Debati, Berisha: “500 fshatarë në Xarë në protestë. Po kërcënohen njerëz”. Kokëdhima: “Zbatimi i ligjit, parim në punën time”

Postuar në 24 Prill, 2014 13:41

Ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në debate të ashpra sot në seancën plenare me deputetin socialist Koço Kokëdhima. Shkak janë bërë akuzat e gazetës “Rilindja Demokratike” që botonte në faqe të parë një ndërtesë në bregdet duke e titulluar: “Masakra e Koços”. Kokëdhima ka marrë fjalën duke mbrojtur veten, ai ka shpallur se parimi i jetës së tij në sipërmarrje ka qenë vetëm një: zbatimi i ligjit. “Këtë e dinë mirë edhe ata që kanë bashkëpunuar me mua nga krahu i djathtë”. Berisha nga ana e vet ka replikuar duke hedhur në parlament disa copëza nga ato që mund të quhen “tregime nga Bregu”, meqenëse në stilin e tij, ish-kryeministri foli me siguri të plotë, por pa paraqitur ndonjë fakt apo dëshmi. Gjithsesi, ai ka ecur më tej teksa ka deklaruar se “Koçoja me Edi Ramën kërcënojnë njerëz nga Bregu, i thërrasin dhe u tregojnë gishtin e kokës. Në Xarë 500 fshatarë janë ngritur në protestë sepse ky me Ramën duan t’u marrin tokën për ato planet e mëdha zhvillimore”. I ndjeshëm nga ky brigandazh politik, Berisha ka mbyllur fjalën me një deklaratë kërcënuese: “Guxo t’u prekësh dhe një fije floku dhe ti bashkë me Edi Ramën do të jesh përgjegjës kryesor. Të tregoj unë ty...”.  

Të plotë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=45686&kat=87

s.z  

Comments

Submitted by ALpini (not verified) on

<p>Zbatimi ligjit nuk behet nga njerez qe kane pervetesuar pasurite publike.</p><p>Te na e thote Koco sa e ka blere Frigoriferin ne Plazhin e Durresit ne fillim te viteve 2000,sa per dijeni siperfaqja e blere eshte afersisht 60 mije metra katror.</p>

Submitted by qeni i bllokut ... (not verified) on

<p>kocua ka blere gjysmen e shqiperise more..........</p><p>analizen ja ka bere gazeta sot................... se per ke punon ish komunisti koco</p>

Submitted by Qeni i Sateme (not verified) on

Ta rregullon Berisha ty qejfin o kone E Sali Serbit.
Ai ja u dinte juve dhe ua ropi lekuren, tani tall k*** me ju dhe ju me vrap mbrapa.

Submitted by Lela (not verified) on

O Koco djali! Qe po ja ndrit fytyren Jugut, vazhdo perpara mos u merr me Sali horrin vagabondin qe na poqi ne hell gjithe keto vite. Futeni ne burg Saliun! Atje duam ta shohim! Ne burg!!

Submitted by lona (not verified) on

Deputeti me i perkushtuar dhe me me vizion nga te gjithe. Reputacionin e Kocos nuk mund ta ule as ai plakaruqi dhe asnje tjeter. Bravo Koco,Deputeti yne!

Submitted by Kevi (not verified) on

Integritetin,ndershmerine dhe vizionin e Kocos nuk mund ta vere ne dyshim nje plakaruq qe per vite me rradhe na vodhi e na mashtroi. Krenaria e Shqiperise Koco Kokedhima!

Submitted by Miranda (not verified) on

Koc Kokethima nuk mund te krahasohet me plerat e Sali Berishes as me sojin e sorrollopin e tij .
Sikur te gjith [politikanet te ishin te paster si ai ne do te kishim hyre me koh ne Europe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.