Një këshillë nga Nikollë Lesi për Edi Ramën: Ke nevojë për Ben Blushin

Postuar në 01 Mars, 2014 11:02

Gazeta “Koha Jonë”, e rikthyer tashmë në “duart” e themeluesit të saj Nikollë Lesi, ka botuar një editorial, që ngjan më shumë si apel publik drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në shkrim, kryeministrit i kërkohet që të ndryshojë përbërjen e ekipit, duke përfshirë figura të Partisë Socialiste që kanë më shumë eksperiencë në politikë dhe në qeverisje. Në shkrim analizohet situata e deritanishme e qeverisjes me ekipin e të rinjve, ku vlerësohet se mungesa e eksperiencës së disa ministrave të rinj e ka kthyer “autobusin” e qeverisë në një “furgon”. Ramës i përmendet fakti se disa prej ministrave janë jo vetëm pa eksperiencë, por janë edhe tej mase të bindur e kjo, me kohët që po vijnë, mund të përbëjë një minus.  E që në titull, ngrihet pyetja: A ka nevojë Rama për Ben Blushin? Blushi përmendet në artikull jo vetëm nominalisht por edhe si simbol i personalitetit të provuar në qeverisje, kritikat e së cilit do t’i shërbenin pozitivisht punës së ekzekutivit.

“Është e njohur thënia e Ben Blushit “mos i fol shoferit” kur ishte në opozitë, kur Edi Rama e Ben Blushi patën fërkime për mënyrën se si duhet drejtuar “autobusi” i Partisë Socialiste për të ardhur në pushtet….Dhe Ben Blushi preferoi të “mos i fliste shoferit” të autobusit Rama, por ndërkohë, në këta muaj duket se “autobusi” po kthehet në “furgon” dhe rolet ndryshojnë; Kryeministri ka hipur në një “furgon” pa licencë dhe që e bllokon Saimir Tahiri tek “Zogu i Zi, kurse Ben Blushi në një “autobus” ku rrinë gjithë tradita e PS-së, e cila bëri historinë që nga viti 1991. Si rregull shqiptar, “furgoni” ndalon në çdo cep rruge dhe merr çdo lloj pasagjeri, kurse “autobusi” është më komod, ndjehesh më lart në sedilje dhe ndalon në stacione, ku shkruan “Stacion-autobusi”. E në këtë rast, Kryeministri ka nevojë të kthehet në “autobus”, ndonëse nuk ka patentë, por rri në vend të parë dhe drejton. Ai ka nevojë që dikush edhe ta kundërshtojë, edhe ta këshillojë pa hile, edhe t’i thotë që disa veprime janë të nxituara, që disa premtime publike të cilat tregojnë shtyllën kurrizore të një force politike duhen mbajtur, pavarësisht se çfarë interesash mund të kenë disa ministra” shkruan “Koha Jonë”.

Më tej, në shkrim shprehet besimi se Edi Rama ka një motiv real brenda vetes që të bëjë histori, por, sikurse thuhet aty, “në histori nuk futesh vetëm; duhen shokë e miq, e jo shërbëtorë”.

Për me tepër: http://www.kohajone.com/te-ndryshme/item/5382-a-ka-nevoje-rama-per-ben-blushin.html

k.k

Comments

Submitted by LORA (not verified) on

Kur kete apel  ben nje karakurve si nikoll lesi,,,,,do te thote se zgjedhja e ekipit nga E.Rama eshte perfekte.

Blushi i nahijes LMN te nano-kurvave u lodh shume tuj rregullu njerzit e tij tek toc-fullani dhe tuj i vene hunj Edi Rames

dhe popullit te majte per interesat e nahijes "dalzotese".

Per mua intelektualisht b.blushi eshte nje mjeran si lul-kusaro-krimineli;si moral eshte nje zgjyre qe ka veten ,si njesi

matese.Nese E.Rama tundohet nga borite e les-karakurves,,,,,,,do te me duhet te bej nje korrektim te menjehershem te

mbeshtetjes time per te.

Submitted by orest (not verified) on

Ky Lesi eshte kokrra e karagjozit o respublica. Keni nja kater a pese here qe merreni me budallaliqet e Lesit

Submitted by Bard (not verified) on

Me këtë që ka shkruar Lehësi, në vend që ta ndihmojë Blushin, i ka bere gropën. Liderët tipike Shqiptarë vuajnë nga bizantinizmi kronik, nuk durojne dot as hijen e kundërshtarit, jo më të bashkeqeverisin me të. Sa më shumë mundohen ta faktorizojne Blushin, aq më të urryer e bëjnë atë në sytë e Ramës.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Vërtet PS ka dhe titullarë të tjerë të aftë dhe të devotshëm por do ishte më mirë zoti Lesi që të gjithë të hipin në autobuz dhe secili të vërë dorën që ky autobuz të mbrijë në terminale pastaj të diskutojmë për meritat dhe që të ndolli kjo duhet të gjithë që e ndjejnë për detyrë për të mirën e vendit duhet të gjithë të themi një HOPË të madhe që të dalim nga kjo katrahrë që na latë

Submitted by Mah (not verified) on

Ja ke fut kot Nikoll. Te thoje Majko edhe pertypej Blushi eshte kafshate qe nuk kaperdihet. Te ngec ne fyt e te ze trishtimi.

Submitted by Delli USA (not verified) on

Blushi ka perseritur disa here shprehjen e Nanos,"Rama na vodhi partine",keshtu qe ne PS ai rri nga metozori,pra dhe sikur Rama te therase ne qeveri ai nuk ka per ta pranuar,prandaj O Les plastelina shiko punen tende dhe mos ja fut si kau  p........

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.