Histori me Pavarësi e Guvernatorë

Postuar në 10 Shtator, 2014 23:54

Të gjithë e dimë mirë se ne duam të jemi të parët e të mosvarur, pra të bëjmë si na do zemra e shpirti (lexo:interesi, e sot për sot). Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është shprehja e kondensuar e kësaj marrëzie, që ka krijuar  një numër institucionesh “të pavarura”, drejtuesit e të cilave janë edhe më të privilegjuar se pronarët e një sipërmarrjeje, sepse nuk humbin asgjë nga xhepi i tyre por nga i shtetit, pjesë e të cilit janë pra humbës janë shqiptarët e tjerë.

Si baballarët e kombit, ashtu dhe ata që i këshillojnë me lloj lloj përvojash të huaja, kanë krijuar një model absurd të shtetit shqiptar ku pjesët godasin njëra tjetrën, dublojnë punët dhe kjo po shtohet në mënyre të habitshme. Dëgjojmë krijimin  pranë Policisë të një Byroje Hetimi që dublon Prokurorinë dhe të kujton  famëkeqen Drejtori të kohës së Sigurimit, parlamenti kërkon që të hetoj si prokurori dhe jo zbatimin e ligjeve dhe dukuritë që duhen rregulluar ne ndërhyrje ligjore. Ja vlejnë të kujtojmë fjalët e Zhan Zhak Rusosë se “kur pjesët e shtetit godasin njëra tjetrën shteti rrëzohet me një gisht”, dhe kemi përvojë të afërt në këtë drejtim, të cilën me sa duket nuk e njohin të lindurit rishtas.

Cilido shtet demokratik ka të përcaktuar me Kushtetutë e me Ligje të posaçme një hierarki të strukturave dhe posteve që përcakton detyrat dhe vartësit në atë  që po e quajmë organigrama e shtetit. Ndarja në tri degë e shtetit: Legjislativi, Ekzekutivi dhe Drejtësia, presupozon pavarësinë e tyre  por edhe kontrollin e baraspeshimin e veprimeve në përputhje me Kushtetutën e vendit. Legjislativi harton ligje  dhe kontrollon zbatimin e tyre, Ekzekutivi harton politikat dhe realizon zbatimin e tyre, por gjithnjë  në përputhje me mandatin e marrë nga Parlamenti dhe ligjet e vendit, ndërsa Drejtësia siguron qenien dhe veprimin e  shtetit ligjor, respektimin e ligjeve. Të tria këto degë janë të pavarura nga njëra tjetra në kufijtë e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet dhe  përgjigjen për zbatimin e tyre, por varen pra nga ligji dhe kontrollohen reciprokisht, në përputhje me përcaktimet e Kushtetutës dhe ligjeve  që burojnë prej saj.

Me qenë se  flasim për “pavarësinë”, nuk mund të lemë pa cekur cenimin e autonomisë vendore, një fitore e demokracisë në Shqipëri. Që e shohim në tendencën për një shtet autokratik nën Kryeministrin (vendimi arbitrar për ndërtimet), me reformën territoriale që duhet të jetë gjithëpërfshirëse (jo Idrizpërfshirëse), të cilën ka kohë për ta përmirësuar, por duke paraqitur njëherësh ndarjen territoriale(rreth 90 Bashki e 8 Qarqe- Prefektura) dhe Ligjin për Qeverisjen Vendore, për të shmangur një kolaps të  mundshëm të Shtetit.

