Presidenti Nishani lë në burg Nazime Vishën

Postuar në 01 Mars, 2014 04:06

Refuzohet falja për Nazime Vishën nga Presidenti Nishani. 19 vjeçarja u dënua me 10 vite burg për akuzën “Vrasje me Paramendim”. Ministria e Drejtesisë dhe Presidenca kanë konfirmuar lajmin për mediat. Kërkesa e përcjellë nga Ministria e Drejtësisë  drejt Presidentit Bujar Nishani, për faljen e dënimit të Nazime Vishës ka marrë përgjigje negative, me argumentin se dokumentacioni i të dënuarës nuk ishte i plotë. Kërkesa e Nazime Vishës mbërriti dy herë te Presidenti i Republikës. Fillimisht kjo kërkesë u dërgua në 24 dhjetor 2013. Refuzimi i kërkesës së 19-vjeçares së dënuar për vrasjen e Fiqiri Muçës në 13 gusht 2012 në Krrabë, është motivuar me “mospërmbushje të kritereve ligjore për përfitimin e faljes”.  Gjithashtu,  Presidenca arugmenton se Ministria e Drejtësisë nuk kishte dhënë propozimin e saj për faljen apo jo të Nazime Vishës. Disa kohë më parë shkrimtarët Ismail Kadare, Dritëro Agolli, sopranoja Inva Mula, poetët Luljeta Lleshanaku dhe Rudolf Marku dhe violinisti Tedi Papavrami në një letër të hapur i kërkuan drejtësisë shqiptare mëshirimin dhe falje për Nazime Vishën. S.S

 

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Presidenti Nishani &nbsp;eshte nje palaco burre qe nuke &nbsp;e meriton ate post te larte</p><p>Qe nuk e fali kete Nazimen u tregua shume i ulet duke mos denjuar te mari parasysh lutjen e intelektualeve me te shquar te Shqiperise --Turp it vije per kete mungese te humanizmit qe tregoi !</p><p>Ne pergjithesi semundja i ben njerezit me te bute, me te mire ,por ky presidnet qenka nje perjashtim ..qenka nje hibrid</p><p>Ndaj pasi te iki ky president , duhet qe te ndryshohet kushtetuta dhe te zgjedhim nje president nga populli , jo nga partite ,se na behen .......besnike te partise , edhe ne postin e presidnetit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.