Këshilltari i Ramës: Do të isha bërë me dëshirë ministër kuisling

Postuar në 11 Mars, 2014 09:01

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për Kulturën, Artan Shkreli, deklaroi se nëse do të jetonte gjatë Luftës së Dytë Botërore me shumë dëshirë do të donte të ishte ministër Kuisling. Deklaratën e fortë e bëri gjatë emisionit “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku teksa diskutohej vendimi i qeverisë Rama për rikthimin e eshtrave të Eqrem bej Vlorës, 4 herë ministër gjatë pushtimit të Italisë dhe Gjermanisë. Shkreli vlerësoi vendimin e kryeministrit Rama për rikthimim e eshtrave të Eqrem Vlorës nga Vjena 50 vjet pas vdekjes së tij duke lënë të hapur idenë se një gjë e tillë mund të bëhet edhe për shumë personaliteteve të tjera. Por pyetjes së gazertarit Qafoku nëse ai vetë dhe kryeministri Rama i druheshin akuzave dhe kritikave se po nderonin një minitër kolaboracionist me italianë fashiste dhe gjermaninë naziste Shkreli bëri një analizë të detaje duke vënë më shumë theksin se ata ministra nuk ishin bashkëpunëtorë tipikë si në vendet e tjera. Asnjë ministër shqiptar nuk punoi kundër vendit të vet. Për më tepër që gjatë kohës së pushtimit gjerman çështja kombëtar mund të quhej e zgjidhur dhe se për herë të parë të gjitha trojet shqiptare u bashkuan në një. Dhe këtu Shkreli jep deklaratën bombë: Edhe unë pot ë jetoja në atë kohë me këto rrethana do të isha bërë ministër kuisling. Dhe sipas tij kjo nuk është tarsgjedi. Kjo është deklarata e parë e një zyrtari të majtë që nga vitit 1944 kur në fuqi erdhën komunistët në pushtet. Për 50 vjet gjatë regjimit komunist të gjithë ata që që ishin ministra dhe zyrtarë të qeverisë gjatë pushtimit Italian dhe gjerman u cilësuan tradhëtarë dhe u përndoqën. Madje gjatë gjysmë shekulli u hartua një listë e gjatë me më shumë se 400 persona që u cilësuan armiq dhe kriminelë lufte të cilët u dënuan në mungesë më vdekje.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Qyqa, ca ka thene ky mo??? Po shoket komuniste si do reagojne ndaj ketij lajmi?

Submitted by Dardan (not verified) on

Kam besuar se mos Rama ka pasur ndryshime thelbesore ne mentalitet ne krahesim me multishkerdhaten e Vicidolit, por ja.... ku jam une nje lol truthare, aspak me i mencur se me pare! (Gothe)

Submitted by Astrit (not verified) on

OK, ky antikonformizmi provincial shqiptar eshte bere i padurueshem. Keto menyra foshnjarake te te qenit provokativ, por qe jane kaq te pamjaftueshme nga pikpamja intelektuale sa te deprimojne.

A e di ky budalla se te qenit hero apo kolaboracionist varet nga kush fiton luften? Kur luften e ka fituar ai qe te ve emrin kolaboracionist apo quisling, atehere njerez si puna jote kane denuar pjesen tjeter te vendit qe te jete me anen e te humburve, nga ata qe paguajne reparacione lufte me para ne dore per 40 vjet, qe trajtohen si pleh nga ushtriete pushtuese (sic amerikanet dhe anglezet lane me qellim gjermanet te ngordhnin per buke per 4 vjet dhe sic u perdhunuan grate gjermane nga ruset per 3vjet rresht pas luftes!) dhe qe i thone mirupafshim pergjithmone ceshjeve kombetare. Dihet qe pala me dobet do te jete me bujare me premtime (zgjidhje ceshtjes kombetare etj.). Nese Shqiperia eshte aty ku eshe (jo kush e di sa e mire por apet gjalle) kjo eshte ne saje te komunisteve te vjeter e patetike, shpesh edhe kriminale si E Hoxha, qe hanin mishin e races se tyre por qe paten fat dhe tru sa ta rradhisnin vendin me me te fortet.

