Një diskutim kosovar mbi Skënderbeun, dhe një ndërhyrje flakë për flakë e A. Vehbiut

Njëri prej themeluesve të Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, Amir Ahmeti, flet për gazetën ‘Express’, dhe bën një polemikë me Ferid Aganin, që ka pretendimin se “Skënderbeu është hero kombëtar e Nënkryetari i PD'së po thotë se ai ishte hero fetar. Dokumentohet se Skëndërbeu masakroi muslimanët për shkak të bindjeve të tyre fetare. Nëna Terezë ka qenë një misionare katolike e cila në emër të Krishtit ka vepruar si humaniste në botë. Asnjë rekomandim i Komisionit për Liritë Fetare nuk është zbatuar. Antiteistët janë dhe do të mbesin rrezik permanent për tolerancën ndërfetare në Kosovë.”
Pjesa e intervistës që ka bërë me këtë argument është më poshtë (tok me përgjigjen e shkurtër që i është dhënë nga një eksponent i AAK-së, dhe me një nënvizim flakë për flakë të Ardian Vehbiut”:
Amir Ahmeti: Për Skënderbeun mendoj se duhet t’i japim fund miteve, sepse gjeneratat e ardhshme kanë nevojë për historinë tonë të vërtetë cila do qoftë ajo dhe jo të ushqehemi me mite. Debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri kanë qenë mjaftë të mira dhe të trajtuara me profesionalizëm nga shumë historianë dhe analistë, kurse te ne në Kosovë ende nuk kemi një debat të tillë të mirëfilltë. Sipas librave autentikë të historisë dhe sipas historianëve e analistëve nga Tirana u qartësuan shumë gjëra. Se Skënderbeu nuk kishte ngritur flamurin kuq e zi në Krujë por flamurin e Bizantit, se Kuvendi i Lezhës nuk ishte Kuvend shqiptar por ishte Kuvend i kombeve të ndryshme të besimit krishterë për të luftuar Perandorinë Osmane. Pra Kuvendi ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para.Sipas historisë, Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptarë iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë. Këtë ngjarje e dëgjova edhe me një emision dokumentar historik në gjuhën shqipe. Saktësisht me datë 1 janar të këtij viti në televizion RrokumTV. Për këtë masakër ka shkruar edhe historiani shqiptar peshkop Noli me fjalët se ajo masakër ishte një deklaratë për luftë të shenjtë. D.m.th. luftërat atëherë kishin karakter krejtësisht fetar dhe pa kurrfarë lidhje kombëtare. Sepse idetë e para të një rendi të ri botëror të ndërtimit të shtetit në konceptin e bazuar në “kombin shtet” kanë fillin tek në shekullin e XVII nga kardinali Rishelj. Kurse më vonë kanë lindur kombet me këtë koncept. Si përfundim, përderisa Skënderbeu derdhi gjak shqiptari për motive fetare unë nuk mund ta quaj hero kombëtar.
Avni Arifi, këshilltari i Haradinajt: “Skënderbeu paska vrarë shqiptarë?! E me kënd ishin ata shqiptarë?! Se tradhtarët nuk kanë as komb as fe....përkatësia etnike nuk është alibi për tradhtinë”.
Ardian Vehbiu: “Z. Ahmeti nxjerr përfundimin e çuditshëm se ‘si përfundim, përderisa Skënderbeu derdhi gjak shqiptari për motive fetare unë nuk mund ta quaj hero kombëtar’. Pse them të çuditshëm? Sepse po të pranojmë se në mesjetë nuk ekzistonte kombi [siç thotë z. Ahmeti në intervistë. Re.Pu.], atëherë rrjedh se Skënderbeu nuk mund ta dinte se, duke vrarë myslimanët në Krujë, po vriste bashkëkombës të tij! Ja pse jo të gjithë mund të merren me histori dhe të interpretojnë një ngjarje të 500 vjetëve më parë, si të ishte fjala për një incident të tanishëm në një xhami në Gollokamje.” Shkrimin e plotë të Vehbiut e keni në linkun http://peizazhe.com/2014/03/08/skenderbeu-qe-vret/
Re.Pu.
Comments
Ne faqen e A. Vehbiut eshte

Ne faqen e A. Vehbiut eshte nje artikull pak me poshte Fuqija e Mujit. Shiheni njehere

Nuk e paskam ditur qe

Nuk e paskam ditur qe myslimanizmi kishte arriutur tek shqiptaret perpara vendosjes sundimit turk, dmth para Skenderbeut. Faleminderit per ndricimin e mendjes se do kisha ikur nga kjo bote kaq injorant!

Ne Shkoder asht nji fjale e

Ne Shkoder asht nji fjale e vjeter: "Hjedh i marri (budallai) nji gur ne uje dhe qohen 100 te mençem me e nxjerre dhe nuk e nxjerrin" .