Më ka rastisur të dëgjojë gjyqtarë të niveleve të larta që thonë se vendimin e jap sipas gjykimit tim, ndërkohë që ai është i kushtëzuar nga ligji  në dhënien e vendimit, pra nuk lejohet arbitrariteti nga padija, por dhe nga interesa: materiale apo politike, që për fat të keq ndeshim përherë. E një gjendje e tillë duhet të ndryshojë  sa më parë, por jo me arnime, por një zgjidhje sipas modeleve evropiane, e studiuar dhe nga të gjitha palët, jo për  ndryshime “ad personam”. Gjithashtu pavarësia, por jo nga ligji, mund tu jepet atyre që kanë përvojën dhe integritetin për të  kryer atë mision. Për këtë ka modele, ato duhen marrë për bazë,si për gjyqësorin e prokurorinë ashtu dhe KLD. Në Kodin Penal dikur kishte sanksione për gjyqtarët që vepronin në kundërshtim me ligjin, më vonë e hoqën atë nen, e si gjithmonë thonë na thanë të huajt, kur dihet mirë që kurdoherë mund të gjesh nëpër botë nene që të pëlqejnë sot por mund të pengojnë nesër.

Një gjë e tillë po ndodh me  Bankën e Shqipërisë. Për arsye jo fortë të qarta  në shkurt apo mars 1996 u ndryshua Ligji për të dhe Bankës ju dha një “pavarësi” që atëhere thuhej se nuk e kishte as Bundesbank-u gjerman. Banka dhe Guvernatori  vareshin vetëm nga Presidenti që e emëronte këtë të fundit duke qenë de facto dhe Kryetar i  shumicës. Banka ju shmang kontrollit të Qeverisë dhe nuk e ndjente veten të detyruar (mbase e kishte porosi) të mbikëqyrte tregun financiar-“shoqëritë huamarrëse” dhe kur erdhi fundi : u largua për të mos u kthyer më.

Po kjo pseudo pavarësi u vazhdua me ligjin që hartoj rilindja e parë në vitin 1997, duke ndryshuar çuditërisht dhe frazën “ruan thesarin e Shtetit” me “ruan thesarin e vet”, që ngre pikëpyetje të madhe për vjedhjen e tij. Më përpara në vitin 1993 u arrestua Guvernatori i atëhershëm i BSH Ilir Hoti lidhur me të ashtuquajturin “skandali Arsidi”.

Në dy mandatet e fundit  “pavarësisa” ju la në dorë të Guvernatorit (me dije e mbështetje të politikës), duke qenë ai që përcakton rrogat, tenderët, shpenzimet e çfarë i deshte qejfi atij apo dhe  protektorëve të tij politik. Ai “bleu” nga shteti Hotel Dajtin për aq sa deshte Kryeministri, në vend që Qeveria të merrte borxh 30 milion euro si bono thesari. Banka e Shqipërisë është një institucion shtetëror dhe nuk blen dot prona të shtetit, ato i jepen në administrim po qe se i duhen. Ajo, po e nënvizojmë, është institucion shtetëror dhe si e tillë zbaton gjithë ligjet e shtetit  dhe ligji për të nuk mund ti anashkalojë (rasti i prokurimeve) Kodet dhe ligjet e vendit.

Guvernatori nuk mund t’i vendosi rrogat dhe të tjera favore për vete e të tijët “si ja do kokrra e qejfit”, por, në përputhje me gjithë sistemin e pagave të shtetit shqiptar dhe të përcaktuar në ligjin përkatës. Për dije : Drejtori i Federal Reserve (FED) amerikane merr rrogën e një sekretari Departamenti (ministri) dhe atë në Amerikë e kanë vetëm 16 zyrtarë ndërsa këtu nga viti 2000 e këndej disa qindra (kështu thonë). Me këtë rast, duke parë dhe heshtjen e mbrojtjen e politikës ndaj Fullanit, pyesim çfarë kishte në dorë Guvernatori që në këmbim të favoreve, politika e privilegjoj tej çdo mase deri sa ndodhi, jo vetëm me të, që “fëmija e vjell atë që pi tepër”. Dhe nuk mund të mos vërejmë se  këto ndodhin kur Shtetin e drejton Sali Berisha ashtu si dhe  ndonjë tjetër dashnor i autoritarizmit e shpërfillës i ligjeve dhe demokracisë. Edhe një gjë tjetër, është Qeveria dhe Parlamenti ato që përcaktojnë buxhetin e BSH në tërësinë e buxhetit të shtetit dhe numrin e punonjësve, si dhe shpenzimet për të. Po kështu Banka ka fitime të cilat janë të shtetit dhe ai  përcakton përdorimin e tyre.

