Atmosfera para protestës së 20 shkurtit, palët shtojnë dozën e tensionit në rrjetet sociale dhe bëjnë thirrje pro dhe kundër pjesëmarrjes

Postuar në 18 Shkurt, 2014 16:33

Vetëm pak orë para zhvillimit të protestës së paralajmëruar të opozitës, televizionet shqiptare janë “mbytur” nga një sport që paraqet realitetin shqiptar nën qeverisjen e socialistëve, sipas këndvështrimit opozitar. Po ashtu, nuk mungojnë as thirrjet për rrëzimin e “bustit të gjallë” të shoqëruar nga imazhi i modifikuar i momentit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha ashtu sikurse edhe kundërpërgjigjet në rrjetet sociale. Prej disa orësh në “Youtube” po qarkullon një video e cila u bën thirrje qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestën që po organizon opozita, duke rikthyer imazhe të hershme të ngjarjeve të rënda të ndodhura në shtator të 1998 apo gjatë qeverisjes së demokratëve pas 2005 si 21 janari etj. Në videon e publikuar, të rinjve u bëhet thirrje për “mos harruar masakrat dhe mashtrimet e dyshes, Berisha – Basha”.

Por protesta e paralajmëruar e 20 shkurtit nuk i ka mobilizuar palët vetëm në rrjetet sociale por edhe në terren. Gazeta “Tema” shkruan se ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha po angazhon të rinj që janë jashtë administratës për të mbushur sheshin nga ana tjetër grupe militantësh socialistë janë angazhuar për monitorimin e pjesëmarrjes në miting, me qëllim krijimin e një baze të dhënash, në të cilën mund të përfshihen edhe militantët demokratë që vijojnë të punojnë në administratë e që njëkohësisht do të marrin pjesë në miting. Kjo e fundit, duket si “strategji” që mund prodhojë një produkt që ua lehtëson shtetarëve të rinj "mundin" e krijimit të vende vakante për socialistët që janë në pritje të një vendi pune në administratën publike.

Pavarësisht se me afrimin e orës së protestës po rritet doza e reagimeve emocionale mes palëve, organizatori kryesor i saj Lulzim Basha ka deklaruar se axhenda zyrtare e 20 shkurtit është ajo e një tubimi paqësor.

k.k

Comments

Submitted by Gent (not verified) on

<p>e turpshme! Te monitorojne se kush do jete ne proteste nga administrata publike. Turp! Kjo eshte diktatoriale.</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

<p>Po te shkosh ne proteste ne orar te punes so te duket ty??? Demokratike ?????</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>E vërtet jemi të pa ndreqshëm vazhdojmë të shikojmë mbrapa kur të tjerët shikojnë përpara</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.