Maks Velos ç’i panë sitë…

Në një bejte të vitit 1926, Zgjidh e merr, Fan Noli, përmes rimash që këpusin mish, bën një tablo të tipave të shqiptarit ndarë në gjeografi fizike e karakteriale. I rrëzuar nga pushteti, të cilin e pat fituar jo me zgjedhje por me grusht shteti, nga një verior, matjani Ahmet Zogu, por edhe përfaqësues i një partie, Popullores, me përqendrim dhe influencë në jug të vendit, Noli nuk i shpëton paragjykimeve ndaj veriorëve dhe një miklimi ndaj jugorëve, përjashto këtu myzeqarët të cilët i bën copë. Por, nuk janë vetëm këto dy ‘të meta’ në biografinë e Imzot Nolit: ai është në njëfarë mënyre një shqiptar emigrant në vendin e vet. I lindur, rritur, arsimuar jashtë, ai pati me Shqipërinë një njohje të pamjaftë.
Disa prej tipizimeve të Nolit kanë bazament, por qoftë edhe vështirësia për të krijuar rima tingëlluese flet për atë se janë, ose zemërime ose qëmtime të të tjerëve, të cilat ai i ka futur më pas në herbariumin e vet gjeografik. Pra, në thelb, ravgimet e Nolit janë qëndrime politike. Ose më saktë antagonizma. Pse jo, antizogizma. Kjo përplasje mes Popullorëve dhe Përparimtarëve (partia e Zogut) është shtrirë gjatë e gjerë në kohën e kombit dhe në hapësirën (ngushtësirë më shpesh) mendore që nga vitet ‘20 për të ardhur e tillë deri në ditët tona. Ka ende në Shqipëri një ravgim veri-jug që është shquar vazhdimisht në konturimin e hartës elektorale. Jugu i majtë me Partinë Socialiste (Popullorët e Nolit) dhe veriu i djathtë me Partinë Demokratike (Përparimtarët e Zogut).
Në mes të viteve ‘20-‘40 dhe tranzicionit shqiptar, shtrihet, i kuq flakë nga jashtë dhe i zi kob nga brenda, komunizmi enverist. Përgjatë 45 viteve të tij u rrënjos një diktomi e mbrapshtë jug-veri. Jugu e kish fituar luftën, veriu humbur; toskërishtja u bë rrjedhimisht lingua franca e shqiptarit, me parimin gjuhë bëhet dialekti që fiton luftën. Elita e veriut, të arsimuarit në Perëndim dhe bashkë me ta priftërinj katolikë, u burgosën, internuan e vranë. Zef Pllumi te ‘Rrno për me tregue’ ka një episod me flamurin jugosllav në kumbanoren e kishës e këngën me toskën që i punon qindin gegës. Historia është e gjatë dhe episodet janë të shumta, por kinematografia e Kinostudios ‘Shqipëria e re’ ndoshta e ilustron pretendimin e këtij shkrimi me arsenalin e personazheve negative që ishin kryesisht gegë, e sidomos katolikë.
Për të ardhur te Maks Velo dhe një intervistë e tij dhënë po kësaj gazete e po këtij gazetari. Pa spekuluar me faktet, por duke evidentuar të thënat, titulli i përzgjedhur ishte ‘Pse jam anti-verior e anti-mysliman”. Kundërthëniet që e pasuan intervistën kundërthënëse nuk mbetën brenda kufijve të vetes. Ato shpërthyen në sharje, mallkime, linçime dhe premtime për vrasje e rrahje ndaj Velos. Edhe gazeta e intervistë-marrësi nuk mbetën pa gjë. Përmutja ishte e madhe, por jo aq sa për të mos dalluar, nëpër baticën e saj, profilin e të angazhuarve në të.
Kush ishin Los Indignados me intervistën e Velos dhe nga ç’kënde e shihnin ata kumtin e arkitektit, ish-i persekutuar.
Unitaristët. Ajo prerje që e sheh Shqipërinë si diçka të mbyllur, të dhënë njëherë e përgjithmonë, njëfarë lope të shenjtë, bajgat e së cilës nuk ekzistojnë, dhe që duhet mjelë sa herë qumështi i vetëmjaftueshmërisë personale nuk mjafton, dhe glorifikuar po për këtë qëllim. Sidomos në përballje me fqinjët, armiqtë e trashëguar. Unitaristët janë edhe racistë, edhe ksenofobë, pra ata kanë në kokë njëfarë Shqipërie të Enver Hoxhës ‘shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut’; të trashëguar nga ilirët, në mos nga pellazgët, dhe një gjuhë që është dega kryesore e jo gjethurinat në Babilonin e gjuhëve kote të botës.