Qeveria e sotme duhet të marri masa të menjëhershme në këtë drejtim:

të vendosi rrogën e Guvernatorit sa e  një ministri, kuptohet që ajo përcakton rrjedhimisht pagën e vartësve dhe të anëtarëve të llastuar të Këshillit Mbikëqyrës, të cilët (por dhe ata të çdo bordi tjetër) nuk mund të marrin më shumë se dy rroga mujore në vit. Më tej në bashkëpunim me Presidentin dhe Parlamentin të caktoj për një periudhë kohe një zëvendës me profil të lartë në drejtimin e ekonomisë dhe financave të vendit (por jo nga politika aktive) e detyrimisht me këshilltar të huaj e prani të FMN-së si deri pak vite përpara për të drejtuar Bankën e për të hartuar me Qeverinë e Parlamentin, Ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë, të pavarur në politikat monetare dhe ato të kontrollit të institucioneve bankare, mbase dhe financiare, dhe vetëm pas kësaj të caktoj Guvernatorin e ri (do ishte mirë me 84 vota, jo nga politika, por jo dhe nga importi.

Me sa duket ka ardhur koha edhe  që në ligjin e shërbimit civil të përcaktohet qartë se nëpunësit e emëruar  me status civil dhe politik të mos kenë shtetësi të dytë të marr me vullnetin e tyre. Përjashtim bëjnë ata që zgjidhen nga populli: dmth deputetët dhe anëtarët e këshillave vendore.

Më në fund nuk më rihet pa bërë një propozim:

Krahas përmirësimit sa më parë të Kushtetutës, të sistemit të Drejtësisë dhe funksionimit të institucioneve, e cila u hartua nga PS “kundër” PD (sot po e përdor PD), shkaktare e keqfunksionimit të institucioneve dhe shregullimeve në qeverisjen e vendit, do të ishte me vend, meqenëse nga anët tona thonë “nuk këndojnë dy gjela në një kotec”, ja vlen ta mendojmë kthimin në një sistem presidencial, në të cilin ai (i zgjedhur nga populli) është dhe kreu i ekzekutivit, vetëkuptohet me të gjitha institucionet kontrolluese sipas modelit amerikan, dhe ku ministri i Drejtësisë është dhe Prokuror i Përgjithshëm, që të mos lihet pa ndëshkuar krimi e korrupsioni i tejskajshëm, që  kanë bllokuar përparimin e vendit, e të na thonë “nuk kemi çfarë t’i bëjmë Prokurorisë”.

Përfundimisht do deshëm të ritheksojmë se duhet ti jepet fund kësaj pseudo pavarësie, ndërkohë që institucioneve të pavarura duhet të mos ju cenohet pavarësia e të mos ndërhyhet në punën e tyre nga politika, madje  në krye të tyre nuk duhet të vihen njerëz të politikës. Por, pavarësia e tyre konsiston vetëm në çka përcakton Ligji për to dhe Kushtetuta, Kodet dhe ligjet që administrojnë shtetin  dhe ata të jenë të barabartë përpara “ligjit” dhe po kështu të përgjegjshëm si gjithë të tjerët dhe të mos fshihen prapa pretendimit  antiligjor e të dëmshëm se vendimet e strukturave kolegjiale janë të pa ndëshkueshme nga ligji. Ato veprime, Kodi Penal i dënon edhe më shumë, si grupe keqbërëse, kur me veprimin dhe mosveprimin dëmtojnë  Shtetin e shtetasit, ekonominë, dhe sigurinë kombëtare.

Keno Kotorri

Tiranë 10 shtator 2014

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Pavaresi politike pa pavaresi ekonomike nuk mund te kete.

Mbase duhet limituar ne nje fare menyre hapesira e Guvernatorit per te caktuar rroge sa dyfishi i Presidentit, po per aq kohe sa Banka eshte institucion me fitim, eshte per mua absurde te mos i lejohet perdorimi i ketij fondi per shpenzimet e saj.

