Fluksi i ofertave të punës në Shqipëri dominohet nga “Call Center” dhe fasonët, që të rinjve u shërbejnë vetëm përkohësisht!

Postuar në 18 Shkurt, 2014 14:54

Edhe pse statistikat zyrtare dëshmojnë për një nivel të lartë papunësie tek të rinjtë dhe vende pune gjithnjë e më të pakta, sërish situata nuk është e pashpresë në vend. Dy sektorë që po njohin rritje të nivelit të punësimit dhe që zënë gjithnjë e më shumë vend të rëndësishëm në punësimin e të rinjve janë sektori i telekomunikacioneve dhe i fasonerisë.

“Mjafton një kërkim i shpejtë në internet për të parë se qendrat e Call Center kanë numrin më të madh të ofertave për punë. Fluksi i madh i ofertave të punës vjen falë zgjerimit të aktivitetit të tyre nga kërkesa e lartë e  klientëve në Itali. Telekomunikacioni, një sektor mjaft i zgjeruar së fundmi ka arritur të punësojë rreth 6000 të rinj në të gjithë vendit. Edhe sektori i fasonëve zë një vend të rëndësishëm në punësimin e të rinjve” raporton Vizion Plus.

Megjithatë, edhe tregu i lirë i punës nuk ngelet pas por kërkesat janë kryesisht për kamarierë, baristë, picierë e kuzhinierë. Sipas autoriteteve zyrtare shqiptare, ofertat për këto shërbime janë të shumta pasi ka gjithmonë lëvizje duke u parë nga të rinjtë, kryesisht studentët, si një punë e përkohshme…

Lexoni më gjatë në linkun http://vizionplus.al/tregu-i-punes-dominojne-call-center-dhe...

k.k

Comments

Submitted by Pema (not verified) on

Me pak fjale vende pune qe skane nevoje per tru.
Nje ekonomi mjaft te qendrueshme po ndertojme. Do kemi nje te ardhme te papar.

Submitted by ina (not verified) on

c'te thuash, Pema i ka rene ne koke. ka tashme evidence te qarte qe call center eshte ne fund te sherbimeve te perfshira nen BPO (Business Process Outsourcing) persa i perket vleres se shtuar dhe transferimit te teknologjise. Nuk e di pse nuk pati kurre tek ne ekonomiste me vizion, ndoshta sepse intelektualeve tane i mungon vete koncepti, mjafton te shohesh cmimin Pashko per te kuptuar se ne c'nivel jemi ne per politika ekonomike. fatkeqesi...

Submitted by Pema (not verified) on

C'far vizioni t'kene "intelektualet" tane o Ina.  Intelektual tek ne do te thote te dalesh neper televizione dhe te besh "analistin". Ndersa per politikanet, vizion do te thote fabrika cimentosh, gurore dhe pallate vend e pa vend.

Te kishim pasur intelektuale dhe politikane me vizion, do ishim vend i zhvilluar sot. Nese do e kishim zhvilluar bregdetin ashtu sic duhet dhe nese do te kishim mirembajtur ato pasuri kulturore qe na kane lene paraadhesit, sot do kishim mbi 10 milion turista ne vit. Ndersa ne kemi bere te kunderten. Kudo kemi vene dore, vetem kemi shkaterruar. Edhe ato "turista" qe kemi, 90% jane shqiptare (emigrante, kosove, maqedoni) dhe 10% backpackers qe vetem kalojne neper shqiperi ne drejtim te greqise.

...call center eshte ne fund te sherbimeve te perfshira nen BPO...

Ktu duket injoranca ekstreme e "strategeve" tane. Kompanite amerikane dhe europiane punsojne me miliona njerez ne fushen e IT's ne Indi. Ne terheqim call centre-ra. Domosdo, kur shumica e te diplomuarve kane mbaruar "juridikun", "mardhenie me publikun", "shkenca politike" dhe budallalliqe te tjera te ktij lloji. Thuaj ti na mbyten kompanite e medha ne shqiperi qe na duhen kaq shume jurista dhe publicista.
Edhe ato pak "informaticien" qe nxjerrim, jane te gjith te pa afte, vetem shiko faqet e internetit te bizneseve / mediave shqiptare. Jane te gjitha pa perjashtim (perfshire respublica.al) jasht cdo standarti. Dhe kur mendo qe faqet e internetit jane gjeja me e lehte ne fushen e IT, t'vje me qajt.

Nejse thuaj...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O miq, a mundet ndonjeri te me shpiegoje cfare jane "FASONET", per dreq se e gjej ne ndonje fjalor, i vetmi perafrim qe bej eshte nga frengjishtja "façon" = menyre, por qe nuk me jep asnje kuptim konkret. Ju lutem.

Submitted by ina (not verified) on

fjala me duket se ka origjine italiane. problemi kryesor i ketij prodhimi eshte vlera e shtuar e punetoreve Shqiptare eshte me minimalja ne gjithe hallkat e prodhimi e prej ketu edhe pagesa eshte me minimalja. eshte pune rutine, nuk kerkon ndonje aftesi te madhe dhe nuk jep mundesi zhvillimit te industrise. Fasonet, call center, eksportimi krudo i naftes e i mineraleve te tjera (po e le menjane impaktin ne mjedis te ketyre industrive) jane te gjitha deshmi te asaj qe quhet - enklave industriale. dmth vendi kycet ne nje pozicion ne zinxhirin boteror te prodhimit, dhe ky pozicion eshte me i uleti i mundshem, me me pak vlere te shtuar, pa transferim teknologjie dhe pa mundesi per zhvillim. e pastaj na e servirin edhe si zhvillim te madh qe eshte rritur punesimi ne fasone (e call center), duhet te mbeshtesim biznesin e fasoneve (e call center). nuk jam e sigurte nese e kane nga injoranca apo iu leverdis, nderkohe ne vazhdojme te presim lideret vizionare...

Submitted by k.k (not verified) on

*fasonet-biznese qe punojne me material porositesi. Jane biznese si rrobaqepesi apo kepucari, ku lenda e pare vjen nga jashte dhe pas perpunimit produkti shkon per tregjet respektive,kryesisht jashte vendit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.