PS e zgjidh problemin pa e parë fare

Postuar në 18 Gusht, 2014 14:54
Blendi Salaj

Mjaftoi një ditë dhe problemi i një predatori seksual, që kërkon seks për punë nga zyrat e Partisë Socialiste në Sarandë, u zgjidh. Vetë Kryeministri Rama i ka vënë kapakun çështjes me një postim në Twitter, ku në 140 karaktere apo më pak, u mor me gangrenën e punësimit përmes shërbimit ndaj partisë në pushtet.

Kryeministri e kishte trajtuar këtë çështje jo pak herë kur ishte në opozitë, duke premtuar se do ta shfaroste fenomenin. As e ka cekur dot! Mungesa e vlerësimit, mungesa e garës së ndershme dhe shpërblimi i ushtarëve të partisë, duke i vendosur në pozicione kyçe, është në mendimin tim një betejë e harruar pa nisur. Duke larguar Agronin nga partia nuk zgjidhet asgjë. Ky veprim dhe deklaratat patetike për shtyp më kujtuan atë batutën e dobiçit të hedhur në ferrë nga filmi i famshëm.

Ky fenomen korrupsioni i punësimit përmes deputetëve vijon më i fortë se kurrë, edhe në ditët e Edi Ramës si Kryeministër. Është diçka që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me cilësinë e jetës, e jo vetëm të administratës në Shqipëri. Sot është më mirë të jesh servil sesa i ndershëm, më mirë besnik sesa parimor, më mirë idiot i partisë sesa me kokë mbi supe. Këtu mendoj se sharra kryeministrore ka ngecur në gozhdën proverbiale. Kryeministri mund të ketë perlat, por është i rrethuar nga derrat. I lidhur, nga servilizmi i njerëzve të tij, si Guliveri nga liliputët.

Problemi që Kryeministri nuk adreson, nuk është tek epshet pedofilike të një njeriu, por te sistemi që i jep pushtet këtij takëmi, e që bën që populli ta zgjidhë hallin te zyra e deputetit, e jo te zyrat e shtetit. Pyetja lind, pse duhen Zyrat e Punës, derisa puna gjendet në mënyrën e Agron Canes? Provojeni vetë, është pothuajse e pamundur të gjesh dikë që beson te punësimi me meritë – dhe kjo nuk mund të jetë një rastësi. Njerëzit mendojnë kështu, sepse kështu është.

Kaq për fiaskon e fundit në marrëdhëniet me publikun. Kjo do t’i ketë efektet të gjata dhe dëmin në imazh do ta ketë të rëndë. Sado ta bëjnë lanet në media, çakej si ky janë gjaku në venat elektorale të partive politike në Shqipëri. Si efekt anësor mund të përmendim se u desh një pedofil për të shpëtuar një guvernator.

shqip

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Nje qendrim nga me te padenjet, qendrimi i ketij gazetari lozonjar qe loz me te gjithe hunjte, mjaft qe ta kruajne atje ko do ky.  Na nxive jeten me brambullitjet politike duke perdorur  terma te forte si predator seksi e te tjera pallavra gjoja enciklopedike. Valle nuk mund te shkruash nje artikull se cfare e shtyti ate plak (ne ka te verteta) te felliqur qe te kerkonte favore seksuale, a ishte kjo nje shperthim i rastesishem apo ishte nje fenomen qe vazhdimisht gjen terren kur shteti shqiptar eshte perdorur prej gati nje cerek shekulli si pronat e coptuara feudale ku cdo punonjes i shtetit deri tek portieri apo pastruesja, kerkonin dhe vilnin taksa pse kaloje nda dera qe ata njerez i quanin prona dhe copa te tyre.   Ti vertet perpieqesh te jesh psikolog, madje dhe ke dhene mendime psiko-pedagogjike tek Vellai i Madh. por nuk te shkon fare te rreshtohesh ne anen e bandave megafonike  the te tamtameve se ne vend qe te sjellesh ate kulture qe fitove ne perendim, po rrezohesh edhe vete ne batakun baltoz dhe leshator mediatik te krijuar tranzicioni i deformuar berishian.

