Zheji zbulon “SuperBerishën” që e ndihmoi PD-në të mos binte në depresion

Postuar në 17 Mars, 2014 06:51

Në një shkrim për gazetën “Mapo” ku titulli (Super Berisha) zbulon që me të parën ngjyrimet e përmbajtjes, autori Artur Zheji komenton gjendjen post-23 qershor të Partisë Demokratike, duke nisur me një ditiramb të gjatë për ish kryetarin Sali Berisha. “Pa ndërprerje në 23 vite rresht. Ka ‘lëpirë’ me dinjitet plagët nga ’97-’98 deri në vitin 2001. Pranë fitores, vetëm katër vite mbas rrokullimës. Partia e Berishës është një ‘qenie’ e paparashikueshme në forcën e vet reaguese. Sidomos kur plagoset. Sidhe ndodhi në 23 qershorin e vitit të kaluar. Historikisht ai, Berisha pra, i ka dhënë Partisë Demokratike fitore të bujshme, jo të pakta ashtu si edhe humbjet dialektike. Nga ana e saj, Partia Demokratike i ka dhënë Berishës një besim të pakufizuar. Dy mandate presidenciale, dy mandate si lider i Opozitës dhe dy mandate si Kryeministër. I ka dhënë mbështetjen, vetësigurinë dhe ekskluzivitetin që ai, lideri i saj, e ka shndërruar në një makineri politike të palodhshme. Pavarësisht atyre që e duan apo atyre që e urrejnë. Të cilët, në të dyja rastet janë të shumtë”, thotë Zheji. Ai vlerëson edhe rolin e Berishës këto muaj pas “dorëheqjes”, i cili “nuk ka aspak ndërmend të ‘shuhet’ qetësisht në Ishullin e Askundit dhe të Pavëmendjes”. Është pikërisht ky aktivitet I palodhshëm, vëren Zheji, që ka ndikuar që PD të mos çahej në tre-katër pjesë.

 

Lexoni më shumë në linkun:  http://mapo.al/2014/03/17/superberisha/

 

a.k

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Po, Artur, &nbsp;por emri i vertete i asaj qe pershkruan ti eshte &quot;superbisha shkaterruese e Shqiperise&quot;. &nbsp;Nuk eshte e panjohur qe zogjte ngelen te shtangur nga frika e gjarperit ashtu si psikohabia juaj ndaj Berishes qe nuk eshte gje tjeter vec pjella me e peshtire qe ka nxjerre ndonjehere njerzimi. Kombi yne pati fatin e zi te kete nje fenomen kaq te paprecedent ne historine njerzore.&nbsp;</p>

Submitted by LORA (not verified) on

<p>&nbsp;Klienti i brekedhjerit qenka ne hall te madh;nuk e begeniskan te porsa-ardhurit ne pushtet.</p><p>Keshtu qe a.zhejit i mbetet te lepije te njejten sume,,,,,,ate pra te dr.dhjeramanit.TUNG.</p>

Submitted by xarti (not verified) on

<p>Si nuk ka turp ky palo njeri qe i thur didirambe nje krimineli, te dhjere nga i gjithe populli!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.