kur ju ka mbetur sahati, presin “të realizojnë idealet” e t’u kthehen favoret dhe pushteti (ata nuk përdorin kurrë fjalën qeverisje), sepse i takojnë nomenklaturës së deridjeshme apo pinjollëve të tyre.
Pavarësisht arsyeve për të cilat njerëzit këmbëngulin në kërkesën e tyre për Lustracionin (shumë e thjeshtojnë si shqiptarë me hapjen e dosjeve), mendojmë se kanë të drejtë, sepse vetëm kështu do të ndahemi nga e kaluara. Vetëm kështu do të mbyllim një kapitull të mbrapshtë të historisë shqiptare, si dhe do të shmangim rrezikun që protagonistët dhe veglat e tyre të na pengojnë në transformimin e vendit për mirë. Lustracioni (pastrimi) është një nga aspektet e dekomunistizimit që evropianët e kërkojnë nga të gjitha vendet ish-komuniste, i kuptuar si dënim dhe heqje dorë nga praktikat e asaj kohe, idetë le t'i mbajë kush ja ka ngenë. E pandarë është dhe kërkesa për falje për krimet e asaj kohe që nga e majta shqiptare ende nuk është bërë.
Në të gjitha vendet që kanë kryer një proces të tillë paqësimi të shoqërisë, duke dënuar të kaluarën, për të mos u përsëritur ajo, kanë vendosur norma të qarta për të shmangur nga postet që hartojnë dhe zbatojnë politikat, ata që deri dje kanë patur funksione të tilla, si dhe ata që i kanë shërbyer diktaturës në dëm të të tjerëve. Vetëm kështu mund të krijohet një klimë paqësimi dhe shmangie e konfliktualitetit politik, i cili është i tejskajshëm në vendin tonë.
Nga shkrime të herëpashershme në shtypin shqiptar, si dhe nga shpjegime që na kanë dhënë ata që njohin problemin si këtu, ashtu dhe zgjidhjet që janë zbatuar në vendet e tjera, kemi kuptuar se ndër ne, në vitet ’92-'96, masat që duheshin marrë në këtë drejtim kanë qenë të pjesshme dhe janë zbatuar në mënyra selektive.
Të interesuar për problemin që po shtrojmë, arritëm kohët e fundit të kemi në dorë, edhe pse për pak kohë, Projekt Ligjin e fundit (2011-2) hartuar nga Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me ekspertë gjerman. Për të edhe ka pasur shkrime informuese në shtyp, por duket se partive kryesore nuk iu intereson ky proces deri sa heshtën (për turpin e së djathtës) e nuk e shqyrtuan. Kështu nuk zgjidhet përfundimisht ndarja nga e kaluara që kërkohet me ngulm nga Evropa.
Duke kontaktuar njerëz të ndryshëm, e duke diskutuar për të gjetur arsyen, kemi rënë në të njëjtin mendim se krerëve u intereson t’i përdorin mëkatarët si vartës të bindur, e pa më të voglin dyshim, për punë të këqija.
Në të tilla rrethana, miratimi dhe zbatimi i Ligjit duhet të shoqërohet me disa të dhëna që publiku ka të drejtë t’i dijë për të gjykuar Liderët.
1. Sa anëtarë Qeverie, Deputetë, anëtarë të strukturave drejtuese të PD-së si dhe Zëvendësministra, Prefektë, Kryetarë Bashkie, Ambasadorë, Gazetarë, e të barabartë me ta, pra politikë hartues dhe drejtues deri dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit, të cilët duhet të kontrolloheshin sipas Ligjit, nuk u larguan apo u mbajtën fshehur anëtarësisë dhe drejtuesve të PD-së nga ana e Sali Berishës???
2. Bëjmë natyrshëm pyetjen: këta individë, që filloi t'i grumbullonte qysh me takimin e parë me Ramiz Alinë (që siç thuhet disa edhe ia rekomandoi) u mbajtën nga Ai për t’i përdorur “për punë të këqija”, duke i shantazhuar, apo u vendosën në poste të tilla të rëndësishme dhe përcaktuese për ndërtimin e një Shqipërie Demokratike nga vetë Berisha? Apo në bashkëpunim të ngushtë e të vazhdueshëm me një shtab okult të PS-së dhe Sigurimit të Shtetit në dëm të shqiptarëve???
3. Së fundi pyesim: si do të veprojë Qeveria e sotme dhe vetë Edvin Rama me ta, d.m.th a do ta miratojë Ligjin përkatës... dhe do ta kryejë Lustracionin e dekomunistizimin???
Ne mbetemi të mendimit se duhet të dimë dhe kemi të drejtë të dimë gjithçka kërkuam më sipër, por dhe të tjera të vërteta, sepse përgjigjja për pyetjet e mësipërme do të ndihmojë secilin prej nesh për të kuptuar dhe shpjeguar historinë e këtyre viteve, për të njohur fajtorët dhe strukturat që na zvarritën në këtë tranzicion, duke na futur në një tunel ku nuk shohim ende dritë në fund të tij. Vetëm kështu njerëzit do të arrijnë të kuptojnë arsyet përse Salibashistët e sotëm me ndihmën edhe të këtyre individëve, krahas të korruptuarve tetë viteve, mbajnë peng opozitën dhe ndihmojnë rilindjen e etatizmit dhe përkrahjen e figurave kriminale të së kaluarës.
Nuk është çështje transparence dhe kërkesë apo e drejtë informimi, por detyrim moral dhe politik i drejtuesve të vendit, për t'u pastruar klasa politike që të mund të fitojë besimin e popullit dhe të drejtën për të na qeverisur e të na krijojnë besimin se Shqipëria do bëhet.
Keno Kotorri