Eshte fort e natyrshme se mesim nuk mund te marresh nga nje "anonim" por edhe anonimet jane njerez dhe kane te drejte qe te shprehen per cka lexojne dhe per emocionet negative apo pozitive qe shkaktojne shkrimet  realiste apo te bezdisshme, mediokre apo keqdashese. Jo vetem ky "anonim" por me mijra jane qe presin qe ne stytyp te lexojne analiza te te vertetave dhe jo analiza tautologjike te pjeseve jasht thelbit te gjerave sepse keshtu edhe gazetaret mund te kontribuojne ne forcimin dhe rritjen e opinionit te shendoshe duke dale nga ajo gare e cfrenuar "he se anonime medioker na lexojne  dhe ne artikuj medioker bejme dhe fitojme leke"

Jane disa gazetare dhe analiste ne Shqiperi qe pelqehen nga shoqeria e shendoshe per argumentet e tyre te shendosha dhe argumentiet mbi bazen e tyre duke mos iu shmangur fakteve me lo9jra fjalesh dhe sofizma te qellimshme. Kaq kish per sot, por po u pengua, natyrisht qe s'kamk te tjera!

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Bashkohem me Dardanin per nje takem gazetaresh qe cdo mengjez zgjohen dhe sic bejne ate ritin e perditshem " brambullitin"  brockulla gjasme  pi.ar. ...Per rastin ne fjale , mua me ka ardhur per te vjelle me rolin e  ndyre  te medias, me transmetime dhe ritransmetime te turpshme  .... Shyqyr qe ishte me pushime A.Cani  dhe o burra kush te paraqitej me pervers se tjetri ...per te mos thene se tjetra ; ca gazetare femra shume here me te paturpshme  se viktima e Sarandes , qe te pakten ishte nga nje fshat i humbur kishte tri femije per te ushqyer ....!

Submitted by Tani (not verified) on

Nuk I kuptoj komentuesit e mesiperm te cilet i pervishen Blendi Sales.

Asnje fjale nuk thone per shtetin paralel te Kocos. Perse duhet ajo zyre konkurente e Kocos me zyren e punes te Veliajt?

Ku duhet te shkojne te kerkojne pune qytetaret? Ne rast se ai pervers do ishte i punesuar ne zyrat e shtetit nuk do te kishte guximin te bente ate oferte "bujare", por duke qene ne nje zyre private ai provoi dhe nuk i eci.

Duke qene se i perkas atyre njerezve qe sollen ne pushtet kete qeveri, nuk besoj se jam rreshtuar ne anen e tamtameve berishiane. Por nje gje i kerkojme kesaj qeverie. Te mbyllen keto zyra debilesh dhe te forcohen zyrat e shtetit.

Submitted by Albi (not verified) on

Ajo zyre duhet pikerisht per ate gje, per te na treguar se zyrat e Veliajt nuk i merr seriozisht as partia e tij. Urime per kryetarin e ri te Super Bashkise se Tiranes!

Submitted by Dardan (not verified) on

@Tani,

Zyrat e Kocos dhe te tjereve qe qe mendojs se duhet ti kene, dhe po te jete se nuk i kane, duhet ti krijojne, jane te ngjajshme me zyrat ne Perendim. Vete une per problemet e mia shkoj ne te tilla zyra. Deptuteti i zones ku jetoj une ka disa zyra te tilla, qellon qe ai vete te jete ne dispizicionin tend (tim) per te marre shenim hallet e tua (te mijat), qellon qe te jete ndonje tejter punonjes qe e ka caktuar vete TD per te marre shenim apo degjuar hallet e publikut. Keshtu qe praktika e zyrave te tilla nuk eshte nje shtet paralel por eshte nje hallke (midis hallkave t tjera) per tu lidhru Dputeti me zgjedhesit apo qytetare e zones nga ka dale fitues.  Rama beri mire qe e futi ket gje (nese nuk e kane futur te tjeret para tij) por si kudo, gjera te ngjajshme me me rastin e Canes dhe asaj zonje ndodhin edhe ketu.  Por askush nuk ngrihet apo te shkruaje e te thote brockulla te tilla si te disa gazetareve ne shtypin shqiptar.

Ps-ja duhet te pun0je qe keto zyra te jene efektive per njerzit ne menyre qe tu krijohen atyre sa me shume hapesira per te gjetur vetvehten apo per te zgjidhur problemet e tyre. Eshte e natyrshme se, nese PS fle gjume dhe nuk kontrollon njerzit qe le si prites ne ato zyra, vertet qe keto lloj vendesh kthehen ne  zyra kurverije jo vetem nga prtitesit por edhe nga bujtesit (meshkuj ose femra) qe duan te shfrytezojne rastin per te zgjithur ne menyren me te lehte problemet e tyre.   Deptueti qe punon, i kthen keto objekete ne vende diskutimi dhe shkembimi pikpamjesh mbi problemet e secilit nevojtar dhe jo si shkembim (me falni) brekesh etj.

Ndaj nuk jam dakort me artikullshkuresin i cili kerkon me menyra te gabuar  duke perdorur silogjizma qe ne pamje duken logjike por qe ne menyre sofistike kerkon  te inkriminoje politiken e shumices ne pushtet.

