Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni nuk përbën rrezik - prandaj ul interesin bazë

Postuar në 26 Shkurt, 2014 16:29

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit për lekun me 0.25 pikë përqindje, duke e zbritur atë në nivelin e ulët rekord 2.75 për qind.

Ky vendim u bë i ditur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare të Bankës Qendrore.

Guvernatori Fullani tha se rritja e stimulit monetar krijon kushtet e përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit në periudhën afatmesme.

Aktualisht, inflacioni vjetor është 1.7%, edhe pse janë rritur akcizat dhe taksat e disa mallrave të importit. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka si objektiv mbajtjen e inflacionit në kufijtë 2%-4%.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim3 (not verified) on

ME NE FUND JA ARRITI T'A ZHVLERESOJE MONEDHEN VENDASE...TANI DO PAGUHEMI ME PAK PER PUNEN QE BEJME...TURP!!!

NB. Ne fakt, eshte atentati i 5-te qe po i ben lekut brenda 2 vjeteve...me shume fitime e lehtesira per bankat "piramide" ne shqiperi

Submitted by Pema (not verified) on

Mire qe merke vesh nga ekonomia dhe ti.

Ulja e interesit eshte e domosdoshme kte kohe, per dy arsye:

- Ekonomia eshte skandal dhe ka nevoje per stimul. Nuk mund te stimulohet nga shteti, per shkak se borxhi publik eshte 70%. Pra ngelet vetem stimuli monetar qi i nxit bizneset / njerezit te mos i mbajne parat ne banke por ti investojne / shpenzojne.

- Bankat nuk po kreditojne fare. Duke i ulur normen e interesit, i shtyen ato te kreditojn me shume.

Shic e sheh, te dyja keto efekte te uljes se interesit jane jo ne favor te "bankave piramide". Mundohu te mesosh dicka se si funksiono makroekonomia para se te besh komente idiote. Po ske faj ti, fajin e kan gazetaret qe nuk bejne asnje shkrim te hajrit me shpjegime.

P.S. Konsiderohet "fshatarsi" ne internet te postosh komente me germa kapitale. Komente te tille jane te veshtire ti lexosh, nderkohe qe ti e ben qe ta theksosh ate koment. Nese do te theksosh dicka, ke nje button "B" aty ku shkruan komentin, perdore.  Gjithsesi me kalimin e kohes dhe shumica e popullit qe futet online per her te pare do te mesoj si te sillen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.