Një adresim nga “Zëri”: Nderojmë miqtë me tituj, por nuk marrim dot investime

Postuar në 13 Mars, 2014 12:30

Gazeta “Zëri” në Kosovë shkruan sot për politikën e Jashtme të vendit në thithjen e investimeve të huaja, sidomos nga vende “dorëlëshuara” siç janë vendet arabe. Gazeta merr shkas nga publikimi nga mediat serbe i projektit “Beogradi mbi ujë”, një investim disa miliardësh që do të realizohet me paratë arabe. Kontratat e Serbisë me këto vende përfshijnë edhe qindra milionë euro për ushtrinë, bujqësinë dhe industrinë. Pyetja që shtron “Zëri” është: Pse në Serbi investojnë, kurse në Kosovë nderohen me çmime? Ta zëmë, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan, u nderua edhe sot në Tiranë me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe do të nderohet edhe në Prizren me çmimin “Qytetar nderi”.  “Ministri i jashtëm i EBA-së, Sheik Abdullah Bin Zajed Al – Nahjan, tha se është me rëndësi stabiliteti i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor po aq sa është i rëndësishëm edhe në aspektin ekonomik dhe të investimeve. Asnjë fjalë për investime, kredi apo ndihmë financiare që mund të jetë premtuar për Kosovën”, shkruan “Zëri”. Pa u shtyrë shumë në komentimin e dhënies së titujve, adresimi i çështjes së investimeve është i drejtë. Dhe kjo vlen edhe për Shqipërinë ku ende nuk ka një investim me të vërtetë domethënës.

Më shumë: http://zeri.info/artikulli/28745/arabet-serbise-qindra-miliona-ne-kosove-behen-qytetar-nderi

s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Pervç turqve edhe arabt e dijne se shqiptart jane te marre. Ha,ha,ha.</p>

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Ku te investojne te huajt? Ne kete republike qe qeveriset nga mafioze dhe kriminele apo ne Shqiperi qe jane njesoj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.