Këtyre nuk mund t’ua ndash Shqipërinë dhe as t’u tregosh hijen apo grinë e saj. Drita e gjeneratorit folkloriko-nacionalist, mundësisht me naftë Ballshi, u mjafton.
Veriorët. Këta janë në keqkuptimin e statusit të vet: nuk kanë nevojë për mbrojtje luftarake. Gjithmonë e kanë patur vendin e tyre në krye të punëve të vendit. Maks Velo nuk ua zhbën dot kryelartësinë, as përmasën diellore të arealit geg. Ata kanë qenë në krye të punëve të Shqipërisë që nga Gjergj Kastrioti, Ahmet Zogu e më vonë Sali Berisha. Fati historik i ka lënë ata në shmang të zhvillimit: një pjesë e tyre janë tërhequr në male për të ruajtur fenë e parë; një pjesë kaluan detin dhe i gjen ndër arbëreshë. Pjesa më e madhe u zunë poshtë nga ngrehina e komunizmit.
Veriorët duhet të dekompleksohen nga narrativa komuniste për ta. Kanë pse. Në ndeshjen fitimtare të kombëtares shqiptare ndaj Portugalisë, 80 për qind e ekipit ishin gegët. Një gege fitoi The Voice of Italy, një tjetër, Rita Ora është në majë të botës. Dhe, asnjëri syresh nuk ka reshtur së qeni dhe së demonstruari veten si një shqiptar i mirë.
Jugorët. Intervista e Maks Velos i ka ‘lagur’ një pjesë syresh. Për faktin e thjeshtë se ata këmbëngulin në llucën e një keqkuptimi të madh: superioritetit kulturor. Epërsi relative e siguruar në një fragment të kohës, pra gjatë qeverisjes së vendit nga komunistët, të cilët krijuan shpejt e shpejt një elitë të re nga bujqit e zejtarët e jugut. Komunistët e nxorën administratën e tyre nga një edukim gjysmak në shkollat e Lindjes. Për të kuptuar ‘thesarin’ kulturor të elitës komuniste që qeverisi Shqipërinë në 45 vjet mjafton leximi i ditarëve të Haxhi Kroit, shefit të kabinetit të diktatorit, apo Hysni Kapos, një prej katër klasikëve të komunizmit shqiptar.
Intelektualët. Ardian Vehbiu i Peizazheve të fjalës, u bë zëri më i rëndësishëm i detraktuesve të intervistës së Maks Velos. Vehbiu merrej edhe me Mapon duke e kritikuar ashpër dhe përqeshur hollë vendimin e saj për t’i dhënë vend e dritë rrufeve të arkitektit. Në regjistrin kadarean të interpretuar nga shkrimtari te Mosmarrëveshja Vehbiu bën pjesë te mohsat, pra te çmitizuesit. Të kundërtit e strehsave. (Kryestrehsi Kadare vetë.) Kështuqë në pamje të parë, rreshtimi i tij, përtej sqimës intelektuale, me populistët të habit. A nuk është edhe uniteti një mit? A nuk duhet të jetojnë shqiptarët, sipas një këndvështrimi të majtë që e ka edhe Vehbiu, në përplasjet e multikulturalitetit? Zëti ndaj Mapos është posaçërisht hipokrit duke qenë se te blogu i vet ai ka botuar një shkrim ku e ku më të ububushëm se intervista e Velos (e gjeni te: http://peizazhe.com/2008/12/11/pucrra-urbane-adoleshente/). Vehbiu ka qenë gjithashtu dhe vazhdimisht ngulmues në identitetin e gegnishtes si dialekt dhe jo si gjuhë. Pra, ai ka punuar pa zjarrminë e Velos për veriorin si nënshtresë. Pse ky ndërrim mendjeje?
Paranojakët: Janë një grup që shohin një rrezik imagjinar pas çdo ideje apo shfaqjeje. Disa e shihnin intervistën e Velos si një porosi të mikut të tij, kryeministrit Rama, e të tjerë si ‘atentat’ ndaj vizitës së Papës në Shqipëri. Faktin se intervistuesi e qëmton veten si katolik dhe nuk hyn te miqtë e kryeministrit u shërben vetëm sa për të thurur intrigën e komplotit tjetër: është shit intervistuesi me gjithë gazetë! Më të fandaksurit imagjinonin një komplot greko-sllav. Stilema e njohur enveriste e ‘rrezikut të brendshëm e të jashtëm’ përsëritet te këto simite të brumit komunist.
