Metereologia quhet “e shëmtuar” në Facebook, ajo kthen përgjigje të papritur.

Postuar në 31 Gusht, 2014 02:23

Femrat që japin motin, si çdo femër tjetër në profesionin e tyre, janë përfshirë disa herë nga fyerjet dhe nga njerëz që flasin për to dhe jetën e tyre pa u menduar. Metereologia e ABC news në SHBA Ginger Zee është vënë në qendër të vëmendjes teksa një burrë i ka shkruar asaj në profilin e saj në Facebook.
“U are the most ugly weather girl iv seen on tv. Don’t smile so much ur ugly”-i ka shkruar ai.
Dhe ajo ka bërë një status ku ka thënë se mund ta quajnë të shëmtuar sa të duan sepse ajo ka studiuar shumë dhe ka kaluar shumë stuhi që të mund të quhet e tillë.
Duke treguar sens humori ajo ia ka kthyer burrit me emrit Brian Rice “E ke gabim. Unë jam metereologia më e shëmtuar. Gëzuar këtë të premte”.
Ginger Zee është një ndër metereologet më të njohura e cila ka intervistuar edhe presidentin Barack Obama.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.