Ndjesë dhe mjegull

Kuvendi i Partisë Demokratike është një eveniment i rrallë vitet e fundit, në skenën politike shqiptare. I fundit i tillë, që mbahet ende mend, ka qenë ai i dhjetorit të vitit 2009, kur PD e dalë nga fitorja e dytë elektorale (në sajë të katër mandateve të LSI), niste e qetë qeverisjen-bis, ndërkohë që opozita e majtë ndodhej ende e zhytur në spazmat e humbjes elektorale të qershorit.
Ky Kuvend vjen në një moment kur PD ndodhet në pozitë të ngjashme me PS-në e asaj kohe. Partia Demokratike e dalë nga Kuvendi që po mbahet, do të ketë struktura më të mëdha dhe forume plot emra të rinj. Këshilli Kombëtar me 150 anëtarë zgjidhet mes një liste prej 285 emrash, kryesia zgjerohet, ashtu siç shtohen edhe departamentet brenda partisë. Një proces i “shtimit të radhëve”, i cili duket se e kamuflon keq tendencën për të forcuar pozitat e kryetarit Basha në vendimmarrjen e niveleve të ndryshme. Mjaftoi dita e parë e Kuvendit, për të kuptuar se demokratët nuk kanë një plan, një projekt politik, për të ardhmen e afërt, e as për perspektivën e largët. Ndërkohë që kjo e dyta mund të presë, realiteti imediat i bojkotit është një rrethanë që kërkonte një përgjigje të qartë, përballë mijëra delegatëve të mbledhur në Tiranë. Përgjigjja që u dha, më mirë të mos qe dhënë fare; aq e turbullt dhe e paqartë ishte! Do të qëndrojmë, Rama të rrëfehet, t’i largojmë oligarkët, nuk lodhemi së prituri jashtë Kuvendit etj., etj. E gjithë kjo oratori në vakum, pasqyron në fakt mungesë vizioni dhe lidershipi, në një parti që sot e sheh veten ekzaktësisht në pozitën e sikletshme të PS-së së pesë vjetëve më parë.
Precedenti i opozitës së majtë është në fakt shembulli që duhet ta trembë më së shumti PD-në e sotme. Sepse bojkoti i atëhershëm i Ramës, i cili bazohej në devizën “hap kutitë ose largohu”, pati një fund që vetë kreu i PS-së nuk ka shumë dëshirë ta kujtojë sot. Nëse kthejmë kokën pas, as kutitë e zgjedhjeve të 2009 nuk u hapën, as Berisha nuk iku nga pushteti. Ndodhi e vetmja gjë që mund të ndodhte në ato kushte: opozita u kthye në Kuvend, pa përmbushur asnjë nga kërkesat e saj!
PD ndodhet sot në një pozicion identik, në raport me Parlamentin. Vetë Berisha ia ka “mësuar” më së miri Ramës taktikën e veprimit, në raste si ky i sotmi. Ai vetë i ka dhënë në dorë kundërshtarit çelësin e zgjidhjes së kësaj krize. Që do të thotë, prit dhe mbyll veshët me pambuk, derisa kundërshtari të lodhet duke qëndruar në rrugë.
PD duhet të deklaronte diçka më shumë se fraza “duhet marrëveshje për bojkotin”. Ku konsiston marrëveshja? Tek paketat ligjore që pritet të kalojnë në Kuvend, tek shkarkim-emërimet që pritet të provokojnë ato, apo diku tjetër?
