Akuzat Qose-Islami, del me një qëndrim edhe Akademia në Tiranë

Postuar në 26 Shkurt, 2014 04:51

“Shekulli” shkruan për një qëndrim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në mbrojtje të Rexhep Qoses nga akuzat që I ka bërë së fundmi kreu I Akademisë së Kosovës, Hivzi Islami. “Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duke u distancuar nga çdo deklaratë që provokon opinionin shoqëror me akuza personale, emocionale, të papranueshme për etikën e komunikimit intelektual dhe të ligjërimit intelektual, duke vlerësuar punën intelektuale të kujtdo që kontribuon në fushën e letrave dhe në çdo fushë të krijimtarisë, duke qenë e angazhuar për bashkëpunimin e forcave intelektuale të kombit, dhe jo për përjashtimin, përçarjen a përbaltjen e tyre, parapëlqen të mos përfshihet në një debat joshkencor e për pasojë joproduktiv, prej të cilit do të dëmtohej misioni shkencor që kanë marrë përsipër akademitë tona, proceset e integrimeve kulturore kombëtare dhe tradita e mirë e bashkëpunimit midis institucioneve tona”, thuhet në reagimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.”Shekulli” nuk sqaron se përse Akademia në Tiranë ka bërë këtë deklaratë, lidhur me një debat që zhvillohet në Kosovë. Kjo pasi sikundër është bërë publike, replikat e Qoses me Islamin lidhen me disa akte të ndodhura në kohën e Jugosllavisë deh nuk implikojnë me angazhimet e Akademisë së Tiranës.

Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=41267&kat=87

s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Nuk duket se Akademia e Tiranes i ka dale ne mbrojtje Qoses sic thuhet ne shkrim. Akademia e Tiranes vetem se ka shpallur neutralitetin e saj ne kete grindje midis dy shkencetareve shqiptare krenare e te shquar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.