Comments
Te kerkosh ligj lustracioni

Te kerkosh ligj lustracioni pas njezet e kater vjetesh eshte e kote. Ate duhet ta kishte bere partia qe medemek pretendonte se luftonte kunder komunizmit, dmth PD, gje te cilen ajo nuk e beri, madje edhe dosjet perkatese i zhduku duke i mbajtur ne arkiva personale me qellim shantazhi.

Aktualisht PS ka nje program politik dhe nuk perfshihet ne programin e saj ndonje premtim i tille elektoral.

Bull shit...Te gjithe spiunet

Bull shit...Te gjithe spiunet e Sigurimit i ke ne PD...

Kj o pune e Dosjeve eshte

Kj o pune e Dosjeve eshte bere Dosje me vehte!

Dosje qe eshte perdorur dhe po perdoret nga ata te cileve iu delegua pushteti pluhur-Alist.

Natyrisht, kjo e tera eshte nje histori suksesi e komunisteve.

Natyrisht, me dhimbje, eshte nje histori deshtimi e te persekutuarve, klasave te permbysyra.

Ata qe nuk e provuan ne shpinen e tyre diktaturen, por ehde ata qe ende nuk e kane marre vesh ç'ishte komunizmi

me sakte diktatura e proletariatit ne Shqiperi, vazhdojne ushtrimin e pushtetit te asaj kohe ne kushte te reja: ata

konsiderojne Hapje Dosjesh vetem, ose ne radhe te pare, hapjen e dosjeve te individeve prej kesaj shtrese te munduar

e te torturuar prej asaj kohe.

Hapja e Dosjeve vetem se duhet t'i keshillonte keta fatzinj, qe dhuna i perdori per te kryer krimin e saj deri ne qelizen

e shoqerise: tashme jeni te lire, rrefeni historine tuaj, nese doni, dhe shkoni beni jeten tuaj private tani...

Hapja e Dosjeve duhet tu kerkonte llogari atyre qe i hapen keto dosje: na rrefeni si vepruat? na thoni perse?

Na rrefeni qe nuk keni gjak ne duart te tuaja...Na thoni, cilet moret me qafe, qe bet karriere, qe fituat mireqenie ne kohe varferie

na tregoni si u bet te lavdishem ne kohe te krimit. Dhe, ketyre te fundit u duhej privuar prania ne nivelet e shtetberjes, me ligj, jo me njohje e privliegjim per sherbime te tjera te posacme...

Dosjet duhen vene ne dispozicion, ashtu sic jane. Secili ka mundesi te hap Gjyqin per pastrimin e vete.