Duke vendosur parakushte gjithnjë e më të vështira për kthimin në Kuvend, PD po sharron degën ku është ulur, pasi po ia lë të gjithë fushën e lojës të lirë mazhorancës. Të pretendosh se mund të kushtëzosh nga jashtë Kuvendit, ata që mblidhen të pashqetësuar çdo javë aty dhe miratojnë pa asnjë debat apo pengesë, të gjitha axhendat ligjore, do të thotë t’ia lësh avantazhin e lojës atij që ke përballë. Një gabim taktik i rëndë, siç na ka mësuar demokracia shqiptare në këto dy dekada.
Bojkoti disamujor e ka zhvlerësuar pozitën dhe kreditet politike të partisë më të madhe në pushtet. Qëndrimi i mëtejshëm jashtë Parlamentit, vetëm sa do të tkurrë e mpakë edhe më tej peshën dhe efektin e asaj që opozita thotë dhe bën. Shpërfillja e kësaj rrethane edhe nga forumi më i lartë i partisë, kongresi, është një zhvillim dëshpërues, që tregon se miopia politike dhe emocionet e humbjes elektorale, vijojnë ta mbajnë larg partinë nga gjykimi kthjellët dhe realist i situatës.
Do të kishte vend të thuhej se ky ishte kongresi i Lulzim Bashës… nëse menjëherë pas tij nuk do ta merrte fjalën Berisha. Fjalimit pasionant të Bashës, i cili përfshinte edhe ndjesën për humbjen (e cila duhet përshëndetur si akt), i pasoi fjala e vrazhdë e Berishës, si për të na kujtuar se rotacioni real i pushtetit në PD duhet ende të ndodhë. Duartrokitjet që lideri historik mblodhi me lehtësi, falë toneve të tij të ngritura skajshëm, jo vetëm që e vunë edhe një herë më tepër në vështirësi kreun zyrtar të partisë, por duket se relativizojnë më në përgjithësi, edhe prurjet e reja që Basha është përpjekur të filtrojë në forumet e fryra tej mase të PD. Berisha u kujtoi edhe një herë të pranishëmve se është aty dhe se, për më tepër, vijon të besojë tek politika si akt force, e jo si proces dialogu. Radikalizimi që ish-kryetari vijon të injektojë në linjën zyrtare të PD, në sajë të një koncepti politik, i cili vetëm një vit më parë u dënua masivisht me votë, është një faktor negativ, që dëmton çdo tendencë sado të ndrojtur për korrigjim dhe reflektim.
Dita e parë e Kuvendit demokrat ishte pasqyra besnike e gjendjes në të cilën ndodhet PD aktuale. Ndjesë dhe mjegull, mund të përkufizohet ajo çka pamë dje në sallën e Pallatit të Kongreseve. Megjithatë Lulzim Basha e hodhi edhe një hap drejt konsolidimit të kreut formal të partisë. Të një partie e cila po hap dyert për dhjetëra fytyra të reja, shpesh të panjohura, por që ende nuk po arrin të hapë mendjen dhe të çlirojë logjikën, nga barra e rëndë e asaj që ka ndodhur një vit e ca më parë. Nuk mjaftojnë një apo dy ditë kongres, për t’i dhënë drejtimin e duhur një strategjie politike disavjeçare në opozitë. Të cilën, PD e sotme, mesa duket, ende nuk e ka të formësuar, në lartësinë e ambicies së saj njëzetvjeçare për pushtet.
“ Shqip”
Comments
Ti mire e ke, por po ta

