Protagonizmi i Nexhmije Hoxhës trazon shumë shpirtra, por ...

Postuar në 07 Shtator, 2014 06:39
Mustafa Nano

Pëllumb Kulla kish ndjekur intervistën e Nexhmije Hoxhës dhënë R. Qafokut dhe të nesërmen kish bërë një shkrim, në të cilin shprehte mosmiratim e zemërim ndaj faktit që ajo thirrej nga gazetarët e, për më tepër, që intervistohej në një mënyrë shumë konfidenciale e empatike. Nuk është hera e parë që Kulla e mban këtë qëndrim. E ka ngritur zërin edhe vite më parë, kur N.Hoxhën e ka intervistuar Rudina Xhunga. Dhe po njësoj, nuk ka gëlltitur dot si gatishmërinë e gazetarëve për ta intervistuar, ashtu dhe qasjen mirëkuptuese gjatë intervistës. Më kujtohet se atëmot kam shkruar dhe unë, por i ngacmuar nga Kulla, jo nga vejusha Hoxha. Jam i ngacmuar edhe sot. Nga Kulla, si gjithnjë.

Ndërsa N.Hoxha nuk më ngacmon as me protagonizmin e saj, as me qëndrimet që mban. Nuk kam as motivimin më të vogël për t’u shprehur lidhur me qëndrime të saj, sido që për atë vetë kam të njëjtin mendim që ka dhe Pëllumb Kulla. Mos vallë kjo vjen ngaqë unë, në ndryshim nga Kulla, nuk kam qenë i përndjekur gjatë regjimit komunist? Nuk e përjashtoj këtë gjë, por nuk do doja që të ish ky shpjegimi; prandaj prirem për t’i mbushur mendjen vetes se nuk është kështu, e në këto rrethana do doja të kisha qenë njëmend i përndjekur në mënyrë që të kisha mundësi në këto kohë të provoja se emocionet e përvojat personale nuk është e thënë që ta prekin e komprometojnë dispozicionin demokratik. Mirëpo këtë provë nuk kam se si ta jap. Unë veç i përndjekur që s’bëhem dot.

Dhe me këtë dua të them se me Pëllumb Kullën ndahem të paktën në një pikë. Unë ia njoh Nexhmijes të drejtën të shprehet, ta thotë të vetën, të mbrohet, të përpiqet të justifikojë krimet që ka bërë i shoqi apo – siç besojnë të shumtët – edhe ajo vetë. Dhe mendoj se, nëse nuk do t’ia njihja asaj këtë të drejtë, në thelb nuk do të kisha ndonjë ndryshim të madh prej saj. E di, ajo (supozohet se) ka bërë krime dhe është përgjegjëse për mijëra viktima të regjimit komunist, ndërsa unë, duke qenë se nuk kam qenë në krye të ndonjë regjimi tiranik, supozohet të mos kem bërë ndonjë krim. Por dyshoj se në themel të çdo krimi qëndron mohimi i së drejtës për t’u shprehur e për t’u mbrojtur, që u bëhet atyre që duan të shprehen e të mbrohen, sidomos kur janë në një mënyrë a në një tjetër kundërshtarët tanë.

Mund të thuhet: “Po ajo, sikur në këtë vend të kish pasur drejtësi, do kish përfunduar me kohë pas hekurave të burgut”. Në fakt nuk do të ishte çudi që do ndodhte kështu. Nuk jam 100% i sigurt se mund të ndodhte, ngaqë Nexhmija nuk ka pasur funksione në hierarkinë e shtetit totalitar, por në një sistem të mirëkopsitur drejtësie, kush e di, edhe mund të dënohej. Mirëpo ky sistem drejtësie tek ne nuk ekziston. Lind pyetja: Kush jemi ne që të zëvendësojmë institucionet e drejtësisë e të vendosim në emër të tyre se kush duhet ta qepë gojën njëherë e mirë e se kush ka të drejtë ta hapë? Po të ish kështu, edhe unë, edhe Pëllumbi, me kutin tonë të drejtësisë, do të kishim rrasur në burg me dhjetëra funksionarë të shtetit postkomunist me akuzën për krime të rënda, si vrasje, plaçkitje, nxitje të përçarjes kombëtare, etj. E ndonjë syresh i ka bërë vendit dëme ku e ku më të mëdha se sa i ka bërë Nexhmija (kur them “Nexhmija”, afërmendsh nuk nënkuptoj “i shoqi”; i shoqi i saj është muhabet më vete). Mirëpo, këta që e kanë hak burgun më shumë se Nexhmija, jo vetëm që flasin e shprehen, por kanë edhe pushtet, aq pushtet sa, po të duan, mund të na heqin të drejtën e shprehjes edhe mua, edhe Pëllumbit.

