Ramiz Lladrovci: Organizatat ekstremiste myslimane, kanë “taksur” 600 milionë euro për radikalizimin e Ballkanit

Postuar në 08 Prill, 2014 09:41

Autori Ramiz Lladrovci, deputet i parlamentit të Kosovës, shkruan në gazetën Dita mbi strukturat dhe shërbimet e huaja që ndikojnë në Kosovë për nxitjen e ideve radikale. Dhe ai thotë se shoqata e organizata salafiste, kanë përcaktuar një fond rreth 600 milionë euro për rritjen e lëvizjes ekstremiste në rajon. Ja ç’thotë Lladrovci:

“Kur disa kohë më parë unë shkrova se pas këtij ndryshimi në psikologjinë dhe botëkuptimin e shumë njerëzve në Kosovë, qëndrojnë edhe shërbimeve të specializuara serbe, jam i bindur se mjaft dashamirë do e kenë parë këtë si një rrjedhë e mëtejshme e mllefit që kanë shqiptarët e Kosovës, natyrisht jo të gjithë, ndaj çdo gjëje që vjen nga Serbia, dhe dëshirës që çdo të keqe të ja gjejnë një burim jashtë vetes, mundësisht në Serbi. Më pas, jo nga unë, u bënë të njohura burime të tjera, të cilat këtë lëvizje e lidhnin edhe me ndikimin e shërbimeve të fshehta ruse. Tashmë është i njohur fakti se kohët e fundit mjaft nga këto struktura po lëvizin nëpër Kosovë, por mjerisht nuk janë të vetmet. Kosovën, përgjithësisht trevat shqiptare, i kanë parë si zonë të transplantimit të ideve radikale edhe shërbime të tjera, sidomos të disa vendeve arabe. Përmes emisarëve të tyre janë shfaqur në Kosovë edhe përfaqësues të Rojeve të Revolucionit iranian, degë salafiste turke dhe jemene, ndonjëra nga të cilat ka rrënjët e veta edhe në qeveritë e vendeve përkatëse. Njerëz të autorizuar prej tyre, që më së shumti jetojnë në Austri,  të përqendruar në disa xhami në Vjenë dhe në Grac apo të koncentruar rreth shoqatave humanitare, në lidhje me dy liderë të njohur selafistë, Jusuf Barçiç dhe Muhammed Fadil Porca, kanë filluar të bëjnë rrugën e Kosovës dhe të jenë pjesë e rretheve islamike të mbledhur rreth Shefqet Krasniqit apo Irfan Salihut në Kosovë, rreth Bekir Halimit apo Omer Bajramit në Maqedoni. Në 20 vitet e fundit, shoqatat e cituara salafiste me qendër në Austri dhe që po lidhen tani edhe në Kosovë, pas lëvizjes salafiste vehabiste në Bosnjë, kanë përqendruar në fondet e tyre rreth 600 milionë euro, të cilat më pas i kanë përdorur për rritjen e lëvizjes së tyre ekstremiste”.

Lexoni gjerësisht në linkun: http://gazetadita.al/njeri-nga-lideret-e-opozites-siriane-sduam-xhihadiste-shqiptare/

a.k

Comments

Submitted by O Tirona (not verified) on

Kosova duhet ti shpalle lufte shtetit austriak si pjese e luftes kunder terrorrit

Submitted by luni (not verified) on

hajt ramiz  hajt   i paske shit  drut  edhe ti o  bur    paske   hi ne filma

Submitted by anticensurë (not verified) on

o ky si ka shit fare,por ty mesiguri që të shqetson se të dalin të palarat e tua në shesh!!

kjo farë e keqe po përhapet më keq se alkaida e binit!!

ti duhet të jesh pjesë përbërëse e saj!!jam gati të vë dorën në zjarr!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.