Me vjen keq qe po merrem me njerez te caktuar, por ne kete rast ato jane shprehjeje e nje fenomeni: injoranca therrese edhe e atyre qe vetquhen "elita drejtuese" e Shqiperise. Artan Shkreli thote se do te kishte qene me shume deshire vegel e pushtuesit... Ajo qe Shqiptaret kane bere ne shumicen e historise se tyre 1,000-vjecare prej mercenari, dhe ja ku jane rezultatet. Nje here qe u dha Zoti tru dhe nuk i hodhi ne krahet e pales se humbur del nje i mencur qe thote se e kishin gabim. Kjo plot 70 vjet pasi historia e ka dhene verdiktin e saj dhe nuk duhet te jesh Einstein qe te lexosh mesazhin e verdiktit. Te me falin lexuesit e tjere per mungesen (jo karakteristike) te respektit kesaj rradhe, por a e dine keta njerez cfare xhevahiresh jane duke nxjerre cdo dite nga goja e tyre pa dogane? Tema eshte e thjeshte, nuk ka asnje efek praktik se davaja u nda 70 vjet me pare: por vec eshte shprehja tipike qe deshmon edhe njehere per injorancen dhe pagdhendjen qe eshte ulur kembekryq ne Shqiperi.

Submitted by Ademi (not verified) on

Ky eshte njeri prej atyre tipave qe i bejne rrethimet si patkoni i kalit e ne maje bejne edhe nje dere oborri ku i vene drynin e madh. S'ka rendesi se nga ana tjeter s'ka mur fare.

Qe te beheshe minister kuisling, apo dicka aty afer, te duhej shkolle e madhe vellacko, e pervec shkolles te duhej zgjuarsi, atdhedashuri dhe ndershmeri dhe pasuri. Nga ajo qe ose e ben vete me djerse, ose ta le babai. Duke qenese se keto karakteristika dalin jashte fjalorit te perditshem te ketij tipit, nuk ma do mendja se do gdhihej minister kuisling pavaresisht deshires se shprehur para Qafokut, edhe sikur Zoti ta kthente boten nja 70 vjet pas.

Sot eshte kollaj te flasesh, po zoterine ne fjale nuk e degjuam te thoshte se mbase e paten gabim ata qe pushkatuan, dogjen, moren pasurite, internuan e mesuan pinjollet e tyre qe ne vogli te shkarravinin me stilolaps edhe emrin e kuislingut ne ndonje gazetete kohes nese do u binte ne dore

Submitted by Tan Lepuri (not verified) on

Fashisti katolik Artan Shkreli eshte eminenca gri e Edi Rames. Ai eshte kryesekseri, kryebanditi dhe deklarata e tij i vejne kapak te gjithe sjelljeve te Rames.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kur lexoj keto komente ndihem mire dhe mendoj se ka ende shprese, pasi ka njerez qe arrijne te kuptojne dhe vecojne inteligjencen nga pseudo kultura dhe psudo intelektualizmi.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

....thote anonimi......

Submitted by anticensurë (not verified) on

nuk e di se a është një lajthitje e këtij injoranti që këshillon kryeministrin bojaxhi,ose është një test për politikën e ardhëshme të të pa skrupulltit edi rama!!

nqs kryeministri i shtetit shqiptar nuk merr masa për këtë thënje të këshilltarit të tij atëherë nuk do ta kemi shum të largët ditën kur do të vërtetojmë tezën greke të "agresionit shqiptar ndaj greqisë"në 1941!!atëherë ne pranojmë defakto se kemi qënë ne shkaktarët e luftësshqiptaro-greke,e njohur deri sot si italo greke!!

ky injorant hedh posht tërë luftën që u bë për rreshtimin e shqipërisë në anën e fituesve dhe jo në atë të humbësve!!

nqs kryeministri nuk merr masa ndaj këtij dallkauku do të thotë se atë që jugosllavia e djeshme nuk arriti të bëjë,aneksimin e shqipërisë,po e bën kryeministri i 23 qershorit!!bisedimet për krijimin e "jugosllavisë së re"si duket nuk janë aq ëndërra me sy hapur!!