Maks Velo ka disa kënde në intervistën e tij. Më mirë është të hulumtohet për ndonjë gjasë fakti në thelbin e tyre se sa të digjemi në zjarrin e madh të sensacionit të tij. Një ndër pohimet e Velos është njëfarë epërsie e ortodoksëve shqiptarë në punë, pra prirje për te mbrothësia me anë të punës që çon edhe tek inaktiviteti i tyre në kriminalitet. Të linçosh Maks Velon për këtë është si të përndjekësh Maksin tjetër, Veberin, për tezat e tij te Etika Protestante e Punës. Veber bën të njëjtën gjë: një dallim në etikën e punës mes protestantëve dhe katolikëve. A ta djegim edhe Veberin që guxon e bën një dallim të tillë? Ne mund të jemi njerëz vërtet etikë nëse ia mveshim etikën tonë një rrafshi universal. Pra, fyhemi njëlloj si kur diferencohemi ne, ashtu dhe fragmente të popullit gjerman. Përndryshe jemi hipokritë.
Velo thekson edhe shifra të larta kriminaliteti në veri të vendit krahasuar me jugun (me të cilin ai ka parasysh vetëm Korçën më duket!). Po, ka vrasje më shumë në veri, por jo në të gjithë shtrirjen gjeografike ama. Në Pukë, e paditur si kaçake nga Noli, rrallë dëgjon për to. Gjithashtu në Kukës. Apo në Lezhë. Shkodra e vuan këtë plagë për shkak të lëvizjeve migratore të brendshme me fshatin malor që bie në qytet. Por, Velo edhe pse nuk e bën këtë dallim, duhet të pranojë se jo vetëm numri i madh është bërtitës. Tmerrues gjithashtu është makabriteti i vrasjeve. Atë që s’e ka në numër, Korça e Velos e ka në makabritete. Nëse zgjedh të mos e shquajë këtë dallim, edhe vetë ai është në predispozitë komuniste. Bash në atë që edhe e syrgjynosi.
Kush mendon se intervista e Maks Velos është një kërcënim për fillin kombëtar dhe inkurajon përçarjen veri-jug, i trembet më shumë asaj që mendon vetë për Tjetrin. Jo të gjitha betejat tona të brendshme janë edhe të kombit. Jo të gjitha paranojat që na rrëzojnë besimin tonë do të shembin ngrehinën e harmonisë kombëtare.
Dallimet mes veriorit e jugorit ekzistojnë, por kurrë nuk mund të kthehen në kërcënim. Duke heshtur për to dëshmojmë pasigurinë tonë. Të pjekur kombëtarisht do të jemi kur me to të ndërtojmë një regjistër auto-ironie.
Maks Velo, padyshim që ka derdhur në folenë e asaj interviste metalin e një zemërimi që ne mund ta shohim edhe si helm. Kudhra jonë mund ta rrahë sipas dëshirës: të bëjë një shpatë me të ose një penë.
Por Maks Velos, jugorëve, veriorëve, intelektualëve dhe paranojakëve, të gjithëve bashkë, u duhet kërkuar pak ndershmëri. Nëse u dhemb Shqipëria, domethënë edhe veriu si pjesë e integritetit dhe identitetit të saj, si ka mundësi që nuk kanë ngritur thënë një fjalë. Për një denoncim të përditshëm të Partisë Demokratike, tashmë prej pothuajse dy muajsh për një deputet, dosjen inkriminuese të të cilit opozita e tund përditë para hundëve tona.
Maks Velo pse nuk vë edhe kujën e kësaj në publik? Po Ardian Vehbiu, pse nuk e gjen një fjalë në gjithë atë peizazh? Po të rënët në atë marak të shkretë të unitetit, pse nuk e shfaqin opozicionin e tyre ndaj listës së deputetëve të Edi Ramës. I cili është përkujdesur, rastësisht apo diabolikisht, që një pjesë e përfaqësuesve të Veriut të jenë lalkrosa shumë e luigjgurakuqë aspak.
Sepse të gjithë duan të jenë korrektë me të fortin, të pasurin dhe shefin. Por me Maksin janë të revoltuar, Maksin, ama nuk e durojnë. Maksit, brram do ia bëjnë! Trimat që kanë hedhur gunën mbi wireless-in e internetit.
Mapo
Comments
Dhe une po e shoh pamjen nga

