Irinej në Tiranë, media në Kosovë reagon ashpër: Aspak vëllazërore, turp i shtetit shqiptar

Postuar në 01 Qershor, 2014 12:21

Ceremonia e shenjtërimit të katedrales ortodokse në Tiranë ku, ndër të tjerë, mori pjesë edhe patriarku Irinej (i njohur për deklarimet e tij antishqiptare) ka sjellë reagime të forta në medien e Kosovës. Valëvitja e flamurit serb në Tiranë, mesazhi në media i patriarkut Irinej ku shprehej se “Kosova është serbe”, sjellja e liderëve shqiptarë para tij etj. janë cilësuar nga media në Kosovës si “një turp i shtetit shqiptar”. Përmes një redaksionale, gazeta “Express” në Kosovë e ka cilësuar atë që ka ndodhur sot në Tiranë si një “provokim që vjen nga shteti amë” dhe si një sjellje “aspak vëllazërore” të Shqipërisë kundrejt Kosovës.

n.k

Mëposhtë shkrimi i plotë redaksional i “Express”:

Flamuri serb ka valuar në mes të Tiranës, ndërkohë që nga kryeqyteti i shqiptarëve, Kryepeshkopi serb, Irinej, ka thënë se “Kosova është dhe do të jetë serbe”. Gjithçka ka ndodhur sot gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, e ku, tok me Krepeshkopin serb, kanë marrë pjesë gjithë lidershipi institucionalë e politikë i Tiranës.  Ky lirisht mund të quhet si provokimi i radhës që vjen nga shteti amë, apo thënë më mirë pakujdesia e radhës e Tiranës ndaj ndjenjave të kosovarëve; diçka që ndodh vazhdimisht, diçka që përsëritet kohë pas kohe - herë nga ndonjë televizion, herë nga një parti politike, nga ndonjë kryetar bashkie... Të kujtojmë se vite më parë, Goran Bregovic mori Çelësin e Tiranës, Kumbar i bashkimit të PS’së dhe LSI’së ishte Ish-Presidenti serb, Boris Tadic, pak javë më parë shqiptarët në Tiranë u harbuan me Zdravko Colicin. Por kulmi ishte ceremonia e sotshme shenjtërimit të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.  Pse duhet ftuar në një ceremoni kaq të rëndësishme për komuniteti ortodoks shqiptar një fashist serb sic është Kryepeshkopi serb, Irinej?  Si mundet që i gjithë lidershipi shqiptar; nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryeparlamentari Meta dhe lideri i opozitës, Basha, të marrin pjesë në këtë ceremoni dhe t’ia puthin dorën Irinejt?  Kush ua lejoi atyre të rinjve të valojnë flamurin serb dhe të hedhin parulla kundër shqiptarëve? Ky po që është një provokim. Ky po që është një turp i Shtetit Shqiptar.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/aspak-vellazerore-irinej-bekon-shqiperine-me-flamurin-serb-18137/

Comments

Submitted by Endriti (not verified) on

"Kumbar i bashkimit të PS’së dhe LSI’së ishte Ish-Presidenti serb, Boris Tadic"

Sa ka udhetuar ky shkrime eee,nga kati i 23-te i nje zyre,tek gazeta Ekspres ne Kosove....yyyy sa rruge e gjate...

Submitted by Anonim (not verified) on

E keni  gabim armikun duhet ta ndeshesh balle per balle. Ai qe ne fytyre duket qe i sherben djallit.Nuk mund te jene sherbetore te zotit persona qe nxitin konflikte midis popujve. Cfare i duhet nje njeriu fetar ceshtja patriotike, politike? Anuk jane per perendine te gjithe njesoj? A mos ndoshta zoti do me shume Serbet se Shqiptaret? Zoti nuk eshte i anshem. Atij nuk i intereson se djepi i kujt eshte Kosova. Nese keta do te ishin sherbetore te zotit do ti donin shqiptaret njelloj si Serbet e Greket. Presques te djallit po me mbushet mendja.