Përveç kësaj, unë nuk mendoj se një gazetar kureshtar e serioz bën mirë nëse i thotë ‘jo’ mundësisë për të intervistuar (apo biseduar me) personazhe të tillë. Në këtë pikë, më duhet të pohoj se një nga bisedat më interesante në jetën time gazetareske e kam pasur me Ramiz Alinë, në shtëpinë e këtij të fundit. Të flisje me të ishte si të flisje me historinë, dhe kjo s’kish të bënte me atë si person (nuk më bëri ndonjë përshtypje në këtë drejtim; madje, para takimit kisha një mendim më të mirë për të). Jo, kish të bënte me atë si personazh.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe në rastin në fjalë. Nexhmije Hoxha, është si është, ka bërë çka bërë, është një personazh i historisë së Shqipërisë. Çfarë ajo thotë sot – dhe nuk ka fare rëndësi se çfarë thotë – ka vetvetiu një vlerë dokumentare në të ardhshmen. Dikush mund të ketë arsye t’i quajë qëndrimet e saj gjepura, apo atë vetë të ligë, të neveritshme, apo ku di unë, por ky fakt nuk e zbeh forcën dokumentare të asaj që ajo thotë. Sidomos në këtë moshë që ka. Sidomos kur të gjithë mendojnë se mendjen vijon ta ketë qiqër. Ne të sotmit as që kemi mall t’ia shohim surratin, por pasardhësit tanë (të mijtë më shumë se sa ata të Pëllumbit) do të jenë të ftohtë, e do ta shohin një intervistë që Nexhmijes i është marrë sot si një gjë të rëndësishme të arkivave televizive. Ashtu siç do të shihnim ne të sotmit një gjurmë dokumentare që ka të bëjë me, fjala vjen, Esat Pashë Toptanin, s’ka gjë se të gjithë bien dakord se ka qenë një nga politikanët më të paskrupullt që ka nxjerrë ky vend (i shoqi i Nexhmijes ka qenë ndoshta më i paskrupullt).

Vijmë te çështja tjetër, te mënyra se si është intervistuar Nexhmija. Këtu pajtohem me Pëllumb Kullën. Vetëm se unë di një gjë që Pëllumbi nuk e di (ngaqë ai është larg, në SHBA). Po, është e vërtetë, edhe Xhunga, edhe Qafoku i kanë ardhur pas midesë Nexhmijes, por duhet thënë se në rrethana të tilla nuk hyn domosdoshmërisht në lojë simpatia personale. Rëndom ndodh që, nëse nuk premtohet e demonstrohet kjo dashamirësi, intervista refuzohet. Dhe gazetarët, për të mos e djegur këtë shans për të intervistuar një personazh historik, bien dakord të “sillen mirë”. Me një fjalë, nuk e pyesin e nuk e fusin në binarët ku duan ata, por e lënë të flasë e të ecë në binarët që do ajo. Kjo nuk është fort gazetareske. Por mbetet gjithsesi me rëndësi në planin e dokumentimit të historisë, ngaqë ka folur Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e njeriut që e ka sunduar këtë vend për 45 vjet me radhë ashtu si askush nuk ka mundur ta sundojë më parë (këtu bën përjashtim Ali Pashë Tepelena).

P.S. Unë nuk e di, nëse Pëllumb Kulla u ka hedhur ndonjë sy shënimeve të ditarit të asistentit brainwashed të Enver Hoxhës, të cilat Panorama ka zënë t’i publikojë prej ditësh. Sikur të isha në vend të drejtuesve të Panoramës, unë nuk do t’i kisha publikuar ato shënime të shkruara me një gjuhë të belbët, por në të njëjtën kohë jam i bindur se ai ditar, është po njësoj një dëshmi dokumentare e historisë. Zëri e arsyeja e Haxhi Kroit janë zëri e arsyeja e diktaturës shqiptare 50-vjeçare.

Shqip

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

U pa kjo pune,

edhe kur ishte ne pushtet, edhe tani qe eshte ne pension,

Nexhmie Hoxhes i duhet hapur udhe, per hir te kronikes se arkives...

Edhe Sala, ne fillimet, ndaj e denoi vetem per kafete (sado qe Nexhmija nuk e perdorte kafene, prej kur shoku

Enver me vendim te Birose, e la duhanin fare), se nexhmija mund t'i thoshte "s'te vij fare ne gjyq, dhe ka per te

mbetur kronika/arkiva bosh!

Jo zoti Nano,  nuk behet lehtesim/justifikimi i gazetarise, perballe asaj qe ka ndodhur...

Petro Marko, ne kohen e "satrapit Zog", sic vazhdon ta quaj Nexhmija (qe megjithate u detyruar ta levdonte

Kolegjin Mbretnuer" te kohes se tij), vendosi te bente reportazh: Si jetojne shqiptaret?