Dhe une po e shoh pamjen nga nje frengji tjeter, duke unisur nga gdhendjet e pameshirshme grafike te Nolit ku ka luajtur shume me te zezen per te nxjerrur zeherrin e tij zhgenjeyes. Fan Noli, Maks velo e gjithe shqiperia e ne vecanti Veriu, po sidomos maks Velo ne kete rast e ka pasur te kufizuar lirine dhe me zhgenjime te medha ne kete jete; me probleme te medha sociale, me perplasje deshtime, zhgenjime, kufizime, fatkeqesira, poshterime. Deshperimet e zhgenjimet te cojne ne cinizem shtoje ketu dhe shtypjen agresive qe ndjen njeriu ne shqiperi nga arkitektura e kompozimi shkaterrues e njeriu ka vetem nje rruge te jete cinik per te mbijetuar. “Po te mos jesh cinik ne ditet e sotme eshte te besh nje jete te rrezikshme“ thote Nietzsche. Po puna se Maksi nuk e ka manifestuar cinizmin per te mbijetur nga ana intelektuale po vetem per te derdhur helm e poshterim rracist. Maks velo eshte ne krize frustacioni dhe i mbushur me cinizem dhe nuk ben spak llogje kafeje po shkarkon rrufete ne trysnine e presioneve asociale duke preventivuar gabim. Frika, horrori, deshperimi, hidherimi e zhgenijmi e kane tundur e shkundur Maksin e gjithe shqiptaret nga vlerat e verteta dhe i kane lene vetem emocione shperthyese “ku te shkoje lata te shkoje sopata“ vetem per te cliruar ventilin e emocioni qe nuk eshte me moment po frustacion i helmatisur i presuar ne shpirt dhe qe vetem shperthen. Lexojeni fan Nolin cfar shkruan dhe do mendoni se eshte nje kasap qe ther njerez pa narkoze, ku definon krahina e qytete te shqiperise gjith qelb e gjak duke i shqyer zorret ndermjet ulerimave e duke shijuar deri ne ekstaze cinizmin e tij. E ka nga frustcioni i zhgenjimit. Kontigjentet e verioreve qe kane zbritur nga malet vijne nga erresira e epokave te tjera vecanerisht nga shtypja komunistedhe ballaqafohen me frustacione sociale sikur te ishin ne nje planet tjeter dhe jane te zhgenjyer dhe si ben syu terr. Shtypja qe i kane bere ka shperthyer ventilin e frustacionit dhe nuk bejne per burre asnje duke mos njohur rregullat e lojes. ( E kam fjalen per ato qe vijne nga humnerat dhe nga majat e maleve) Shqiperia eshte e frustuar dhe nuk eshte normale ku njerzit nuk gjejne veteveten, shqiperia te zhgenjen e te ben verem ne cdo gje.