Nuk eshteaq vone sa mendohet: ata qe vonuan venien ne vend te drejtesise jane ende gjalle, madje ende kerkojne te ushtrojne pushtet, ne fusha te ndryshme, ne shtet dhe ne shoqrine civile, ne fushen e ideve dhe kultures...

nga Keno Kotorri

nga Keno Kotorri

1.Duhet te bejme disa sqarime apo saktesime: Dekomunistizimi dhe Lustracioni qe na kerkohen me force nga perendimi jane nje proces qe konsiston se pari nga largimi nga postet e hartimit te politikave dhe zbatimit te tyre si urdherdhenes e realizues direkt i ketij procesi i te gjithe atyre qe gjate diktatures komuniste, qe ne Shqiperi qe me e egra nder vendet ish komuniste, hartuan dhe kryen dhunen ndaj shqiptareve. Pra flitet per nje pastrim te politikes shqiptare.Keta jane drejtuesit e larte ne qender e baze te regjimit komunist si dhe strukturat e posacme te dhunes pra Sigurimi i Shtetit: operativ legal e ilegal, hetuesa dhe bashkepunetoret e tyre sekret, madje dhe ata qene menyra te tjera bashkepunuan me ato struktura. Pra jo vetem "spiunet" qe ishin hallka e fundit madje dhe ata "te shtrenguar" per kete rol sic mundohen ta reduktojne disa nga padija si dhe ata qe nuk bejne pjese ne kete grup te fundit.

Nuk duhe te cuditemi qe Saliu propozoi kater here njerez te tille per President te Republikes.

2. Gjate viteve '92-'96 jane kryer per aq sa ishte e mundur keto procese. Na eshte kumtuar ne shtyp se mbeten ne drejtim shume te tille dhe ka njerez qe i dine, sepse Berisha dhe strukturat e tij qe kishin te dhenat per ta i mbajten fshehtazi ne funksionet, qe i kemi permendur ne pyetjen e pare te shkrimit, dhe me sa duket u perdoren nga ai per te blokuar demokratizimin dhe perparimin e vendit dhe me mjaft gjase se bashku me struktura okulte te PPSh dhe Sigurimit dhe jo vetem atehere por sidomos pas '97 ata ishin drejtuesit real te PD dhe pas 2005 me ta u bashkuan dhe te koruptuarit. Duhet thene qe dhe PS e LSI kane perdorur e perdorin nga ata qe i pastron Lustracioni. Pas'97-es gjithe sigurimsat u punesuan.

3. Nuk eshte e rastit qe rikthimi i metodave etatiste e autoritarizmit e sidomos enverizmi e lavderimi i asaj periudhe te turpshme ndodhen pas qeverisjes se felliqur te Berishes me te tijet. Po keshtu shpjegohet lulezimi dhe mbeshtetja qe pati korrupsioni pas vitit 2005.

4. Ne Arkivat e ndryshme ka te dhena te plota per drejtues komunist, spiuna e sigurimsa. Perhapja e fjaleve per zhdukjen e aktivitetit te tyre per pamundesine e Lustracionit dhe zhurma me Katovica e pseudolista ndihmon Berishen dhe te liqte qe i sherbejne atij e kujtdo tjeter. "Ujku mjegull do" thote populli.

5. Ja kerkuam edhe Rames qe te kontribuoj ne keto procse duke patur parasysh qenien e tij per nja 50 dite, ne fillimet e pluralizmit si si "anti komunist" e "anti enverist" ekstrem. Pa kete gje e majta nuk ka me arsye te kritikoj Sali Berishen per keto mekate. Jemi gjithashtu te bindur se po eci Rama ne rrugen e tij do kete dhe ai te njejtat rezultate.

5. Do te ishte e dobishmeqe publiku te informohej se si jane kryer keto procesene vende te tjera si Gjermania, Cekia, Bullgaria e te tjera per te patur gjykime e propozime me t drejta.. Lustracioni kryhet per te pastruar politiken nga keqberesit e se kaluares dhe jo vetem perte ditur kush na spiunonte e te tjera si kjo....Ne ato vend demaskimit publik i nenshtrohen ata qe refuzojne te largohen apo mbrohen...

Nje pyetje: pse e djathta e

Nje pyetje: pse e djathta e paraclirimit nuk kemenguli deri ne vetmohim, sic bene disa ne diktature, qe te kthehet ne pushtet pas 199o-es? Ky eshte thelbi i ceshtjes, ... . Te tjerat jane lodra 24 vjecare.

Nga: Pirdh Gjyshe Në shumë

Nga: Pirdh Gjyshe

Në shumë nga vendet e ish-bllokut të lindjes, pas rënies së regjimit komunist e deri në ditët e sotme nuk patur ndryshim të elitave!!! Në vitin 2004 ministrja e jashtme e Lituanisë, Sandra Kalnietes, mbajti një fjalim në lidhje me terrorin komunist të ushtruar në disa prej vendeve të Evropës Lindore.

Shprehja e mëposhtme bëri që anë e mbanë vendit populli të shpërthente në protesta masive për të gjunjëzuar qeverinë e atëhershme të aprovonte ligjin e lustracionit, gjë që do ligjëronte hapjen e dosjeve të shërbimit sekret.

