Cilin model do zgjedhin demokratët?

Postuar në 30 Shtator, 2014 03:14
Dritan Hila

Me tri herë më shumë delegatë se kongresi i Partisë Komuniste Kineze që ka 80 milionë anëtarë, PD-ja vendosi një record për “Gines” i cili do të dojë kohë të thyhet. Në fakt, edhe siç pritej nga një miting i tillë, nuk mund të dilte asgjë veçse të konfirmohej ‘status quo’-ja: Lulzim Basha u rizgjodh kryetar me të drejtë përdorimi të kufizuar të partisë dhe Sali Berisha u rikonfirmua pronar. Asnjë dyshim për enturazhin drejtues, ku pavarësisht emrave, secili mund të zëvendësohet fare mirë nga kushdo prej pjesëmarrësve në miting. As edhe Berisha nuk solli risi. Por meqenëse nuk u sfidua primati i tij në orientimin e PD-së, ia vlen të merresh me tezat e tij. Si kauzë të tijën, shpalli përmbysjen e qeverisë pasi një deputet i tij është rrahur dy herë në Kuvend (!). Si luftë politike, premtoi mitingje. Ndërkohë e di mirë se pushteti në Shqipëri nuk rrëzohet me protesta. Ca më pak një mazhorancë me dy të tretat e Parlamentit. Nuk mund ta delegjitimojë, një vit nga ikja e tij. Edhe vetë optimizmi i tij patologjik, e ka të qartë se me taktikën e protestave nuk shkon asgjëkund. Metodave të tij iu ka kaluar koha, ndërsa pasardhësi dhe ata që e rrethojnë, ende imitojnë dekoret e mitingjeve dhe protestave të Edi Ramës të viteve të opozitës. Një strofull tipike e tij është krahinorizmi, të cilën shpreson ta përdorë si motivues për të karikuar ndjekësit. E ka stimuluar fshehtazi kur qeveriste, dhe tani e shpalli në sallë kongresi. Pavarësisht barsoletave që hodhi, ku Kukësi me patatet ishte ndër rrethet më kontributore në buxhetin e shtetit, e vërteta është se në qeverisjen e tij, zonat rurale të veriut dhe verilindjes u lidhën me rrugë të asfaltuara. Në çdo fshat po ngrihen restorante që promovojnë traditën vendase, prodhimi po gjen rrugën e tregut dhe krahu i punës mundësitë sezonale të punësimit. Shkodra po restaurohet e gjitha, dhe deri ish-pallatet e kohës së monizmit po rikualifikohen, duke i dhënë pamjen e një qyteti perëndimor. Shëngjini ka një nga shëtitoret e bregdetit që s’e ka asnjë qytet. Të gjitha këto nuk bëheshin pa fonde të hapura e të fshehta të dhëna nga qeveria. Kush thoshte se Jugu i Shqipërisë është i zhvilluar dhe Veriu i prapambetur, duhet të ndërrojë mendim. Jugu ka mbetur ku e la 2005-sa, e që duhet thënë se edhe atëherë nuk të merrte malli për të. Qytetet e tij, nga shpërfillja e qeverisë “Berisha” dhe makutëria e kryebashkiakëve socialistë, ngjajnë me Kabulin. Të pista, të shëmtuara, të deformuara. Hiq rrugën Fier-Gjirokastër që duhej të ishte përfunduar në 2007-ën, gjithë të tjerat kanë mbetur ato të kohës së Luftës së Parë Botërore. Projektet të cilat i shpall qeverisja e sotme, ende nuk janë materializuar, dhe në u bëfshin, nuk kanë për të qenë më tepër se barazim i çka është hedhur në bastionet e Berishës. Por deri atëherë të shohim. Ka kaluar një e treta e mandatit dhe ende jemi në fazën e projekteve.Gjithë sa u tha në atë kongres, ngjan me një rishfaqje të kohëve të shkuara, e zbehur nga vjetrimi që sjell koha. Po ai Berishë agresiv dhe shpifarak, por i plakur, po ajo turmë amorfe që e ndjek, po ajo shpresë për të përmbysur pushtetin që ta mbërthejnë e thithin ashtu siç vetëm ndjekësit e tij dinë ta bëjnë, me ndryshimin se tashmë janë bajagi të dhjamur nga tetë vite thithje të lopës-shtet.Demokratikasve gjithmonë iu ka pëlqyer ta quajnë veten forcë e shpresës që bëjnë histori. Ndërkohë, Leo Longanesi ka thënë se: “Një budalla është vetëm një budalla, por mijëra budallenj, janë forcë që bëjnë histori”. Kongresi që shkoi, ngjan se i ofron më shumë me thënien e Longanesit.