Shume gjera i ke thene mire,

Shume gjera i ke thene mire, por ne disa ke gabuar sidomos kur fut politiken ne mes. Me duket se ne komentet e ndryshme pro dhe kunder Velos, shumica kane qene me te mencur. E kane shmangur politiken.

-Ju thoni:- "Nëse u dhemb Shqipëria, domethënë edhe veriu si pjesë e integritetit dhe identitetit të saj, si ka mundësi që nuk kanë ngritur thënë një fjalë. Për një denoncim të përditshëm të Partisë Demokratike, tashmë prej pothuajse dy muajsh për një deputet, dosjen inkriminuese të të cilit opozita e tund përditë para hundëve tona."-Mire PD nuk eshte e sinqerte ne ate dosje dhe ate denoncim, por edhe ju z. Lela? Kete dosje PD e ka patur edhe kur e bente drejtor dhe qeveriste me kete deputet verior. Kameleonizmin nuk e pelqejne intelektualet, as Velo. Nuk duhet t'a pelqeni as ju. -Sa kohe je me ne , je i mire, sa behesh me kundershtarin tim, nxihesh menjehere.

Edhe nje gje tjeter. Thekson se ortodokset kane qene te privilegjuarit e sistemit te kaluar per t'u arsimuar. Nuk eshte absolutisht e vertete. Megjithate po ju tregoj nje rruge te thjeshte per t'i mbushur mendjen vetes. Nuk e di ne jepni apo jo mesim ne ndonje universitet te vendit. Por shko ne universitetin e Tiranes, ne korpusin kryesor dhe hyr ne te pakten ne pese klasa. Pyeti studentet cfare perkatesie fetare kane. Dhe do te bindesh, se krahasuar me perqindjen e popullsise, studentet ortodokse jane ne raport, kater deri pese here me shume se ata myslimane. Beje kete dhe shkruaj nje shkrim, ku i jep apo jo te drejte Velos, te pakten mbi kete term te shkrimit te tij.

Po keshtu, shko ne te kater kompanite celulare, kompani private, pa ndikim partiak dhe te pushteteve te radhes. Pyeti te punesuarit aty mbi perkatesine fetare. Do te gjesh te njejtin raport si me siper. Cfare i thua ti kesaj?

C'dua te them: Megjithe ashpersine ne shkrimin e tij, kush deshiron nxjerre mesime nga z. Velo, per t'u bere me i mire. Kush nuk do, po i per mend per te disaten here thenien e zgjuar te te madhit Dritero:-"Do te revoltohet majmuni dhe do te thote:-Si nuk u bete ende njerez, o bijte e mi"!

Ky argumenti se 80% e

Ky argumenti se 80% e kombetares qe u permball me Portugaline, jane gege, eshte thagma e shkrimit ! Nese nisemi nga te tilla "argumenta", si do te ishte e verteta po te kqyret lista e firmetareve te Pavarsise, z.Lela? Nuk u dalin hesapet. Ku nje ndeshje futbolli e ku nje akt madhor, finalizimi Rilindjes Kombetare! Nqs epersise kulturore te Veriut e shikon tek kembet e futbollisteve, nqs sumumin e prodhimit kulturor e shikon tek kembet, eshte mjerim intelektual. Eshte nje argument femijenor.Eshte si ajo gara e femijeve: kush e hedh shurren me lart!