Ndryshe perfundojme si ne rastin Presidentit Topi qe Kryeministri Berisha e rreduktoi me nje eskorte dhe shpenzime si nje kryetar komune. I rrofte pavaresia politike ne ate pike.

Submitted by Anonymous (not verified) on

nga Keno Kotorri :

Bank e Shqiperise eshte institucion shteteror dhe

fitimet" e saj vine nga @miliard dollaret amerikane te BOP (Balance of Payments) rezerva per 14 jave qe detyrohemi te depozitojme per llogari te shtetit, egjitha nga ndihmat qe Shqiperia merr  cdo vit nga FMN dheBE qysh ne vitet e para te tranzicionit, si dhe nga pune te tjera qe jane me ligje detyre e Bankes. Eshte Buxheti i shtetit qe duhet te percktoj sa duhet te perdori dhe per cfare. Shembulli amerikan nuk lvend per diskutime. Keshtu ka qene per nje sere vitesh dhe mbas eja vlen te investigohet kur filluan keto marifete dhe shkeljet e ligjeve.

Submitted by Anonymous (not verified) on

E ke gabim, Banka e shtetit ka disa burime fitimi dhe rezerva, nje nga keto mjete, eshte nje burim qe menaxhohet ne menyre ekskluzive prej saj prej vitesh. Asnje nga vendimet e marra qofte per shtimin apo per investimin e saj nuk merret ne keshillim me institucione te tjera qeveritare. Po ashtu norma e interesit e REPO-ve eshte vendim komplet i pavarur i saj, e pandikuar nga qeveria. Eshte e vertete qe ky pozicion ne treg i jepet prej qeverise po eshte ekzagjerim te thuash se eshte para qe i takon 100% qeverise.

Po ashtu standardi shqiptar per buxhetin ta theksova kush eshte, reduktimi i Presidentit ne nje kryetar komune kur ishte kundra qeverise. Te krahasohesh me USAn ku institucionet teknike drejtohen nga teknike e vendosin ne menyre te brendshme se si do perdoren pjese te medha te fondeve eshte komplet jo realiste si analogji.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Buxheti nuk kam thene qe i takon 100% Qeverise por percaktohet me ligjin e Buxhetit te Shtetit si ta perdorin . BSH nuk eshte firme private se pakut ne Shqiperi. Pastaj pikerisht ky interpretim ka prure keto pasoja duke e kthyer republike me vete dhe o bura te xhvasim. Se fundi vendimet merren nga  Keshilli Mbikeqyres qe nuk i emeron Guvernatori dhe detyrimisht zbatojne politiken e Shtetit (shteti nuk eshte vetem Qeveria).

Kjo qe na eshte treguar qe ka ndodhur e te tjera qe mbase na i thone, duhet te na beje t'i therasim mendjes se njerez te papergjegjshem kur ju lihet  ne dore me shume se sa ju takon apo lejohet te bejne gjemen.

Le te rihartohet Ligji se bashku me FMN dhe BQE,

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te siguroj qe institucione si FMN dhe BQE po ashtu kane shpenzime mjaft te larta dhe staf mjaft mire te paguar. Jane institucione ku njerezit po ashtu enderrojne te punojne. Dhe me shume gjasa perseri do fillojne debatet se pse paguhet ushqimi ne banke apo pse nuk kane rroge si specialistet e ministrise se bujqesise.

