Ish-presidenti i Ukrainës, dyshohet zhdukja e 20 miliardëve USD në ar dhe 37 miliardë në kredi

Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 20 miliardë dollarë në rezerva ari mund të jenë vjedhur dhe 37 miliardë dollarë në formë kredish janë zhdukur. Gjatë tre vjetëve të fundit, më shumë se 70 miliardë dollarë kanë dalë nga sistemi financiar i Ukrainës dhe janë depozituar në llogari bankare jashtë vendit. Për gjurmimin e këtyre shumave marramendëse, VOA thotë se agjentë të FBI-së dhe Departamentit amerikan të Thesarit kanë mbërritur në Kiev për t’i ardhur në ndihmë udhëheqësve të përkohshëm ukrainas. Fjala është për krimet financiare të qeverisë së presidentit të rrëzuar Viktor Yanukovych, miliarda dollarë që mendohet se kanë dalë prej Ukrainës në formë të paligjshme. Vendi ka nevojë për të gjitha të hollat që mund të rimerren, ndërsa buxheti qeveritar është rënduar nga borxhet prej 75 miliardë dollarësh. Monedha e Ukrainës, ka humbur më shumë se 20 për qind të vlerës së saj këtë vit. Me revolucionin dhe trazirat politike, edhe ekonomia po ndeshet me vështirësi.
Më shumë në: http://www.zeriamerikes.com/content/ukraine-corruption-/1868481.html
a.k
Comments
Keto jane si floriri dhe
<p>Keto jane si floriri dhe parate qe njerezit e Enver Hoxhes i nxorren jashte shtetit te ngarkuara dengas ne nje avion?</p>
Add new comment