"Gazeta Shqiptare"

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Me c'te drejte nje zv. minister i qeverise komenton si "analist" zhvillimet e partise kundershtare? Minimumi i etikes profesionale ne kete rast koerkon publimin e nje deklarimi qe autori ka dhe nje post politik momentalisht.

Submitted by Bard (not verified) on

Epo te pretendosh e te zilepsesh qe Shkodra po rinovohet e gjitha dhe Shengjini ka nje shetitore qe nuk e ka asnje qytet, ndersa qytetet e jugut nuk kane marre asgje sa kohe ishte ne pushtet Berisha, kjo eshte nje forme krahinorizmi po aq e shpifur sa krahinorizmi qe akuzon i pernderuari autor.

Submitted by Tomor (not verified) on

Se cfare mendon te thote ky medioker asnalist i varur,kuptohet qe me fjaline e pare dhe kjo me ben te trishtuar.

Ne nje gazete tjeter,ky njeri skishte per te pasur hapsire.

Ne cfare gazete ?

Ne cdo gazete tjeter,por fatkeqesisht ne jemi te gazetat shqiptare ku niveli dihet.

Mjafton te kesh ndare krahun dhe vend gjen,aq me shume kur te eshte dhene nje pozicion dhe rradha e servilave nuk mungon.

Fatkeqesi!

Submitted by Semiramis (not verified) on

Edhe ne surrat ka nje hije perverse ky individ i dyshimte.

Submitted by Mah (not verified) on

E kjo sipas jush duhet te justifikoje investimet ne jugun e prapambetur dhe te mos investohet ne Veriun e mbytur nga investimet. Kjo menyre tregon mentalitetin tuaj te ndarjes veri-jug e para e dyta duhen shifra dhe ato flasin dhe jo nje pedonale apo restaurim pallati.

Submitted by Anonim (not verified) on

Une  nuk  e  di  per  cfarre  rruge  te  luftes  se  pare  boterore  flet  ky  person  por  di  qe  vetem  nje  rruge  eshte  ne  jug  e  pa  rregulluar  dhe  ajo  eshte  rruga  Sarande  Gjirokaster  ndersa  te  tjerat  jane  rregulluar  ne  kohen  e  PD. Ndoshta  ky  person  mbase  inatin  e  ka  me  kryetaret  e  Bashkive  te  ketyre  qyteteve  te  jugut  dhe  me  sakte  si  nga  fshati  i  gruas  qe  eshte , me  Kryebashkiakun  e  Vlores. Nga  ky  shkrim  vetem  per  nje  gje  i  jap  te  drejte  kur  thote: Nga  malukateria  e  bashkiakeve  te  majte. Po  sh. zevminister  keta  dhe  vetem  keta  i  lane  qytetet  e  tyre  ne  ate  gjendje  dhe  jo  PD  dhe  qeverisja  e  saj  dhe  per  kete  shkaterim  qe  keta  kryebashkiake  i  kane  bere  ketyre  qyteteve  mund  te  pyese  te  vjehrin  , sepse  ai  me  eksperiencen  e  tij  si  kryetar  keshilli  ne  kohen  e  merhumit    dhe  si  nje  person  qe  banon direkt  pas  Bashkise  se  Vlores  ku  i  duhet  te  vesh  cizme  dimer  e  behar , mund  ti  jape  ndonje  ide.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.