Jam dakord te limitohet ne nje fare menyre rroga e titullarit me te larte dhe sipas kesaj shkalle do vendosen dhe rrogat e tjera, qe po te bejne Brace me shoke buxhetin per BSH i bie te mos keshe fare politike monetare te pavarur. Dhe nqs nuk e kupton pse eshte e rende kjo, atehere referoju 200 vjet histori me parane e printuar neper bote.

p.s gjithashtu, ajo qe ka ndodhur ne BSH me vjedhjen e thesarit megjithese e rende nuk ka lidhje me keto qe po thua ti. Dhe me duket se skandali eshte perdorur pikerisht per te hequr qafe dike qe njerezit nuk e kishin qef per keto qe po thua ti sot se sa per skandalin ne vetvete. Tani meqe ankohen njerezit per korrupsion ne BSH, dhe mire e bejne, eshte mire po ashtu ta krahasosh me institucionet e tjera te vendit qe cdo 2-3 vjet marrin ca militante te rinj ne pune nga ata qe ngjisin postera dhe pastaj te shohim nese sulltanat jane ministrite apo BSH-ja. Ke nje minister ekonomie qe ka mbaru per anglisht sot dhe qe kane punesuar njerez nga rruga atje, e nuk i permend gje kush.

Submitted by Anonymous (not verified) on

nga keno kotorri:

Komenti i gjashte  eshte i anonimit ai para tij i imi.

Zor qe te mos besohet qe vjedhja e bankes eshte rezultat i rumpalles se atjeshme dmth e papergjegjesise , rezultat i bindjes se pergjithshme qe punet behen vete dhe  ne bejme cfare duam se jemi ne mallin tone.  te jeni te sigurt se kjo ndodh ne te gjitha strukturat e shtetit qe e quajne veten se jane  "te pavarur alla shqiptareshe" qe nga drejtesia e KLD-ja, KQZ-ja e plote te tjera.....

Nuk doni ta kuptoni, megjithese kjo nuk ndodh gjetke,  pranoni pasojat e rumpalles.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Zoti Kotorri,  a nuk do te ish mire qe parpara se te gjykohej nese pavarsia e BQ  eshte e  justifikuar dhe e dobishme te silleshin dhe arsyet perse BQ duhet dhe nuk mund te mendohet  me status tjeter veçse te pavarur? Per te qene sa me te kyrsyer BQ eshte autoritet i politikes monetare kurse Ministria e Financave i politikes fiskale. Te dyja plotesojne njera tjetren por nuk mund te zevendesojne njera tjetren.

Bankat merren me parane (private dhe publike) dhe inflacionin, financat merren me mbledhjen  dhe shpenzimin e parase publike per te garantuar ecurine e qeverisjes.

Perse duhet te jene te ndara? Sepse Qeverite sado te mira qe jane e kane djallosur kur kane patur parate e individeve ne dore edhe kur kane qene nisur nga qellime te mira.  Fakte? Cfare ndodhi ne Serbi ne kohen e Milosheviçit? Me sa thase dinare kembehej nje dollar? Cfare ndodh ne Zimbabve sot?

Perse? Per te njejten arsye qe biznesemeneve nuk mund tu lejohen qe te merren edhe me biznes edhe te kene funksione publike.  Me fjale te tjera sepse interesi privat i qeveritarit si politikan do te prevalonte mbi interesin e publikut dhe individeve te thjeshte te cilat u zerohen kursimet dhe u shtrenjtohet jeta prej inflacionit apo falimentimit te bankave prej vendimeve te presidenteve apo qeveritareve sado te pergjegjshem qe te duken.

Thene kjo,   problemi nuk eshte tek institucioni; problemi eshte tek mentaliteti i yne qe kerkon ose admiron ata  individide te cilet kane tundimin  te komandoje institucionin ne vend qe te sigurojne dhe respektoje mirefunksionimin e tij.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nga Keno Kotorri.

Mendoj se ja shprehur qart se BSH duhet te jete e pavarur nga Ekzekutivi ne funksionet qe  jep Ligji, por  ne cdo veprimtari te saj duhet te zbatoj ligjet qe vlejneper te gjitha insttitucionet.

Rumpalla qe  ka ndodhur ne te, me mjafte gjase e lehtesuar nga leshime ne transakcione te ndaluara nga te trete me bankat e nivelit te    dyte, i lejoj ata ti mundesojne vetes shperdorime te  tejskajshme : ne rrogat, numurin e personelit nepotik, ne tendera e pazare me Qeverine (blerjae Dajtit) et tjera dhe .....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.