M. Nano i përgjigjet lexuesit F*ck the System

Në komentet e bëra në fund të shkrimit tim me titull “Diagnoza e Mustafajt duket e gabuar”, më i fundit është ai i një lexuesi me emrin anarkik ‘F*ck the System’. Ish koment fare i shkurtër. Për më tepër nuk e kish me mua. Thjesht bënte një afermacion: “Mustafaj – Oketa – Biberaj – Topi = Një alternativë e djathtë së shpejti!”. Por ky afermacion më ngacmoi paksa.
Po, janë të gjitha gjasat që të jetë kështu. Në përfundim të mandatit të vet presidencial, Topi do të vihet në krye të një partie të re të djathtë, në të cilën, tok me emrat e sipërpërmendur, do të ketë dhe të tjerë. E me siguri, ata do ta dëmtojnë partinë e Berishës ashtu si kurrë ndonjëherë më parë në pikëpamje elektorale. Por do ish më mirë (për ata vetë mbi të gjitha) që ta mundnin Berishën duke e bërë të qartë, se në ç’pika nuk janë dakord me të. Ta kritikosh Berishën si të djathtë nga pozita edhe më të djathta mund të jetë një zgjidhje, por puna është se duhet shpjeguar se ç’dmth të jesh më djathtas. Deri tani nuk kanë thënë ndonjë gjë të madhe. Kanë çalltisur disi me poza nacionaliste, por kjo është pak për t’i vënë emër vetes. Për më tepër, teza si ajo e de-sllavizimit të toponimeve shqiptare, përpara se të jetë e djathtë, është budallaqe. Ka plot mënyra të tjera inteligjente për t’u zhvendosur më djathtas.
Comments
Mjafton të jenë më
Mjafton të jenë më "qytetarë", nuk është nevoja të filozofohet shumë, z. Nano. Edhe ata të sipërpërmendurit, janë më qytetarë se Berisha dhe regjimi i tij.
Nuk bejne gje dhe

Nuk bejne gje dhe ata!Prova keto vite kemi aq shume sa dhe te vje...m.Berisha dicka u di ne biografi,dhe prandaj i lejon qe vetem te "fjalosen" me vete pa thene ndonje fjale me te rend.E djathta eshte nje e majte solide.Ta gezojme!Keshtu e kane keto punet e politikes,por te mos i shohim "keta te pakenaqurit" kaq shume "te pervuajtur" se do te na bejne me lot...

Tani ne bote ka nje rregull

Tani ne bote ka nje rregull : Nje parti eshte e djathte ne baze te programit te saj ekonomik, dhe jo ne baze te origjines se anetareve te saj te kryesise

Dhe Berisha eshte lideri me i djathte i Europes , sepse i ka privatizuar te gjitha --Ja ka marre edhe Amerikes , se ketu psh Trenat e metrose jane shtetorre -----Biles keta kane edh disa e aktivitete te tjera biznesi shtetrore te cilat Sala i ka bere private me kohe --Keshtu qe Sala eshte nje lider tipik i djathte sepse zbaton nje program ekonomik extremisht te djathte -

Te gjitha ca thuhen ne kete drejtim kunder Sales jane nje injorance extreme e atyre qe thone te kunderten per Salen

Pra , keta qe do krijojne partine e re ,nuk kane se ku te vene me djathtas se Berisha --Keta vetem mund te bejne disa hapa pro patritoizmit qe ti marin elektoratin Berishes , sepse elektorati i PD-se eshte i gjithi patriot , , nuk eshte si nje pjese e elektoratit te PS-se , apo edhe gazetaret e PS-se qe e quajne patriotizmin dicka te tejkaluar --

Dhe me patriotizmin keta e kane kapur shume mire ,dhe do i bejne shume dem PD-se .Ndersa sa per ate programin e dajthte ekonomik ,ato jane bullshit --Shumica e elektoratit te PD-se jane me origjine te majte , dhe nuk duan tja dijne fare per ata qe kane prona ----Pese veta jane ata qe kane prona, te tjeret jane pam prona

--Por nga gjithe kjo qe do ndodhi ne PD-, do fitoje PS-ja e Edit e cila nuk e meriton se eshte Parti me kryetar qesharak qe nuk ka asnje ndryshim nga nje qen rrugesh i cili nuk don tja dije per identitetin e tij , por leh per kedo qe i hedh nje kocke

Ndaj edhe Edi ri ne pritje,se pret krijimin e kesaj partie tjeter e cila do dobesoje Berishen ne zgjedhejt e ardheshme

--Por ka dhe dicka ketu qe Saliu eshte shume dhelper ,dhe gjithe loja e tij ishte te fitonte Tiranen --Tani qe Sala ka Tiranen ne duart e tij, ai i manipulon listat e ardheshme te zgjedhjeve shume lehte ----- Dhe ne fund te fundit Sala ne zgjedhejt e ardheswhme do detyrohet te beje koalicion edhe me kete partine e re qe do krijojne keta me Presidentin ......Keshtu qe Edi kam frike se prape do ngelet ne tako

Add new comment