Ti mire e ke, por po ta vazhdosh analogjine edhe per nja dy vjet te tjera do te shohesh qe vjen momenti kur ai i pozites (ne kete rast Edvini, atehere Saliu) e qelb kaq shume saqe del ndonje ideolog i sprovuar dhe thote formulen magjike: "Te mblidhen te gjitha qelbesirat dhe te rrezojme Edvinin". E kam fjalen qe ne Shqiperi opozita s'ka shume nevoje te beje zbulime te medhaja e kushedi cfare politike largpamese. Pozita e dhjet aq shume saqe populli i gjuan me nje milion shpulla. Kur te vije koha, keto nje milion shpullat do t'i haje Edvini, cfaredo qe te bejen ose te mos bejne Luli me Salen.

Precedenti i opozitës së

Precedenti i opozitës së majtë është në fakt shembulli që duhet ta trembë më së shumti PD-në e sotme. Sepse bojkoti i atëhershëm i Ramës, i cili bazohej në devizën “hap kutitë ose largohu”, pati një fund që vetë kreu i PS-së nuk ka shumë dëshirë ta kujtojë sot. Nëse kthejmë kokën pas, as kutitë e zgjedhjeve të 2009 nuk u hapën, as Berisha nuk iku nga pushteti. Ndodhi e vetmja gjë që mund të ndodhte në ato kushte: opozita u kthye në Kuvend, pa përmbushur asnjë nga kërkesat e saj!jo

Po pse mer Minxhoz vazhdo e rre popullin kaq keq? E hengri halli Ramen per standardin e zgjedhjeve ne kete vend ne 2009? Po jo o analist i oborrit jo, cdo gje qe Rama beri ne 2009 ishte per te justifikuar mbajtjen e karriges se kryetarit te Partise e per rrjedhoje te kryeministrit ne pritje.

Pastaj sic tha Anonimi, pushteti heret a vone e prish aq shume sa dalin Muc Stefanet dhe thone "te bashkohen qelbesirat". Dhe Basha kete po pret...

E mori pagesen e rradhes ky

E mori pagesen e rradhes ky anallisti qe nuk thote asnjehere nje fjale per qeverin e Rames sepse punet po shkojn vaj dhe nese Berisha ishte ne vendin e dyte pas Gjermanise Rama ja ka kaluar asaj.

Boooo,c’fare autokritikeeee!

Boooo,c’fare autokritikeeee! Ministrat rrufjane duan t’ia dalin pa u lagur.Bene nje autokritike vertete te forte para kongresit dhe popullit qe u vuri fshesen.U xheshen para kongresit dhe ia futen vetes me nje tulle te madhe ne koke!!Po,po me tulle!Pa e ngriten tullen e madhe nder duar,pa e mbeshtollen pastaj mire e mire ate me breckat,kanotieret,kemishat dhe xhaketat e tyre firmato dhe bam e m’u ne mes te kokes e leshojne ,nga dale e ngadale,lehte e lehte!Qerata,qerata!Pendohu tani per gabimet ne pune,bej autokritike te shendoshe tani!Tulla te pret! Dhe njerezit ne salle vuuuu… lotet.Te varfrit ministra,thane shumekush,po e torturojne veten se e kane ndjere vertete fajin….kishin ndjekur fjalen dhe veprat e mekatarit te madh,prijesit te tyre historik!
Po tullat c’i bene pastaj?Pa t’i marrin ato tulla qe thoni ju dhe ia vertiten ne koke mazhorances socialiste,sepse te gjitha keto vuajtje e siklete ajo i kish sjelle.Te gjithe ke sheshi,ke sheshi se u mbyt mazhoranca,vajti per leshshshsh!U turren jasht pas dashit me kembore drejt sheshit te mbytur nga djerset dhe brrylat se kush e kush te zinte vendet e para ne “tribunen” e protestes se radhes se kryetarit historik.E lane edhe nenkryetaren e madhe Topalli te vetme ne salle per te mbajtur fjalimin historik te rradhes ne nje “kongres” bosh!’Kapini mor nja ta ,klithi Xhozi,kapini prej zhelesh e flakini tej se si lypen kerkuj!”

Shume e thelle,

Shume e thelle, jashtezakonisht inteligjente. Te lutem o Pensionist me trego edhe mua ku e ke bere shkollen se dua te mesoj te shkruaj si ti.

Anonimo, ti nuk ke nevoje per

Anonimo, ti nuk ke nevoje per shkollen e Pensionistit sepse ke bere shkollen e skuthit.

Eshte kjo shkolle e skuthit nga ke dale ti, zoti Anonim, qe ve ne nje balance pushtetin e korruptuar 8 vjecar te Berishes, me ukubetet e tij, me pushtetin nje vjecar te pozites se sotme dhe me prognozen tende se edhe kjo pozite, ashtu si e djeshmja, po e dhjet kaq shume dhe do ta vazhdoje kete dhjerje edhe ne te arthmen.

