Atentatorët ngatërrojnë shënjestër, shpëton 42-vjeçarja (Shpërthim tjetër në Burrel)

Nëse para katër muajve, ishim mësuar çdo ditë me lajme për aksidente fatale, këto të fundit tashmë janë zëvendësuar me C4. Shpërthimet me lëndë eksplozive të telekomanduar po ndodhin çdo ditë dhe kjo tashmë është kthyer në një rrugë ekzekutimi.Sot në mbrëmje kanë ndodhur dy shpërthime, një në Fushë-Krujë dhe një tjetër në Burrel.Në Fushë-Krujë, Këtë herë tritoli ishte vendosur në makinën e një shtetaseje, por për fat të mirë nga shpërthimi është dëmtuar vetëm automjeti.Dyshohet se automjetit, tip “Fiat Punto” i është vënë lëndë plasëse, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm. Gjithashtu, policia dyshon se autorët e ngjarjes mund të kenë ngatërruar objektiv, pasi 42-vjeçarja Mimoza Isufi është me profesion rrobaqepëse dhe nuk rezulton të ketë konflikte.Kurse shpërthimi tjetër ndodhi në Burrek rreth orës 22:00, ku një tjetër automjet shpërtheu, por pa pasoja për jetën e ndonjë qytetari. Nga shpërthimi i fundit dyshohet se makina i përket një punonjësi të SHISH-it, por ende nuk është konfirmuar informacioni. S.S
Comments
Nuk ta kap shume llogjika, qe

Nuk ta kap shume llogjika, qe te gjithe kriminelet ordinere te bejne, pa u koordinuar me njeri-tjetrin, atentate me C4 dite pas dite. Veshtire te mendosh qe e gjitha nuk ka nje prapaskene politike, qofte edhte shtyrese te lehte.

Policia e shtetit eshte para nje detyre teper te veshtire, por jo te pamundur. Policia duhet te vere cdo gje ne levizje, duke luajtur edhe rolit qe duhet ta beje SHISH per te c'bllokuar nje situate te tille: pagesa te majme, futjen e spiuneve, premtimin per identitet te ri diku ne SHBA. Boll te kapi dike te implikuar ne keto krime te thote qe na shtyn aksh politikan (besoj se gjithkush me mend se per ke behet fjale) per keto akte. Cdo gje pastaj eshte e zgjidhur.

Rama po vonohet shume me reformimin e SHISH-it. Eshte nje organ shume i rrezikshem ne doren e Berishes. Rama rrezikon koken e tij.

Tung,

Blendi

me te thone ty Blendi qe ka

me te thone ty Blendi qe ka disa karburante qe te japin benzine pa leke neper Tirane, cfare do besh???
Po kur thote ministri i rendit 2 jave pas emrimit qe "ka disa ngjarje te veshtira e te pazgjidhshme" ???
Ta sjellesh nje psikopat nga amerika, komandant FNSH-je, me vone roje hekurash dhe e paraqet si bashkpunim me BERZH, Artmitraljer ushtrie si Universitet e ta besh Drejtor te Pergjithshem. Eshte shume e turpshme te thuash qe nuk ka gjetur polici e shishi nuk bashpunon. Me sygjerimet qe jep duhet te pranosh qe Rendi nuk behet me mustaqe po me mendje. Rama e ngaterroi keqas artin e te folurit me artin e te berit

pergezime edit qe e futi i

pergezime edit qe e futi i pari moden e tritolit. megjithese shperthimi i pare nuk pati sukses imediat u nxiti fantazine kriminale shtetasve qe u prin dhe si rezultat kemi sot 2-3 shperthime ne dite. ketij mund ti thuash pa frike gjenialitet prej artisti sepse askush nuk do te mundte ta hapte kete mode me te tille shpejtesi

Add new comment