Deputeti P.Vasili “sulmohet” me vezë gjatë konferencës së shtypit. Për të dytën herë nga i njëjti person

Nuk janë të shpeshta incidente të kësaj natyre këtu tek ne, megjithëse ndaj politikanëve e zyrtare që flasin para mediave në Perëndim, jo rrallë herë janë hedhur sende si vezë, kupa me kos, domate etj. Mesditën e sotme para selisë së Presidencës, teksa kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili doli përpara mediave pas takimit këshillimor që zhvilloi me kreun e shtetit, në lidhje me zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë, u sulmua nga 65-vjeçari Mustafa Gjyzeli. Ky person ka goditur me vezë makinën e Vasilit edhe një vit më pare. Efektivët e Gardës kanë bërë të mundur ndalimin e autorit të sulmit, i cili u dërgua në Komisariatin Nr 2. I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë incident, Vasili tha se nuk kishte asnjë dijeni për personin që kreu këtë veprim. Balkanëeb shkruan se dyshohet që 65-vjeçari Gjyzeli vuan nga probleme mendore. Por mbetet pikëpyetja përse ky “fiksim” me Vasilin, çka ka lënë vend për hamendësime mbi ndonjë padrejtësi që sulmuesi mendon se i është bërë.
a.k
Comments
njeri shkruan se ishte i

njeri shkruan se ishte i pire, tjetri se eshte i cmendur... ne fakt, ka vetem nje problem, pop-tritoli dhe pop-veza-turinjve ose duhet te gjejne nje perfaqesim politik alla bepe grillo qe t'u vere freret ketyre legenave ne pushtet qe kane instaluar padrejtesine ne vend, ose perndryshe ketu behet nami, o njerez, sic edhe po behet... (shume domethenes fakti qe gazetaret qe ishin te presidenca nuk pyeten kete xhaxhane se ca halli kishte, por vajten pyeten petrit vasilin se ca muhabeti kishte bere me nishanin... gazetaret kane frike mos humbasin punen, por dielli s'mbulohet me shoshe o petrit-vasilëra)

Mustafa Gjyzeli ka bere nje

Mustafa Gjyzeli ka bere nje akt te vertete qytetar. E pergezoj! Bravo!

Une e njoh personalisht

Une e njoh personalisht Tafen. Eshte i semure mendor qe prej shume vitesh. Ajo qe me ben pershtypje jane idiotat e Berishes si komentuesit e mesiperm qe tani kan thirr per ndihme dhe te semuret mendore....

po ti anonim ku ke patur

po ti anonim ku ke patur rastin qe te njohesh personalisht Tafen? Mos e ke patur gje shok dhome dhe uniforme aty ku aludohet se e ka vendin? Pasi te pergjigjesh pastaj fol per idiotet e Berishes e mos permend fare Anjshtainet e Rames apo Njutonet e LSI-se se ata jane krejt pa faj.

ore ti anonimua, e di se 25

ore ti anonimua, e di se 25 perqind e shqiptareve hyne ne ate kategorine qe fut edhe gjyzelin? a e di se c'ndikim ka papunesia, padrejtesia dhe te tjerat ne shendetin mendor? a ke idene se ky nuk eshte se po i bindet nje urdheri te PD, PS, PP, VLFP, ky thjesht po vepron ne koke te vet, sic kane per te filluar te veprojne shume e shume te tjere brenda dhe jashte 25 %? apo 'ciqitemen"?!

Add new comment