Ljathitjeve konceptuale te Velos, megjithe kuturisjen e tij prej antropologu kafeneje, nuk eshte serioze tu kundervihesh me nje historicizem selektiv e as te besh kryqetarin katolik kunder "bizantinit ortodoks. ".Nje lloj racizmi qe mund te duket ne arsyetimet e Velos dhe mbivleresimi te ortodoksise perkundrejt myslimanizmit, nuk mund te neutralizohen me nje lloj revanshizmi krahinarist dhe radikalizmi katolicist.

Përpjekje patetike për t'iu

Përpjekje patetike për t'iu përgjigjur problematikës që ngriti intervista bujëshumë. Ka aq shumë për ti kundërshtuar pikat e diskutimit të Lelës, sa të lodh edhe thjeshtë ideja e të shkruajturit. Më la një përshtypje të fortë për mungesë iluminizmi e arsyetimi (qesharake qe psh sjellja e artikullit "bombë" në blogun e Vehbiut, për kundërpeshë... hahaha). Lela për gjykimin tim është pjesë e asaj kashtës mediatike që e sigurt është që nuk sjell mirë për shoqërinë (se për dëm nuk e vë dorën në zjarr). Me analistë kritikë kaq bosh pushtetet rendin me shpejtësi drejt abuzimit dëshpërues me shqiptarët.

Maks Velos ç’i panë

Maks Velos ç’i panë sitë…?

Breke i pane dhe .... pantallona nese i ka breket e grisura.

Kjo pasi qe dihet se Maksi i ka syte ne b....

Disa po mundohen te

Disa po mundohen te zvogelojne rendesine e pergjigjes se Leles. Sipas meje ky artikull eshte pergjigja me e forte dhe me inteligjente e intervistes se Velos. Eshte pikerisht kjo qe duhet. Pjesa ku futet politika eshte me e dobta dhe duket si shtese e tepert dhe e panevojshme.

Po me mire qe shpertheu debati. Shkruajti edhe Nano nje liber "Une jam Geg!!!!????, por askush nuk e mori vesht cfare donte te thoshte. Duhet nxjerre bretkosa nga barku dhe duhet hedhur ne shesh. Tani kush eshte usta le ti formuloje tezat e tij sic duhet.

Max Weberi ka shkruar nje liber qe mbahet nje nga me te miret per sociologji dhe gjithpranuarit ne bote, ku argumentohet se feja protestante eshte baza (shpirti) i kapitalizmit te sotem perendimor. Se sa eshte kjo e vertete per fete shqiptare dhe deri ne c'mase, kjo eshte tashme teme diskutimi, fale provokimit te Velos!

Ky diskutim nuk perben nje baze per aparteid, sic mendon dikush. Sic thote Lela, problemet personale te dikujt nuk mund te perbejne probleme te shoqerise.

Z.Lela shkruan:Ata(Geget)

Z.Lela shkruan:Ata(Geget) kanë qenë në krye të punëve të Shqipërisë që nga Gjergj Kastrioti, Ahmet Zogu e më vonë Sali Berisha. Skenderbeu nuk mund te pervetesohet.Si mendon z.Lela??Une jam i mendimit se ai nuk mund te pervetesohet,sepse eshte Hero Kombetar i te gjithe Shqiptareve,qofshin ata Gege apo Toske.Nga Tivari deri ne Preveze.Eshte blasfemi te deklarosh Skenderbeun Hero Geg.Imagjino Skenderbeun,sikur ti peshperije dikush ne varr se pasuesit e tij te denje(Geg) jane Sali Berisha dhe Ahmet Zogolli dhe kete e thote z.Lela.Do qante nga deshperimi dhe dhimbja.Dhe sikur te kishte mundesi te ringjallej z.Lela nuk do i kishte mire punet me Skenderbeun.Se pari,ngaqe guxon te quaje Skenderbeun Geg dhe se dyti,ngaqe pasardhes te tij te denje quan Saliun dhe Zogun.Nese kenderbeu do kishte mundesi te ringjallej,nuk do deshiroja te isha kurrsesi z.Lela.