Dhe per ta saktesuar, skuthlliku i komentit tend, dhe ti nuk je i vetmi, qendron tek fakti se, deri dje, kur ishte Berisha ne pushtet dhe bente ato qe dihen tashme, ti nuk i vije re mutlleqet e tij dhe nuk shkruaje apo komentoje per ato mutlleqe.

Dhe, per te qene i drejte deri ne fund me ty, nuk ke edhe shume faj sepse, edhe autori i ketij artikulli, zoti Minxhozi, zakonisht objektiv dhe i perkore ne analizat e tij, kete here, ndofta per shkak te deshires se tij qe opozita te kthehet ne Parlament, ka vene shenjen e baratizmit ndermjet bojkotit te opozites se djeshme dhe asaj te sotmes, duke u dhene shkas skuthave se ty, te vrapojne e te barazojne pushtetin e djeshem 8 vjecar te Berishes dhe krimet e tij, me fillesat e dhe hapat fillestare te pushtetit te sotem.

Mund edhe te ndodhe qe Rama, ne fund te 8 vjecarit te tij ne pushtet, te jete bere po aq i urryer, mekatar dhe kriminal sa Berisha i djeshem, por eshte ende shpejt te rendesh dhe te parashpallesh kete fund, aq me teper kur, deri me tash, duket sikur kopacja e pushtetit po rreket te godase kokat e krimit, korrupsionit dhe rrumpalles qe ishin norme nen pushtetin e Berishes.

Shume, nder ta edhe une, do te donim qe kjo goditje te ishte me e shpejte, me gjithperfshirese dhe me efikase, per tu dhene shqiptareve ndjesine se, shteti eshte shtet dhe se korrupsioni, hajdutlleku, tradhetia dhe shitja e interesave te vendit, nuk shperblehen me ofiqe, prona, komcensione dhe llogarira te fshehta bankare, por u priten duart dhe kokat, pa meshire dhe pa hezitim.

O hibrid i Marksit me

O hibrid i Marksit me Patlixhanin, nje nga tiparet themelore te skuthit eshte t'i quaje te tjeret skuth duke e larguar vemendjen nga skuthlliku i vet. Duket qarte qe ti diku lepin ne kelliren qe rrjedh rregjimi i pasardhesve te atyre qe rropen e dogjen kete popull. Ver re mire, une mendoj te njejten gje edhe per ate qe ti e quajte mekatar dhe kriminal. Edhe Berisha nuk ishte gje tjeter vecse produkt i bllokut komunist, kelysh i Raliz Alise me mision per te diskredituar cdo gje qe nuk ishte komuniste. Edvin Kristaq Rama u pergatit pikerisht per periudhen mbrapa, sipas principit Korbi Korbit nuk ia qit syte, ose i joti edhe po te hangri mishin kocken ta ruan. Keshtu shpiegohet edhe ajo qe ti kujton se eshte kopacja kunder rrumpalles e korrupsionit, por pa shih, jo aq e shpejte, gjitheperfshirese dhe efikase (sic thua ti). Pse? Sepse te gjithe pjerdhin ne te njejten poçe.

Une shpresoj qe cfare ke shkruar me siper eshte produkt i naivitetit, pra i ndeshmerise tende, perndryshe me duhet t'i qendroj asaj qe thashe me siper, pra qe edhe ti nuk je gje tjeter vecse nje skuth me shume qe i quan te tjeret skuth dhe qe mekohet me proteinat e prishura te kellires qe rrjedh politika shqiptare nga poret e saj. Meqe ra fjala, a ke ndonje gje per per te thene per Ilir Metelikun, politikanin me te ndershem shqiptar nga shekulli i 19 e ketej, qe bashkeqeveris me Edvinin, njelloj sic qveriste dje me Saliun dhe ishte pjese e aparatit mekatar e kriminal qe shkaktoi viktimat e 21 Janarit ne thertoren qe hapi Edvini, po ku kasapin e beri Saliu. He Marvixhan, mendo pak me shume. Ti nuk dukesh edhe aq budalla.

Add new comment