Reagimi ‘i përulur’ i MPJ-së për vrasjen e të burgosurit shqiptar në Greqi

Postuar në 29 Mars, 2014 09:52

Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar përmes ambasadës tonë në Athinë dhe Konsullatës në Selanik që të ndjekin nga afër dhe në rrugë institucionale situatën, pas vdekjes së një të burgosuri shqiptar nga dhuna.

Reagimi i MPJ-së në fakt është “i përulët”, pasi në fillim “dënon sulmet ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit” (duke iu referuar vrasjes së gardianit të burgut nga i burgosuri?) dhe më tej shton, “sikundër çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë”. Edhe pse një reagim i tillë mund të konsiderohet formalisht në rregull, deklarata nuk vë theksin aspak tek ngjarja (vdekja e shqiptarit nga dhuna).

Ilir Kareli (Kudret Kume) u gjet i vdekur në qelinë e tij ditën e djeshme në burgun e Nigrita. Raporti mjeko-ligjor dëshmon se vdekja e tij ka ardhur për shkak të dhunës së ushtruar me mjete të forta.

Deklarata

Shprehim ngushëllimet për humbjen tragjike të jetëve të gardianit të burgut të Malandrinos në Greqi, Jorgos Cironis, dhe të shtetasit shqiptar Ilia Kareli që vuante dënimin në këtë burg. Pas marrjes së njoftimit në rrugë zyrtare, MPJ ka kërkuar përmes Ambasadës tonë në Athinë dhe Konsullatës në Selanik që të ndjekin nga afër dhe në rrugë institucionale situatën. MPJ dënon sulmet ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit sikundër çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë. Inkurajojmë dhe kërkojmë nga autoritet greke zbardhjen e plote të ngjarjes, çka do të mundësonte vendosjen përpara drejtësisë  të përgjegjësve.

S.S

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me fal mor zoteri, por cfare kerkon ti qe Shqiperia ti hyje me ushtri Greqise per nje hajdut qe vdes ne burg, qofte edhe pse kete hajdutin mund edhe ta kene vrare, pasi vrau policin grek? Mua per Greqine e greket nuk me ha malli fare, por edhe qe te kruhesh kot me ta sikur nuk ia vlen apo jo? Ka gjera te tjera plot per t'u ankuar dhe qe ia vlejne, apo e kishe gje vella ate hajdutin?

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Shqiperia te ankohet me force ne Bruksel, sepse ky krim q eka bere Hetuesia greke eshte nje krim shteteror , nuk ehste krim i nje individi

Shteti grek ne kete rast ka vepruar njelloj si shteti nazist ne burgjet e Aushvicit , ndaj Ministria jone duhet te reagoje me force , jo mek mek , dhe ta beje reagimin ne Parlamentin Europian .....sepse Greqia eshte nje vend i BE-se ,

Submitted by Lira (not verified) on

Te dretat e njeriut nuk ju thone gje juve si koncept?

Submitted by Stefan H (not verified) on

Qeveria nuk eshte ne situate komode per te mbrojtur nje kriminel qe per qejf i morri jeten babait te dy femijeve. Pastaj nje vend ku vrasjet jane element i perditeshm , perseri nuk mund te kerkoje nga nje shtet tjeter te beje per shtetasit e saj ate qe as ajo vete nuk mund ta arrije ne territorin qe administron. Normalisht opinioni shqiptar punon sipas skemes " me vrave njeriun tim" "do ta pagush po me jete", pamvaresisht denimeve qe mund te jape shteti. Pse bejne sikur cuditen qe kjo norme ka vlere edhe gjekte, pamvaresisht ligjeve ?

Submitted by Anonim (not verified) on

Une them qe ti nderpresim marredheniet diplomatike me Greqine, per nje kriminel i cili vrau nje gardian burgu (te pafajshem).

Jam dakort se vdekja e shqiptarit ishte makaber si ajo e gardianit te burgut disa dite me pare, por ne mediat tona ndonjeher me duket sikur kriminelet shqiptar ne burgjet e Greqise i trajtojne si "herojn", kur ne fakt ne duhet te na vije turp nga ata pasi e demtojne imazhin e Shqiperise kudo qe jane. Po nese nje grek do te vriste ne shqiperi nje gardian shqiptare, cfare fati do kishte ? Jam i sigurt qe do kishte te njejtin fat si Kareli.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.