Nuk ka mbete histrioa e Shqipnise te shkruhet turqit o turqelite 600 vjet mbrapa pushtimit turk-osman te trojeve shqiptare. Ka mjaft libra bashkekohor te ngjarjeve qe vertetojne çka pranohet nga te gjithe.

Por politika (e flliqt) e pushtuesve aziatk turq-osman nuk mund te bajne historine e nji populli. Turqit edhe sot e kasaj dite mohojne gjenocidin e popullit armen te viteve 1915-1925.

Sinqerisht nuk me duket

Sinqerisht nuk me duket pergjigje e zgjuar as ajo a Ardian Vehbiut. Sepse, sipas deputetit kosovar, kombi shqiptar i sotem perbehet nga popullate qe pranuan islamin dhe rrjedhimisht pushtimin osman. Pra nuk mund te flasim c'dinte apo c'nuk dinte Skenderbeu por c'qendrim mbajti ai ndaj pjeses turkoshake te shqiptareve, qe te nesermen, ne mos qe atehere, do formonte ate qe quhet komb shqiptar.

Skenderbeu ne kthim ka bere reprezalje dhe dogji fshatrat e Kosoves, prone serbe, pasi Gjergj Brankovici, krali i Serbise, nuk e lejoi ate te kalonte ne tokat e tij qe te bashkohej me Huniadin.

Megjithate, pa rene ne kunderthenie, vlera e Skenderbeut ka qene se kontribuoi ne qendresen dhe qenien e atij qe do quhej komb shqiptar. Por doemos kushti qe Skenderbeu te jete hero kombetar eshte qe feja e shqiptarit te jete shqiptaria, fete e tjera jane dytesore, por kjo nuk i imponohet dot me njerezve si deputeti kosovar etj per te cilet islami eshte kuptimi i vetem i jetes.

Kombin Shqiptar nuk e beri

Kombin Shqiptar nuk e beri dhe as nuk e lindi miti i Gjergj Kastriotit, as nuk e mbajti te gjalle per 5 shekuj. Shkurt, si me mitin e tij edhe pa mitin e tij, ky komb lindi shume figura nga te tria fete. Idhtaret skenderbegas tregojne se jane te ngjashem me enveristet e djeshem dhe nuk ''lejojne'' debate te mirfillta nga te cilat vjen vetem dije dhe hapesire ne mendim.

"...kombi shqiptar i sotem

"...kombi shqiptar i sotem perbehet nga popullate qe pranuan islamin dhe rrjedhimisht pushtimin osman..."

Dhe kete popull e quejne KOMB, sepse paska pranue pusht-imin (mbasi vdiq Gjergj Kastrioti) !?!?

Faqja e zeze e shqiptarve, sepse nuk kam lexue qe ne bote nji popull te kete pranue pusht-imin/posht-nimin/heqjen e lirise/heqjen e krenarise. Dhe per kete shqiptart sot perserisin "Jam krenar qe jam shqiptar!!!".

mendoj se per dy gjera ka

mendoj se per dy gjera ka plotesisht te drejte Amiri se Skenderbeu ne Kruje ngriti flamurin e Bizantit dhe se ne Lezhe nuk kemi te bejme me nje kuvend mbare kombetare Shqipetare por te botes kristiane kunder perandorise Islame Osmane.

Per ta kuptuar me mire ne duhet te kemi parasyshe se te zhvillosh nje lufte te gjate kerkohen fillimisht qe te keshe resurse njerezore te pergatitura per lufte, por shqiperia ne kete periudhe qe edhe emerin nuk e kishin shqipetare kishte nje popullsi shume te vogel dhe te afte per lufte kjo popullsi ishte akoma me e vogel per te perballuar nje ushtri prej disa qindra mijera ushtare. Se dyti per te mbajtur nje ushtri ne kembe dhe per te luftuar superfuqine me te madhe te botes per kohen kerkoheshin materiale luftarake si shpata, mburoja, perkrenare, heshta, paisje per kuajt e shume gjera te tjera si guzhina dhe mjetet te tjera logjistike qe vendi i yne nuk mund tu kishte se nuk prodhonte as metale dhe as paime lufte. se fundi qe te mabashe nje ushtri ne kembe duhen para te cilat ne nje popullsi kaq te vogel e te ndare ne feude shume te vogla te siguroheshin keta mjete financiare. Si perfundim une jam i mendimit qe duhet hequr dore nga mitet dhe ti kthehemi rrealitetit. Qe Skenderbeu ka bere lufte fetare kjo dallohet se pari nga simbolet, financimet ne te holla si dhe ne mjetet logjistike e luftarake te marra nga perendim, por me se miri keta ta thone historianet.

Po qflasin keta turqi ne
Po qflasin keta turqi ne gjuhen Shqipe! Nese ju pelqen aq shume feja islame shkoni ne Arabi e Turqi e na leni rehat ne te (pa) fete. Per mua vlen gjithmon FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA, edhe pse i takoj fese" islame".
Add new comment