Dardani nuk është dakord me autorin Qafzezi

“Dardan”-i nuk është dakord me shkrimin e Leon Qafzezit me titullin “Sindroma e përçudnuar e përkthimeve jo adeguate”, dhe shkruan në fund të këtij shkrimi:
“Natyrisht qe nuk jam studjues por shijen e veprave te perkthyera e njoh. Kur lexova fillimin e artikullit tuaj mendova sinqerisht se mos do te benit disa kritika per perkthimet mediokre te koheve te fundit (24 vitet e fundit.
Kur vura re se te gjitha baterite ishin vendosur kunder Nolit dhe Zhejit u habita dhe me pas u skandalizova. Ka mundesi qe ju te njihni me rrenje Servantesin, por ate qe thote sojliu i Mances mund ta quash te teren e Servantesit sepse shkrimet e tjera e sonetet e tij thone ku e ku me pak se Marcela e Bukur apo Doktor Pisburreroja. Per ate qe e njihni Servantesin dhe vepren madhore te tij them se do jete e mundur por qe te njihni me rrenje e dege perkthimin e Stilianit dhe te Petros duket krejt zbuluar kur flisni per ta sikur te flsinit per nje guhak te gjuheve te huaja. Por le te themi edhe ate tjetren se per te tretur sa me mire ushqiomin e shendetshem duhet nje stomak i forte dhe ju duket se jeni ushqyer me ushqim te zakonshem ku here pas here ka pasur edhe kerpudha helmuese qe nuk ka stomak ne bote ti trese. Kjo menyre pertypje mund te sjelle edhe halucinacione kur sheh ushqimet e tjera, te mira apo te keqia.”
Comments
Na morren me qafe fetishet
<p>Na morren me qafe fetishet bre burre i dheut!</p><p>Perkthyesi i mire nuk dallohet nga lloji i ushqimit qe ha o Dardan...Nuk e di a e ke kalue kohen e tallonit te xhaxhi Ramizit?Cuditerisht Fan Noli ka qene edhe komunist edhe prift,keto te dyja me sa di e per jashtojne njera tjetren..Ma vone u be Zogist....Petro Zheji ma pare ka qene Zogist pastaj u ba komunist dhe fetar,perseri kontradiktor ne shpirt...Ai vete shprehej kur punonte tek "*8 Nentori"se ja kerkonin perkthimin me norme,si tek NISH Tulla,prandaj shkruante me shume ci vinte prej bythe,vetem qi te plotesonte normen....Sa per ushqimin ,duhet te dish se ushqimi i mire te demton,te dembelon,kurse mungesa e ushqimit te frymezon ...Viktor Hygoja kur shkruajti "Te mjeret"ne emigracion vetem nje lloj ushqimi hante,bullgur,kurse Ndre Mjedes iu gjet nje cironke ne xhep,por poezite i kishte perla...Sa per kerpudhat ato ne ate kohe perbenin nje luks...Prandaj je i gabuem...</p>
Add new comment