Submitted by Dritan (not verified) on

Perpara se Kosovaret te merren me punet qe nuk u takojne (punet e Shqiperise) te shikojne turpin e tyre qe valvitin flamurin turk neper stadiume, xhami, apo shtepi.

Kjo eshte nje ngjarje qe ka te beje me fene ortodokse, ndaj Kosova ska kurrfare te drejte te nderhyje me deklarata idiote. Une si besimtar jam shume i lumtur per kete eveniment.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Po pse keni frike ju ,sepse tha dikush se Kosova ka qene e mbetet serbe dhe kjo do te ndodhe vertet. Po shihni veten aty ne Kosove ku keni nje te treten e teritorit ku ju nuk guxoni te futeni se nuk ju lene serbet, pa nga fjalet e thena ne ere nuk vjen gje. As nga flamuri i ngritur ne Tirane.Bile para 60 vjetesh Tirana mbulohej me flamuj serbe, po ja qe nuk na gjeti gje. Shihni flamujt ne Mitrovice dhe ne 16 komunat serbe ne Kosove, ato shikoni ju, jo Tiranen.

Submitted by Alba - Prishtine (not verified) on

I baj thirrje tan bashkombasve kosovar, qe jan per shkatrrimin e Republikes se Kosoves dhe bashkimit me Shqipnin:  fokusohni mire ne kete rast, por edhe ne rastet e tjera ku Shqipnia ka neru qytetaret serb, po t'bahet bashkimi i Kosoves me Shqipnin ortodokset e ksaj t'fundit kan me ja msy Kosoves per me i jep krah shkavellave, doni me jetu ne ni vend ku shkijet prej pakice kalojn ne barazim, ndoshta edhe ne shumic ? Paramenoni qfar marre e madhe kish ra mbi neve po t'kishim sot qe u prit me nderime Irinej (kujtoni edhe rastet e tjera, nuk asht ky as i pari dhe as i fundit) nenshtetsin shqiptare ? Thirrni menes,  mos bini preh e shteteve sikur Shqipnia dhe Serbia qe dojn shkatrrimin e shtetit ton, qe me kaq gjak e fitum.

Submitted by Epiroti (not verified) on

Kosova dhe Shqiperia jane dy shtete dhe dy kombe te ndryshme. Se c'fare behet ne Shqiperi nuk eshte pune e shtetasve te huaj. Turpin le ta mbajne per vete ata qe vete e kane kthyer Kosoven ne sketerre per te gjithe shtetasit e vete te cilet po largohen sikur kurre ndonjehere dhe pergjat regjimit ne ish Jugosllavi i kishin te gjitha te mirat sociale.

Ku shqiptaret hane kumbulla, kosovareve nuk ka se perse ju mpihen dhembet. Kjo tregon se ne Shqiperi ka demokraci dhe nuk ka anrshi pseudonacionaliste qe cel aty ku ka mjerim dhe varferi mendore. Mire se vjen Irenej dhe te gjithe ju njerezit e Zotit.

Submitted by Anonim (not verified) on

ju sherbetoret e grekeve aq pa dinjitet jeni  sa qe per tu maskuar vini nofka shqiptare.  flisni ne emer te grekve dhe thoni qe ne si greke jemi te gezuar.  asnje shqiptar nuk ka qene i gezuar sot.  politikanet shqiptar me keto qe po bejne po i garantojne vetes urrejtjen e shqiptareve.  shpejt apo vone ky zemrim do kanalizohet ne parti kombetariste shqiptare. po u vjen fundi kermave,berisha,meta,rama dhe janullatos.