Submitted by Albi (not verified) on

O Dardan, zyrat e senatoreve e kongresmeneve ne USA nuk jane zyra punesimi o shok, jane zyra organizimesh politike ku politikani mban gjalle stafin e tij edhe ndermjet zgjedhjeve. Kuptohet njerezit shkojne e flasin, po shpesh per ti bere presion qe te votoje ne nje menyre ose jo ndaj nje projektligji.

Pse flet per gjera qe nuk i di aman?

Submitted by Albi (not verified) on

Dorezohet gje CV-ja per punesim ne zyrat e Costellos? Merren vajzat e vogla per t'iu dorezua si trofe Costellos?

Jo dhe jo? Atehere ca lidhje ka kjo me zyrat e ketij Princit te Bregut?

Submitted by Rubin Malaj (not verified) on

Bravo  Blendi, leri keta anonime te llapin, Te mbyllet zyrat e partise se punes, jetojme ne 2014. Te forcohen zyrat e shtetit, neqofte se ka nje te tille qe funksionon per popullin. Mer perlqeu fraza e fundit: "Si efekt anësor mund të përmendim se u desh një pedofil për të shpëtuar një guvernator" Edi Rama per kete pedifilin u prononcua menjehere, po per Fullanin?

Submitted by Zapbone (not verified) on

Blendi Sala ekspozon dhe komenton sakte abuzimin e paskrupllt te pushtetit dhe te elites destruktive dhe pozicionin pordhacak te Kryeminstrit qe po ben nje politike gati amok duke dale nga realiteti e duke shijuar fuqine e mrekulline e pushtetit e nuk eshte puna se eshte bere i besdishsem po po behet i padurueshem e i pa pranueshem me qendrimet e tij. Nuk e di se cfar presin njerzit me qe nuk kane heretizem as ne mendim e ti bej klik per realitetin qe ne jetojme ne dy bote paralele Nje gje eshte e qarte per te gjithe qe politikanet nuk jane te miret dhe nuk i perkasin te mirve, pra nuk jane miqte e popullit. Ato nuk duan tja dine per hallet e popullit dhe per problemet kombetare dhe kontrata qe eshte lidhur me politikanet duhet zgjidhur duhet xhbere, duhet tjetersuar, pra i gjithe sistemi duhet ndertuar ndryshe po jo me keto politikane, jo me keto deputete. Keto jane politikane te nje klubi mafioz, te nje karteli qe vetem vjedhin dhe besimi ka humbur e thika ka shkuar ne kocke. Politikane plot dosje e precedence penale e amorale dhe kontrata do prishur, dhe detyre eshte e njerzve intelektuale te bejne kontrate te re me shoqerine po dhe ta sqarojne e orjentojne shoqerine qe nuk ka vetem detyrime po dhe te drejta e duhet te kerkojne nje kontrate te re per te ardhmen e femijve te tyre.

Submitted by Albi (not verified) on

Sinani dhe Dardani me sa duket shkruajne nga zyrat e Abissnetit, ju falet.

Blendi ben dicka qe cdo njeri me dy pare mend mund te bej. Nuk merr persiper te "analizoje problemin e pedofilise". Ka njerez te tille ne tere boten, e njerez qe jane marre tere jeten e tyre me keto probleme nuk e dine si dhe nga cfare motivohen pedofilet. Te besh shkrime me supozimin se do zgjidhesh probleme qe bota nuk di nga ti zgjidh do te thote te behesh Muc-Stefan-Cil, pra (deleted) qe ha buken e partise e asgje me shume.

Blendi po thote ama qe arsyen se pse njerezit si kjo grua me halle detyrohet te shkojne te zyrat e partise ne e dime shume mire. E dime se nga vjen kjo e keqe. Vjen nga sistemi politik qe eshte instaluar ne Shqiperi keto 24 vjet qe ka shume pak te perbashketa me demokracite e zhvilluara. E pra nga ky sistem merr pushtet Agron Cane qe te shprehe fantazite e tij me te felliqura, sepse ndryshe nuk do kishte kurre kurajo dhe mundesi ta bente.

Ah se mos harroj, se na behet merak Stefani: FAJIN E KA SALIU!

Submitted by Hatibi (not verified) on

A e pate si reagoi Kocoja ne valen e kritikave mbi rolin e zyres se Sarandes? Me "premtimin" se jo vetem qe do ta mbaje zyren ne fjale por do te hape edhe nje tjeter ! Dhe a vute re se ku? Jo, fjala vjen, ne Delvine apo diku tjeter, por ne epiqendren e debatit me te fundit rreth ndarjes se re administrative: ne Vranisht. Nacionalizmi behet edhe nje here streha e Kocove.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.