I erdhi hera te shkonte te kryeministri, nuk e lane te hynte brenda dhe Petro shkroi: merreni vete me mend

se si jeton kryeministri!

Kurse Qafoku apo Xhunga, nuk e kthejne koken nga e verteta, edhe kur Nexhmija s'kujtohet te kujtoj se

edhe Nene Terezen, nuk e la te hynte ne kete vend, per te marre pjese ne Lamtumiren per nene e motren e saj!

Mendoj se ketu eshte ajo qe Kulla do ta deshironte prej gaztareve, jo vetem atyre ne fjale.

Pak me tej: kush na e ka mbushur mendjen neve se Nexhmija s'ka pasur pushtet formal ne ate kohe

te pushtetit te vetem nje njeriu?! Vertete te besojme se kjo vjen vetem se ajo u persekutua dhe nuk e bene

kurre anetare te Birose, kur antare te kesaj Biroje u bene edhe pothuaj tere armiqte e popullit si mehmet Shehu, Kadri Hazbiu,...?!

Dhe, a te kujtohet, i nderuar Mustafa, per ke votonim ne asokohe?

Une per vete, dhe po te doni ma merrni edhe mua si disidence, UNE dmth, Asnjehere nuk kam votuar

per Partine Komuniste as per Partine e Punes! Une kam votuar per Frontin Demokratik,

kryietare e se ciles, ndodhi fare rastesisht, te ishte shoqja Nexhmije Hoxha...

Ne mund t'ja harrojme, neglizhojme te qenit nenkrietar te ketij Fronti, vetem Ismail Kadarese

per shkak se ai ishte shkrimtar, dhe akoma s'e ka marre cmimin Nobel, por s'kemi asnje sebep,

t'ja falim Nexhmies, qe po ketij Kadareje, ia mori peng doreshkrimin e Dimrit te...tyre.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Shum here gjuha qe flasim nuk tregon kush jemi, shkrimi qe shkruajme nuk tregon kush jemi, po ne kete rast M.Nano eshte ne qartesi te dukshme jo vetem si optike po dhe si frekuence cfar ai shkruan, po dhe si nje barazi cfar mendon dhe ideologjine e tij te kuqe. Nuk shkruan per te polemizuar edhe pse cdo gje kinse eshte por polemike. Shkruan per reklame dhe vetem reklame dhe, kete e ben mire si i kuq qe eshte. Nuk shkruan per te ndare me lexuesin nje debat po shkruan me vetedije te plote si nje njeri ideologjik, si nje komunist qe jep direktiva. Dhe si komunist ka veshur jo vetem kostumin komunist po ka vene nje kravate jo te kuqe, po kravate diplomatike te patllixhanit, si ngjyre per te kamufluar pozicionin e tij si komunist e per te tonuar pozicionin e tij si socialist. Komunizmi nuk eshte dhe nuk ka qene nje pakice ne shqiperi. Energjia kriminale e komunizmit eshte tutur vetem se nuk kishte frymemarrje ne arenen nderkombetare, kurse ne tapetin e ngjarjeve ne shqiperi komunizmi ka bere kerdine duke orkestruar kaosin dhe corjentimin total ( E kam fjalen per keto njezjet vjet se ne diktature dihet dhuna gjakatare) dhe, tani, nuk jane pakice se per kete kane punuar jo vetem strategjite e klyshave te kuq po dhe mediat dhe vecanerisht politika. Ja kane arritur qellimit?! Ja kane arritur dhe kjo eshte fatkeqsi kombetare! E fituan betejen jo vetem pa gjakderdhje, po dhe pa denime, po dhe moralisht te lare. Propogande dhe vetem propogande trimeruese dhe propogande te sukseshme manipuluese sa qe nuk po guxojme me ti kritikojme dhe jo te kemi fuqine legjislative dhe morale ti bejme te heshtin. Jo Kriminelen nexhmije Hoxha jo qe jo, po dhe autoporlandet e mediave, keto gazetare ideologjike lekurkuq. Me teper se ceshtje interesash te keto gazetare ka te beje me pozicionin e tyre shpirteror e politik te krimbur e trushplare. Ka te beje me incizimin e tyre ideologjik qe ne bark te nenes me ideologji vrastare. Keto gazetare jane empatik me Panteren, po qe te jesh empatik me nje tjeter duhet te kesh aftesine qe te hysh ne lekuren e tjetrit, te marresh forme si tjetri, te marresh fryme si tjetri, te mendosh e ndjesh si tjetri(lexo si Pantera) dhe te M.Nano cdo gje eshte ne harmoni te plote me Panteren saqe guxon e sygjeron e mbron idene e shtron si direktive te mos e zgjojme dhe zemerojeme me pyetje qe i prishin humorin Panteres se i duhet historise.(?!) Kulmi. Gazetaret qe marrin ne pyetje Panteren e Zeze deformojne realitetin me epatine e tyre dhe ky eshte manipulim e propogande, dhe kjo eshte e denueshme moralisht e kacafiu e per gazetare te tille qe nuk kane kodeks nderi duhet te kete konsekuenca profesionale. Dhe ketu nuk kemi te bejme me dukumente historike po vetem me manipulim e propogande, me seleksion te se vertetes dhe varrosjes e vrasje te fakteve. Nuk kemi te bejem me objektivitet e neutralitet te gazetarit po me empathi ideologjike duke u bere nje me te keqen e duke e kthyer intervisten vetem ne propogande e manipulim duke e konstruktuar historine e realitetin te deformuar. Ne qofte se Panteren e zeze N. Hoxhen duan ta marrin ne interviste le ta marrin ne tryeze te rrumbullaket ku te kete plot gazetare te tipit nano po te kete dhe te tjere te persekutuar ne burgjet po dhe gazetare e qytetare realiste apo historiane ku ne menyre realiste te mbrohen pozicionet dhe te dale fytra e dimensioni i vertete i realitet qe kemi jetuar e jetojme. Kjo do te ishte etike dhe jo manipulimi i nje interviste me nje gjakatare duke e grimuar e makjazhuar sa me njerzore. Nuk e di po duhet te kete dhe ne shqiperi nje kodeks nderi per gazetaret ashtu si ka ne bote qe ti denoje keto lloj intervistash empatike manipuluese. Duhet te kete nje klub gazetaresh qe te mbaje qendrim per propoganda te tilla e ti klasifikoje gazetare te tille me statusin “SURROGATO“.
Lexojeni titullin sa acarues, provokues, manipulues, propogandues: PROTAGONIZMI I NEXHMIJE HOXHËS TRAZON SHUMË SHPIRTRA, POR …Ne nuk na rruhet. – Ne jemi fitmtare. - Ne do t’ju shtypim. – Ne jemi diktatura e proletariatit dhe truri nuk ka se mbaruari te pjelle gjithe ate histori gjakatare te komunistave shkaterrues.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Te mos kishte shkruar Pellumb Kulla, ne nuk do t'a kishim mare vesh fare qe kishte dhene interviste Nexhmija. Ai na detyroi t'a gjenim kete interviste ne media. Keshtu qe Nexhmija i dergon nje falenderim te madh Pellumbit, per publicitetin e jashtezakonshem qe i beri intervistes te saj.

