Alterktekst, apo tekst unik? Duket se ministria, për një periudhë tranzitore, mendon të adoptojë opsionin e dytë

Postuar në 24 Shtator, 2014 16:55

“Opinion” ka trajtuar sot çështjen e teksteve shkollore, që ka krijuar një shqetësim të madh edhe te prindërit. Debati ka kaluar nga faktet konkrete të skandaleve dhe banaliteteve në disa tekste, te modeli që duhet adoptuar. Nisur nga fakti se të gjithë bien dakord se dështimi, ose problemet me altertekstin, kanë ardhur si pasojë e deformimit të kontrollit dhe ka nxitur korrupsionin, shumëkush po mendon se ështtë më mirë kthimi te teksti unik. I këtij mendimi ka qenë edhe Pirro Misha, por edhe këshilltari i ministres së Arsimit, Pëllumb Karameta. Kjo gjithnjë për një periudhë tranzitore. Mark Marku e ka kundërshtuar idenë, duke nënvizuar se alterteksti është metoda më demokratike dhe nuk ka pse ajo të hidhet poshtë për shkak të dështimit në aspektin administrativ dhe menaxherial. Gjithësesi, Karameta ka dhënë disa detaje për atë që do të bëhet dhe po përgatitet. Sipas tij për tekstet universale, pra ato që lidhen me edukimin shkencor, si matematika, apo fizika, po studiohet mundësia e marrjes së një modeli nga një prej 12 vendeve që janë marrë në studim. Kjo duke respektuar zinxhirin pedagjogjik nga klasa e parë e deri në prag të universitetit. Me t’u marrë modeli ai do të hidhet në treg, por duke operuar me një marrëdhënie të re me shtëpitë botuese. Kur vjen puna te tekstet kombëtare, si historia, ose gjuha shqipe, Karameta ka deklaruar se po shikohen dy mundësi: në bazë të vlerësimit me 102 kritere dhe 17 standarde, siç tha ai, ose do t’u kërkohet shtëpive botuese të përgatisin fashikujt dhe draftet, të cilat do të vlerësohen rigorozisht dhe mandej do të vendoset se cilat tekste do të përzgjidhen. Ose ministria do të hapë tenderin dhe për një periudhë tranzitore do të vihet në përdorim një tekst unik. Mark Marku ka deklaruar se çështja e huazimit të teksteve nga jashtë, duke pretenduar se “copy-right” do ta mbajë Ministria, do të sjellë një faturë financiare shumë të madhe, përveç faktit se ky model po rikthen një eksperiment të dështuar të së shkuarës. Së dyti, ende nuk është e qartë se si do të zgjidhet raporti i ndikimit të shtetit në përmbajtje, pasi siç u diskutua në studio, sipas shteteve ka edhe nivel ndikimi të ndryshëm. Gjithësesi Karameta ka deklaruar se pilotimi i këtij modeli ka nisur për disa shkolla në klasat 1, 3 dhe klasën 5 dhe vetëm vitin që vjen, do të kemi tekstet e reja. Në çdo rast, problemi i vërtetë është identifikuar korrupsioni dhe një nga idetë që u hodhën ishte edhe eliminimi i të drejtës së shtëpive botuese për të shitur direkt në shkolla.

s.z 

Comments

Submitted by Ilir Mborja (not verified) on

<p><span style="color: rgb(20, 24, 35); font-family: Helvetica, Arial, 'lucida grande', tahoma, verdana, arial, sans-serif; font-size: 12px; line-height: 16px;">Ata që mbështesin idenë e alter -tekstit, duke marrë si shembull Pe</span><span class="text_exposed_show" style="display: inline; color: rgb(20, 24, 35); font-family: Helvetica, Arial, 'lucida grande', tahoma, verdana, arial, sans-serif; font-size: 12px; line-height: 16px;">rëndimin gabojnë. Duhet kuptuar që ka diçka që nuk shkon në atë që në Shqipëri ka më shumë &quot;shtëpi botuese&quot; se në Amerikë?!. Dy fish?!. Nuk duhet harruar që ato që quhen të tilla tek ne, në fakt funksionojnë vetëm si shtypshkronja. Në këto &quot;Shtëpi Botuese&quot; nuk ka redaktorë, korrektorë, etj. Aty ka vetëm punëtorë në makinat e shtypit, prerëset, ngjitëset, lidhëset, etj. Prandaj mendoj se këtë krizë të alter - tekstit, si edhe atë të librit shqiptar në përgjithësi e zgjidh, ashtu si në Perëndim, vetëm një ligj: Shtëpitë botuese nuk kanë të drejtë që të kenë në pronësi shtypshkronjë.</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.