Ja seç tha ajo: Evropa sapo ishte çliruar nga marrëzitë e nazizmit dhe ishte shumë e qartë, që pas kasaphanës së luftës së dytë botërore, vetëm pak njerëz mundën të gjenin forcën e duhur, për të parë me sy të të vërtetën e hidhur. Ata nuk ditën të qartësonin dhe të pranonin faktet, se në gjysmën tjetër të Evropës, një terror me përmasa të ngjashme po vazhdonte, ku pas perdes së hekurt regjimi sovjetik kryente më tej gjenocid jo vetëm kundër popujve të tjera të Evropës Lindore, por madje edhe kundër popullit të tij. Vetëm pas rënies së perdes së hekurt, studiuesit patën mundësinë falë dokumenteve të arkivuara, që të hidhnin dritë mbi historitë reale të viktimave të terrorit. Këto tregojnë se të dy regjimet totalitare, si nazizmi ashtu dhe komunizmi, ishin po aq kriminale.

Për rrethanat e një vendi ish-totalitar e të izoluar tërësisht nga bota e jashtme, ku populli u detyrua t'i nënshtrohej njërës prej diktaturave më të egra komuniste të periudhës pas L2B në Evropë, ky detyrim historik duhej të ishtë bërë me kohë.

Lind pyetja se kush do t'a bënte këtë? Katovicaret, pinjollët e sotëm të nomenklaturës së dikurshme komuniste, apo ata që kur i përmend "ligjin e lustracionit" thonë me vete "pirdh o gjyshe se lirohesh..." ?

Ky Lustracioni u be si ajo

Ky Lustracioni u be si ajo kenga qe thoshte

"vitet tutje

ju tehu"

Lustracioni do kishte kuptim po te behej ne 90-ten nga partia qe erdhi ne pushtet me platforme antikomuniste. Te kerkosh qe punen qe duhet ta bente Berisha 25 vjet me pare, ta beje Edi Rama sot do te thote te te kete ngrene dhia kalendarin e punes.

nga Keno

nga Keno Kotorri

Lustracioni do te thote largimi nga nje sere postesh i atyre qe kane mekatuar ne diktature si hartues e zbatues politikash, punonjes e bashkepunetore sekret te Sigurimit.

Rama po te doje le ti mbaje ne poste pune e partie per vete , dem vetes do ti bej. Une kerkoje dhe me vjen keq qe ju te majtet nuk po e kuptoni, qe ai te na raportoi jo me emra por me shifra, sa te tille mbajti per pune te pista Sali Berisha ne 1991-1997 dhe 1997- 2005 si dhe nga 2005 deri me sot sipas nomenklatures qe i permend ne piken1 . Keshtu do marrim vesh te majte e te djathte fytyren e vertete te Saliut. Dobi nga kjo ka Shqiperia por dhe e majta.

Dekomunistizimin po te doje le te mos e bej me qene se doni ta keni gjalle per 29 nendor, puna e juaj.....

Lale, e kupton ti qe ne

Lale, e kupton ti qe ne Shqiperi nuk i rruhet me njeriu per kete pune. Une psh vetem i majte nuk jam dhe cfare nuk do kisha dhene qe ti dija emrat e spiuneve dhe fukasva te lagjes dhe punes me 1991, por ne 2014 kur gjysma kane vdek dhe gjysma tjeter jane haperda neper bote, as nuk nuk me behet vone to lexoja emrat e tyre edhe sikur te mi sillnin me abonim te perjavshem ne shtepi. Ehu, kane nderru kohet e te tjera halle ka poplli tani.

nga Keno

nga Keno kotorri

Ku e pe qe kerkovaemra ??

Shifrat qe kerkoj jane ato qe do te bejne kedo te kuptoj se si qeverisi Berishadhe si ai e demtoi vendin me njerez te tille. Do te kuptojme se ai nuk ka asnje lidhje me demokracine e shtetin e se drejtes. Do te kuptojme se vendi nuk perparon me vegla te tredhura.

Te majtet mbase mendojne se keto metoda e deshtojne opoziten, por mos harroni se pa opozite reale shteti degjeneron ose ne rumpalle ose ne autoritarizem e sundim marrezie anarkisto-populizmi. Ky vit besoj se mjafton per ta besuar kete

Ashtu po. Sa per kuriozitet

Ashtu po. Sa per kuriozitet shkencor. :)

Add new comment