Submitted by Dritan (not verified) on

Problemi i ASAJ pjese te shqiptarise eshte se nuk duan te ecin perpara duke bashkepunuar. Italiani dhe Gjermani dje na pushtuan (gjermani jo edhe aq shume) e ne i quajme modele per tu ndjekur. Dhe kjo ka ndodhur jo shume larg por ketu e perpara nje hapesire kohore 50 vjet. Sot urrejtja ndaj popujve te tjere eshte me shume nje kunderpergjigje ose reagim qe ka te beje me falimentimin tone si popull ne keto 23 vjet. Ne per 1997 thame qe e organizuan qarqet greke (ne i referohem ASAJ pjese te cilen une me plot bindje e quaj pjesen me te pacivilizuar te shqiptarise e cila ka tipare teper dalluese nga pjesa tjeter), ne nje kohe qe 1997 ishte nje shpalosje e vertete e anes se ndyre te shqiptarise si asaj qe e prodhoi por mbi te gjitha e asaj qe e konsumoi. Ajo pjese shikon problemet e shqiperise tek Janullatos dhe hop menjehere po na ngrihen ca palaco nen petkun e flamurit e po na cirren per fatet e kombit tone. Keta palaco jane me siguri ata qe ndotin vendin lart e poshte, jane burra qe nuk respektojne grate, jane karieriste te pafytyre dhe njerez me shpirt urrejtjeje. Pse, ky eshte patriotizem? Ajo pjese akuzon Serbine qe nuk po na le ne te ecim perpara ne nje kohe qe shqiptari dihet qe eshte i vetmi qe i fut shkopat ne rrota bashkeatdhetarit te tij (shikoni politiken dhe pazaret e ndyra , prapaskenat apo tipare te tjera te shemtuara te shqiptarise). Ne arrijme deri ne ate pike sa jemi ne gjendje te hedhim balte mbi kedo por ama ne mbajme akoma ere nga balta qe i hedhim ne sy njeri-tjetrit.

Kosova per mendimin tim ska kurrfare lidhje me Shqiperine. Ndaj ajo nuk duhet te perzihet ne te tilla diskutime banale.

Submitted by Anonim (not verified) on

Arrestuan nje grua vetem se kishte nxjerre fotografine a Fan Nolit para katedrales "ungjillore". Irenej thote "Kosova eshte Serbi", dhe Janulla me Bartholomeun, dy delet e perendise mbajne meshe ne greqisht. Politikanet tane e jane shume zet kur njerezit protestojne dhe policia ngaqe e ka ndritur ne cdo kend te Shqiperise, merret me "antigreket".

Aleanca Kuq e Zi ekzemplar me vete, kerkon leje per te protestuar, nderkohe qe protesta eshte e drejte kushtetuese, dhe duke e ditur mire qe lejen nuk e merr. Dhe meqe nuk merr leje nuk del ne proteste.

O komb delesh, njerez pa gjak, pa ide. E meritojme te na shkelin me kembe te huajt.

Submitted by Ilir (not verified) on

Kjo eshte thjesht para 23 Qershorit (per te marre statusin) per ti treguar Evropes se kane kaluar ngjyrimet folklorike (veprim i mencur diplomatik ), sa per deklarimin e Irenej eshte sa per sy e faqe se edhe Irenej vete e di  shume mire qe per Kosoven eshte tjeter kush qe vendos(USA_BE), lexoni veprimet jo fjalet....

Submitted by linfedele (not verified) on

Se kuptoj pse nxefen ca njerez... ne duhet tregojme tolerancen tone dhe deshiren per paqe. Ka ardhur momenti qe me serbet qe i kemi fqinje duhet te shohim perpara, pra te bashkepunojme. Do ishte budallik qe ne ta shikojme gjene si armiq te perjetshem, le tia lejme atyre te shohin mbrapa. Do ishte gabim i madh qe ne te barazohemi me mentalitetin e tyre te viteve 90. E ardhmja eshte bashkepunimi dhe jo mbajtja e inateve.

Submitted by Coni (not verified) on

Per mua ,Irinej nuk duhej te lejohej te fliste,dmth ti behej e arte qe pa ardhur qe nuk mund te diskutosh per biseda politike apo nacionaliste ,nese vjen si fetar.

Nese do te ftohej ne njes ummit politik apo me teme te ceshtjeve te politikave te Ballkanit,ateher do te ishte ndryshe.Fare normale q ti percaktohej tema e diskutimit brenda apo jashte salles.

Distancimi i Kryeministrit ishte dinjitoz!

Nuk me pelqen qe kombi yne i ndare perdhunshem ne 1913 te kete ndarje,por duhet vetem bashkimi.Padrejtesia duhet te korrigjohet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.