Situata e rendit – realiteti dhe perceptimi

Postuar në 26 Janar, 2014 15:55
Eduard Zaloshnja

Në të trija buletinet mujore që Minsistria Brendshme ka publikuar qysh prej fillimit të punës së qeverisë së re, konstatohet një rënie e ndjeshme e vdekjeve dhe plagosjeve të rënda nga krimet dhe aksidentet rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Publikimit të këtyre buletineve, opozita i është përgjigjur me akuza për fshehjen nga Policia e Shtetit të 40% të ngjarjeve të rënda, por këto akuza nuk mund të merren seriozisht, po të kihet parasysh se mediat informative raportojnë në kohë reale çdo incident, sado i vogël, kudo që ndodh. (Kjo është një punë që mediat informative shqiptare e bëjnë më me zell se çdo gjë tjetër).

Por pavarësisht pakësimit të vdekjeve dhe plagosjeve të rënda nga krimet dhe aksidentet rrugore, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, perceptimi i publikut për situatën e rendit nuk është rozë. Dhe me perceptim të publikut nuk kam parasysh shkrime apo pronocime televizive të opinionistëve/analistëve mediatikë, të cilët, sipas Ministrit Tahiri, janë mllefosur ngaqë nuk po e ndjejnë më veten të privilegjuar/toleruar nga policia si më parë (Se sa i vërtetë është ky pretendim i Ministrit Tahiri për çdo rast konkret, mbetet për t’u vërtetuar).

Dy sondazhe opinioni, Barometër24 i publikuar nga News24 (http://respublica.al/opinion/2014/01/14/barometer24-aksioni-...) dhe sondazhi i Programit SACP (financuar nga qeveria suedeze, http://www.cp-project.al/botime-2/ ), tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë urbane ka shqetësim për situatën e rendit.

Kështu, sondazhi Barometër24 i mesit të janarit tregonte se 52% e elektoratit urban mendonte që situata e rendit nuk po përmirësohet nën qeverisjen aktuale (Krahasimisht, në mes të tetorit, Barometër24 tregonte se vetëm 21% e të anketuarve mendonin që situata e rendit nuk po përmirësohej). Edhe sondazhi i SACP-it i 20 nëntorit tregonte për një shqetësim të publikut në lidhje me rendin. Sipas sondazhit, thyerja e rendit publik dhe sherret/përleshjet në rrugë përbënin shqetësim për 58.6% të popullsisë urbane (kampioni i sondazhit përbëhej nga 2000 të anketuar në 6 qytete të mëdha). Ndërsa 82.1% e të anketuarve e konsideronin si problem për komunitetin e tyre thyerjen e rregullave të trafikut, të tilla si dritat e trafikut, mosrespektimin e kalimtarëve, parkimin e gabuar, etj.

Por si shpiegohet ky hendek mes përmirësimit statistikor të situatës së rendit (që pasqyrojnë buletinet e Ministrisë së Brendshme) dhe perceptimit të publikut?

Së pari, ky hendek shpiegohet me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në muajt e fundit – një automjet që shpërthen me tritol tërheq shumë më tepër vëmendjen e publikut sesa një buletin i Ministrisë së Brendshme që tregon përmirësim të situatës së rendit. Së dyti, shpiegohet me transmetimin e ritransmetimin e pandërprerë, ditë e natë, të lajmeve mbi krimet dhe aksidentet në ekranet e televizioneve informative. Dhe së treti, lidhet edhe me daljen pothuaj të përditshme të eksponentëve të opozitës me deklarata që u bëjnë jehonë këtyre lajmeve.

Një mënyrë për t’u adresuar kjo situatë nga ana e qeverisë, është që ajo të kundërpërgjigjet me një fushatë deklaratash shtypi po të përditshme. Por kjo do të na kujtonte skeçin e Portokallisë me duelet e zëdhënëseve të shtypit...

Duke patur parasysh se beteja për perceptimin mbi rendin është beteja e parë kryesore që duhet fituar për rivendosjen e tij, Policia e Shtetit duhet të fokusohet së pari në rritjen e efektivitetit të saj. Sa më shumë të rritet zbulueshmëria e krimeve (sidomos atyre të rënda), si dhe arrestimi i kriminelëve e gjobitja e shkelësve të rregullave të trafikut, aq më të sigurtë do ta ndjejnë veten qytetarët e thjeshtë dhe aq më të pasigurtë do ta ndjejnë veten ata që shkelin ligjet.

Në fakt, sondazhet Barometër24 dhe ai i SACP-it kanë dy lajme të mira për Policinë e Shtetit. Kështu, 61% e të anketuarve në Barometër24 e përkrahnin fushatën e gjobave ndaj shkelësve të rregullave të trafikut. Ndërsa rreth 52% i të anketuarve në sondazhin e SACP-it mendonin se policia kujdeset për problemet e rendit publik në zonën e tyre të banimit. Pra, një rritje e punës së policisë, si në drejtim të trafikut edhe të rendit publik, do ta përmirësonin perceptimin e publikut për situatën e rendit shumë më tepër se sa deklaratat dhe kundërdeklaratat e zëdhënëseve në televizion.