Ej pike e zeze, ne vend qe te

Ej pike e zeze, ne vend qe te kerkoje falje se e ka shitur dinjitetin per dy aspra, tani del dhe na meson qe gegnishtja nuk eshte me dialekt por eshte gjuhe thote. Po mire o taj, gegnishtja gjuhe, toskerishtja gjuhe, po shqipja cfare eshte? Apo iste vetem gjuha e sat eme dhe e tyt eti, dhe tani nuk ekziston me

lela eshte zedhenes i nje

lela eshte zedhenes i nje grupi katolik geg pa identitet kombetar, nje lloj kryqezate antishqiptare qe deshiron te libanizoje shqiperine sepse kjo eshte e vetmja menyre per te arritur te ''shkodra republike''. gjerat jane te qarta. lela kerkon te mobilizoje edhe ''janullatistet'' pasi gegokatoliket jane shume pake per kete qellim. ky provokon hapur sepse mendon qe kombetarizmi ne shqiperi eshte goditur rende dhe tani eshte koha e pershtatshme per ti dhene goditjen kombit shqiptar ne ballkan . jane ne te njejten linje me frymezyesit e kombit ''kosovar'. velua ,megjithese pallavosh,eshte lule ne krahasim me skuthin lala.'

Lela thote mos shaj geget o

Lela thote mos shaj geget o velo i vogel xhani. E vertete eshte se nuk ka si te jesh hem trim e hem i zgjuar. Trima e te zgjuar i kemi pasur te pakte ne geget por qe madheshtia e tyre ka kaluar ne tere planetin. Tosket jane te zgjuar por nuk jane trima. Dhe dy trima qe ka nxjerre ai vend vetem gjak shqiptari jane ushqyer i pari perdhunoi tere fisin, katundin e pashallekun e vet . I dyti te hante buken e te permbyste kupen, mohoi atin e tij, shfarosi shoket e vet, vrau inteligjencen e vendit, e i beri shqiptaret skllever qe punonin dhe mezi prisnin ta duartroksin sa edhe sot nuk u jane zbut kallot, nuk e di se kush ka qene me mizor i pari apo i dyti po ua le ju te zgjuarve ta zgjidhni.

Si Gegeria edhe Toskeria

Si Gegeria edhe Toskeria eshte mbushur me trima, nga Gjin Bue Shpata, Gjerg Araniti e deri tek Ismail Qemali, Fan Noli dhe te githe ata qe luftuan kunder itaianeve ne 1920 dhe kunder italianeve e gjermaneve ne WWII.

Per ata si Lela qe bejne sikur i mbajne anen gegve se i ofendoi Maksi, dhe i mbushin shkrimet e komentet me sharrje per tosket ka 2 mundesi:

1 - Ose jane te shitur qe punojne per ndonje agjenci te huaj dhe kane qellim te na ndajne ne dy guhe e dy popuj

2 - O jane thjesht idiote

Shumicen e rasteve mund ti plotesojne te dy kushtet, jane edhe sumshitur, edhe idiote.

Si fillim une jam toske me

Si fillim une jam toske me origjine. Por artikulli i Velos qe meret ne interviste nga Mapo dhe shan geget, e i pergjigjet Lela (kryeredaktor i mapos) duke mburrur geget e duke i ber pak karshillek toskeve ja ben muuuu thote populli qe eshte polemike e inskenur. Sesi e ka hallin Lela apo ata qe e paguajne Lelen ata e dine. Sa per ma me pelqeu nje artikull i z. Hila sot ne shtyp. Debat shterp si prej ultras stadiumi. Une propozoj qe kur te luhet Skenderbeu-Vllaznia koret e ultrasve te Skenderbeut te recitojne artikullin e z. Velo (te pershtatur me vargezim ashtu si hidhen koret ne stadium me megafon) dhe te Vllaznise ate te z. Lela. Ky eshte niveli intelektual i artikullshkruesve.

Add new comment