Rama dhe superRendi

Sot Kryeministri Rama u shpreh se INUK do të shkrihet për të kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme. Motivi sipas tij dhe ministrit Tahiri qëndron në disa pika, nga të cilat po përmendim dy ndër kryesoret:
1. Ndalimi i zhvillimit kaotik dhe rrënues dhe nisja e një zhvillimi të qëndrueshëm, sepse territori shqiptar do mbrojtur.
2. Arrestimi i çdo krimineli që cenon edhe 1 metër katror pronë të përbashkët pa autorizim të shtetit.
Me pikën 1 jemi plotësisht dakord. Dëmet shihen kudo nëpër Shqipëri dhe normalisht ndjehet nevoja urgjente për të pasur rregulla në fushën e zhvillimit urban dhe të territorit.
Por dhe me pikën 2 prapë jemi parimisht dakord. Është një plagë e shoqërisë sonë pandëshkueshmëria e përhershme e pjesës më të madhe të kriminelëve, këtu e 20 vite. Por përfundimi logjik i shkrirjes së INUK-ut dhe përfshirjes së kësaj strukture në Ministrinë e Brendshme nuk bind.
INUK ka vepruar intensivisht në këtë vit të parë të qeverisë Rama (ndoshta dhe duke shkelur apo anashkaluar ligjin siç është shkruar herë pas here, por dhe me një mbështetje të gjerë të publikut). A ka denoncuar INUK "kriminelët" që kanë shkaktuar dëmet për të cilat janë realizuar ndërhyrjet? A janë arrestuar persona të kapur në flagrancë për veprën penale të ndërtimit pa leje? Nëse jo, çfarë e ka ndaluar ministrin Tahiri të veprojë?
Nëse problemi qëndron tek prokuroria (çështje e hershme e problemeve të Ramës me drejtësinë dhe që u përmend edhe sot), çfarë zgjidh përfshirja e INUK-ut në MB?
Edhe në rast se kjo nismë rezulton e suksesshme (dhe Respublica do të gëzohej në këtë rast) a është kjo rruga e duhur?
Sa afër me një shtet ligjor/policor (që ndryshon nga shtet i së drejtës) jemi pas kësaj nisme?
Po për të tjera institucione që nuk arrijnë qëllimin e tyre ligjor, vallë do të veprohet po në këtë mënyrë?
P.sh, për Task Force të Ministrisë së Mjedisit që gjëmon çdo fundjavë në Tiranë, zhurmat e lokaleve të natës, a do të procedohet në të njëjtën mënyrë?
A do të procedohet po kështu me përfshirjen e një pjese të Ministrissë së Arsimit brenda Ministrisë së Rendit, për të garantuar ndjekjen më efikase të kriminelëve?
Po me mjekët që paguhen nga privati në ambiente shtetërore (dhe shembujt janë të pafundëm, disa kanë përfunduar edhe në shtyp) a do të procedohet me arrestim? Apo duhet kaluar QSUT-ja brenda MB njëherë?
Është interesant një detaj që ministri Tahiri përmend në prononcimin e tij: 1705 persona nuk kanë bërë asnjë ditë burg!!! Çfarë do të ndryshojë me nismën e re? Duket sikur është prokuroria ajo që duhet përfshirë në MB dhe jo INUK!
Shenim i redaksise: bazuar mbi nje postim te Berishes ne Facebook po bejme nje shtese ne lidhje me kete ceshtje te cilen e gjeni ne http://www.respublica.al/billboard/2014/08/26/shtet-i-se-drejtes-apo-shtet-policor

Comments
E cfare vlejne pergjigjet
<p>E cfare vlejne pergjigjet tona? Rama nuk po pyet asnje e jo me te lexoje komentet tona? Pyesni Ramen per kete shashke te rradhes sepse aq shashka sa leshon Ai dite per dite nuk kemi me takat ti analizojme e debatojme. Jemi lodhur e rraskapitur ore! Nuk na punon truri me se ne populli qe sapo mesuam rregullat ne demokraci nuk na shkonte mendja kurre se duhet te vazhdojme te mesojme edhe natyren e rregullin e diktatures. Jemi thjeshte te mbingarkuar me dy pale sisteme! Aq te ngarkuar sa po ja leme shoku shokut llogjiken. Ti merru me Diktaturen e une merrem me Demokracine, takohemi ne faqe te gazetes dhe aty komentojme!!! Nuk di cfare te them tani per tani se jam i tronditur nga shpjetesia e ci-orentimit Kryeministror, po dyshoj ne aftesite e mia llogjike, po humb respektin per gjithe ato dije te vyera rreth demokracise dhe shtetit te se drejtes qe me mund e perkthime i pervetesova me aq zell. Me duket vetja kot, budall, injorant qe besova ne demokraci! Me vjen inat qe ofendova gjyshin per komunist, ku ta dija une se komunizmi do na hynte ne shtepi sot si permbytje natyrore? ku ta dija une se do merreshim prap me komunizmin? Thjeshte jam pa ide, pa ide se aq shume shashka ka hudhur gjer me sot ky Kryeminister sa dyshoj ne vleren e popullit vete!!!</p><p> </p><p>P.S. Me falni qe po e mbyll kaq heret "problemin" tim se po studioj komunizmin shpejt e shpejt se aty do te gjeje me siguri edhe pergjigjet qe sot po me duket ajo utopi e te "si ndodhi keshtu"..?</p>
Add new comment