Por pavarësisht kësaj, Ministria e Brendshme bën mirë ta vazhdojë traditën e publikimit të buletinëve mujorë mbi situatën e rendit. Sepse ato nuk duhet të mbeten në mbretërinë e errët të 5-6 specialistëve që merren me studimin e tyre – edhe publiku i gjerë duhet të njihet me shifrat e situatës së rendit dhe të dijë nëse ato tregojnë rritje apo ulje të vdekjeve e plagosjeve të rënda, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Problemi eshte i thjeshte : 1 Papunesia :2 Armet(kallashet e 97 ). 3 Mentaliteti tribal--- Krenaria e Tepruar eshte dobesi.... (Gershtetuar me dallavere te gjitha motiveve ...konkurrence, biznes i piset.....intriga etj.)

Autori: Sali Berisha.................................

Zgjidhja:  Nuk ka Zgjidhje..............

Submitted by P.A.B (not verified) on

Me ka bere pershtypje deklarata e z. Didi, Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Shqiptar, dhene ca dite me pare ne lidhje me ''kartat telefonike''.  Si flet Krye-Polici i Shqiperise ne ate menyre?!

Cuditemi me median se ka ngelur ne funksion raportues, pa kundershtime e llogari-kerkim. Cdo funksionar Shqiptar ben nje deklarate faktuale apo te pabazuar, media ne vend se ti "hidhet ne fyt" ... u ve mikrofona ne tavoline e ne rolin e sekretares shkruan car degjon.

Submitted by Alpinisti (not verified) on

Nuk mund te pritet tjeter nga E. Zaloshnja vecse apologji per keqqeverine Rama. Duhet sqaruar fillimisht se si zejtar statistikash Zaloshnja ben pjese ne ate taraf qe ka per mbrojtes Shen Eichmanin. Nen mbrojtjen e tij, mjeshtrat zejtare e kane cdo gje te mirearsyetuar dhe te justifikuar ne regjistrat statistikore. Nese dicka nuk shkon, atehere fajin e ka perceptimi shoqeror, dhe jo statistika medemek profesioniste. Zaloshnja nuk ngurron te sjelle ne ndihme te statistikes edhe mediat vizive, te cilave s'paska krim qe t'u shpetoje! Qe kur nje empirist si Zaloshnja mbeshtetet tek perceptimi i pergjithshem se mediat i reflektokan te gjitha krimet?! Sic duket Zaloshnja e fut ne sirtar monokulin e kritikes, kur behet fjale per t'i ardhur ne mbrojtje Rames dhe Tahirit. Argumenton Zaloshnja hendekun ndermjet "përmirësimit statistikor të situatës së rendit" (vini re, Z. e cileson "statistikor" permiresimin) dhe perceptimit publik te situates se rendit:

1. Me ngjarjet e renda te muajve te fundit: Te tilla ka patur edhe nje vit me pare.

2. Me transmetimin e panderprere te krimeve ne lajme: E njejta gje ndodhte nje vit me para.

3. Me jehonen e tyre nga eksponente te opozites: Sikunder opozita e vjetshme lartesonte sukseset e qeverise se djeshme!

Ne fakt, Zaloshnja ketu nuk flet per situaten reale te rendit, gjendjen ne terren, sugurine ndermjet gjitheckaje qe ndodhet mes shtepise dhe punes, por per "përmirësimin statistikor të situatës së rendit (që pasqyrojnë buletinet e Ministrisë së Brendshme)" Te vetmit qe duhet t'i gezohen realisht ketij sihariqi jane mjeshtrat e statistikave, per te cilet qenka permiresuar situata e rendit ne baze te buletineve te MB.

S'i mbetet gje tjeter Zaloshnjes vecse te keshilloje qeverine se si ta shese me mire imazhin e vete, duke e vene keshtu veten ne poziten e te birit qe i tregon t'et se ku i ka arat.

Submitted by including local... (not verified) on

Wrecker service providers can help you with motorcycle towing, emergency road service (tire changing, lock out service, etc.
Being the best Towing Service Las Vegas town makes us proud, but to reach to the top we have
followed all the steps right from safety of our customers, resolving problems
and customer satisfaction. • They keep on using their marketing information & persuading.

Submitted by skifter mergimi (not verified) on

Alpinisto,

kujdes me fjalet e huaja, si p.sh. "apologji". Apologji do te thote vetmbrojtje dhe jo kur mbron te tjeret.

Te bera kete verejtje se kam vene re ne komentet tuaja ke nje lloj tendence te personave me dije gjysmake per t'u mare me probleme te veshtira. I vetmi argument qe te justifikon eshte qenja tende prej alpeve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.