Propozohet ndarja territoriale me 4-6 rajone. Fino: Krerët rajonalë të zgjidhen me votë nga populli

Ekspertët e Co Plan, specialistë të fushës në prani edhe të ministrit përgjegjës për reformën administrative Bledi Çuçi, kanë prezantuar projektin e organizatës për këtë reformë, që parashikon rajonalizimin e vendit të ndarë përkatësisht në 4 rajone: Rajoni verior me sipërfaqen më të madhe, rajoni qëndror i cili ka edhe përqendrimin më të madh të popullsisë, rajoni Lindje-Perëndim si dhe rajoni Jugor me përqendrimin e popullsisë më të pakët. Ministri Çuçi vlerësoi këtë projekt ndërsa deklaroi se opozita ka mundësinë e artë për t’u bërë pjesë e një reformë e cila nuk kundërshtohet si reformë por kundërshtohet politikisht. Për ish kryeministrin dhe ekspertin e çështjeve vendore Bashkim Fino duhet një ndërhyrje në Kushtetutë për të fuqizuar rolin e qarqeve dhe dhënë kompetenca. Ai propozoi që krerët e qarqeve të zgjidhen nga populli dhe të shmanget trafikimi i votave për kryetarë të zgjedhur nga politika. Ftoi edhe “kolegët e mi shumë të nderuar dhe të respektuar të PD-së që kanë dhënë një ndihmesë në këtë çështje duhet pa tjetër të jenë pjesë e zgjidhjes territoriale administrative që nuk është politike." Nga ana e tyre, ekspertët në panel mbështetën projektin e Co Plan ndërsa më i volitshëm për rajonalizim sipas tyre ishte projekti me 6 rajone, që qytetarët ta kenë më pranë fizikisht shërbimin. Duhet kujtuar se jo më larg se dje, deputetja demokrate Mesial Doda kërkoi që partia e saj dhe opozita të lenë mënjanë luftën politike dhe të marrin pjesë në reformën territorial, si shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
a.k
Comments
E cfare ka per te ndrequr kjo
<p>E cfare ka per te ndrequr kjo reforme? A thua se ketu eshte e keqja.....apo te kalojne nja 5 - 6 vjet dhe rajonet te fillojne te kerkojne te dalin shtete me vehte.......</p>
Add new comment