ky debil,injorant dhe neandertaler në mendime flet për "Asnjë ministër shqiptar nuk punoi kundër vendit të vet. Për më tepër që gjatë kohës së pushtimit gjerman çështja kombëtar mund të quhej e zgjidhur dhe se për herë të parë të gjitha trojet shqiptare u bashkuan në një."në një kohë që ata ishin në krahë të pushtuesit(ndoshta ishin njerëz të tij,ose mbështetës të tyre),thotë se trojet shqiptare u bashkuan!?një injorancë e paparë!!nse do ta quajmë bashkimin në këtë mënyrë atëherë përse u shkëputëm nga turqia?atëherë paska qënë tradhëtar enveri që su bashkua  me jugosllavinë e titos?atëherë do të jet anti shqiptar ai që nuk bashkohet me jugosllavinë e re?

pushtuesi nazi fashist e ndau perandorinë në bazë të kombeve,jo për të bashkuar ata por për ti sunduar më kollaj,MOR INJORANT!!

do të jetë një skandal po të mos kërkohet dorëheqja e këtij njeriu!

do të jetë skandal po të mos reagojë shefi i tij!!

unë për vete që tashti do ta postoj shkrimin e respublikës tek blogu i ramës!!dhe do ti kërkojë të prononcohet për këtë thënje të këtij derdimeni!

Submitted by RP (not verified) on

Kuisling(V.Quisling,kryeminister i Norvegjise)eshte term i perdorur per qeverite vasale e bashkepunetore te nazifashizmit.Bashkepunetore,do te thote te beje ç'te thonin ata,te ishe ne nje mendje me ata.Te gjitha keto qeverisje jane denuar pas Luftes,edhe perfaqesuesit e ketyre qeverive.Nese kjo deklarate eshte keshtu si e sjell lajmi,i bie qe keshilltari te kerkoje ndjese,te shpjegohet se perse del me kaq papergjegjesi e thote te tilla budallalleqe e doemos kryeministrit i del per detyre te distancohet nga keshilltari e mbase s'do ishte keq ta shkarkoje nga detyra,se nuk mund te paguhet nga xhepi publik nje person qe nuk sheh gje te keqe bashkepunimin me nazifashizmin.S'po ia ndalon kush te afermve te z.Vlora te sjellin ne Shqiperi eshtrat,vetem aman,jo me ceremoni zyrtare,se do linim nam.Eshte kthyer qeveria keto dy dekada ne kompani funeralesh.

Submitted by afrim tupi (not verified) on

Me mire fashist, nazist, etj, sesa ndyresire komuniste e shitur te moska apo beogradi e athina. nuk i ka ardhur e keqja Shqiperise nga Italia e aku po lepihemi sot, por nga ruset, serbet e greket. Shqiptaret ta tregojne trimerine me keto kriminele e jo te shesin perralla sikur kane mundur italianet e gjermanet. Italia fashiste kapitulloi vete, gjermanet iken kur i desh qejfi nga Shqiperia.

Submitted by Red (not verified) on

Ca ballista legena si puna jote dhe e Shkrelit ishin pjese e kuislingeve. Derra fashista, nacionalista shoviniste qe kerkoni doren e ngrohte te me te fortit per t'u hequr per trima.

Submitted by Lleshi (not verified) on

He ja! E hajde dhe bjeri ne qafe Enver Hoxhes per keta tipa! Tani e kuptoj se Enver Hoxha ka qene shume i duruar dhe tolerant, se mu vallaj me vjen .... [hequr] Ky eshte kulmi!

Submitted by i (not verified) on

he mer komunist i qelbur, ne kohen e pushtimit me kryeminister mustafa krujen (i cili u tha pushtuesve qe pranoj te behem kryeminister vetem me kushtin qe te gjithe trojet e banuara nga shqiptaret te ishin te Shqiperise, gje e cila ndodhi dhe vertetohet nga parlamenti shqiptar i asaj kohe qe kishte pak me pak se gjysma kosovar) u bashkuan trojet, te cilat baba jot enveri ja fali serbit qe te vinte vet ne fuqi. [hequr]...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.