Debat në Europë: ‘Ius soli’ apo ‘Ius sanguinis’?

Postuar në 04 Mars, 2014 02:42

Në Itali, ashtu si dhe në vende të tjera të Europës, bëhet një debat mbi integrimin e të huajve që ka ngecur tek pyetja: ‘ius soli’ apo ‘ius sanguinis’? ‘Ius soli’ është një frazë latinisht që nënkupton të drejtën e kujtdo për shtetësi qysh nga momenti që ka lindur në territorin e atij shteti. Ndërsa ‘Ius sanguinis’ thotë se të drejtën e shtetësisë a të kombësisë nuk ta jep fakti që ti lind në një territor të caktuar, por prindërit që ke. Të majtët janë për të parën, të djathtët janë për të dytën.

Giovanni Sartori, politilogu i njohur, ka kohë që ngre zërin kundër praktikës ‘Ius soli’. E bën dhe njëherë tjetër në një shkrim të publikuar në ‘Il Corriere della Sera’, ku mbron idenë se vende si SHBA (që ka qenë një hapësirë bosh deri në vitin 1620) janë me pahir, dmth nga nevoja, për ‘Ius soli’, ndërsa vende si Italia duhet, po nga nevoja, t’i mbahen principit ‘Ius Sanguinis’.

Shkrimin e tij që e kemi publikuar edhe në rubrikën tone ‘Global View’ mund ta ndiqni, nëse njihni italishten, në linkun http://www.corriere.it/editoriali/14_marzo_04/ma-integrare-non-assimilare-713e5970-a362-11e3-85bd-aff5c7c5e706.shtml

Re.Pu.

Comments

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Këto këndvështrime përbëjnë tentativën më qesharake që pjesë të shoqërive (historikisht) bëjnë për favorizim apo kushtëzim, në botën njerëzore. Njerëzit gjithmonë kanë lëvizur, dhe kjo është e natyrshme, dhe nuk mund të thuhet (seriozisht të paktën) se kriteri i gjakut është logjik, për më tepër kur përdoret për ndonjë përcaktim të drejtash apo detyrimesh.

Nëse një shoqëri që në një moment të caktuar ka standarte më të avancuara se bashkëkohëset, ka mundësinë ti ruajë e avancuar standartet, me shumë mënyra, duke imponuar mbase edhe tiplogjinë e saj (psh sekularizmin) për grupet hyrëse në atë shoqëri.

Për rastin konkret imagjinoni një fëmijë që duke u rritur fillon kupton që nuk ka të drejta si shokët e tij...

Submitted by anticensurë (not verified) on

skelar

deri dje,para nja 200 vjetëshkanë egzistuar mbretëritë,perandorit e pak a shumë nuk ka pasur shtete nacionale!të një kombësie!më pas u krijuan në bazë të kombësisë dhe qytetarisë!!

shkrimi në koriere dela sera,rrumbullakos gjërat pa ju shkuar në fund!!të drejtën e shtetësisë prej vëndit ku lind ja mohon një të ardhuri,rishtas në atë shtet,por në të njëjtën kohë ja ka dhënë me dhunë dikujt që pa dëshirën e tij e ka futur brënda kufijve të shtetit të tij!ps tirolezi nuk ka asnjë far gjaku italian,por shteti italian i ka dhënë të drejtë e shtetësisë për shkak të gjakut!!në të njëjtën kohë që gjermanët janë dashur të ndahen në minimumi tre shtete!!

në këto lloje arsyetimesh të njëanshme,për mua shumë nacionaliste mohoen të drejtat themeltare të njeriut!!vetë italiani do ta ketë të vështirë për ti dhënë a jo të drejtën një fëmije  të lindur nga një italian/ne me një jo italian/ne!

por falë mëndjes të shëndoshë njerzore këto gjëra janë sheshuar!!me gjithë përplasjet që shkojnë e vijnë!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.