Submitted by Blendi (not verified) on

Jam dakort me aresyetimin e z. Nano. Nexhmija duhet te lene te shprehet, pse jo? Gazetaret nuk mund t'a detyrojne te shprehet sic duan ata. Ne fund te fundit kush mund t'a detyroje te pergjigjet kur asaj nuk i pelqen pyetja? Me siguri qe ajo merr me pare planin e pyetjeve qe do te behen pastaj jep pelqimin per kryerjen e intervistes.

Megjithate per nja dy-tri gjera mund te jete skeptik njeriu kur degjon Nexhmijen. Intervistat e saj jane shpesh redundante. Me kete kuptoj se pari, se ajo vecse perserit versionin e te shoqit per ngjarje te ndodhura, dhe kete version e njohim prej kohes kur ai ishte gjalle dhe se dyti, permbajta e intervistave te saj dhene Rudina Xhunges, Bugajskit, dhe tani se fundi jane nga permbajtja identike. Ne kete kuptim nje interviste me Nexhmije Hoxhen nuk perben ndonje sensacion. Nuk degjon ne to ndonje interpretim te ri te ngjarjeve, apo ngjare te tjera, te cilat nuk e dinim me pare nga propaganda zyrtare e atehershe apo nuk e kishim degjuar me pare nga ajo. Kush e ka degjuar/lexuar intervisten qe i ka dhene Rudina Xhunges, ka degjuar/lexuar automatikisht edhe te tjerat.

Dhe mbi te gjitha, sa perqind vlere historike kane tregimet nga nje mendje manipuluese mbi nje histori te manipuluar te kohes se komunizmit, si ajo e jona.

Ndoshta e vetmja vlere qe kane keto intervista eshte te shohesh se si evolon (ne daci si degradon) nga intervista ne interviste mendja e nje gruaje qe po i afrohet moshes prej nje shekulli dhe per te thene ne fund te saj: "Po kjo po i afrohet qindit dhe mendjen e paska qiqerr." Nje rast per shkencen e mjekesise, me sakt psikologjise, ndoshta.

Tung,

Blendi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.