Fjala e Bashës, thirrje të rinjve për “zgjimin e madh”. Dhe shenjë se për humbjen e PD-së nuk do ketë asnjë analizë

Me anë të një fjalimi në mbledhjen e grupit parlamentar, që ishte në fakt një arsyetim i gjatë përse shqiptarët (dhe sidomos të rinjtë) duhet të dalin në protestën e PD-së më 20 shkurt, kreu i PD-së, Lulzim Basha duket se ka vendosur piketat mbi sjelljen e ardhshme politike të partisë. Fjalimi ishte një përmbledhje e deklaratave të njëpasnjëshme të ish kryetarit të PD-së Berisha, apo shënimeve të rij në facebook, duke nisur nga qëndrimi i prerë kundër reformës territoriale deri tek detajet e parapëlqyera të Berishës për “ministren kushërirë”.
Por ç’është më e rëndësishme, Basha me këtë fjalim tregoi se nuk do të ketë as ndonjë analizë reale për humbjen e fortë elektorale të PD-së pak muaj më parë. Kjo sepse për Bashën kjo fitore e së majtës ishte një “fitore pazaresh”, e nga ana tjetër pak muaj më pas, ai i bëri thirrje rinisë të vijë në protestë, sepse “ky është momenti i një zgjimi të madh”. Fjalimi kishte nota të forta patetizmi dhe mund të ngjiste në fund të mandatit të një keqqeverisjeje shumëvjeçare, por jo pas disa muaj qeverisjeje.
Të plotë mund ta lexoni edhe në linkun: http://www.panorama.com.al/2014/02/17/basha-rinia-dhe-njerez...
a.k
Comments
Dhe më në fund u vërtetua që
<p>Dhe më në fund u vërtetua që kjo vetëm parti demokratike nuk është por është një bandë mercenarësh që flasin gjithë ditën e ditës vetëm për se si të shkatërojnë dhe të vedhin e në qoftëse ka njeri që mund tu venë nga mbrapa pa diskutim që janë të këtijë rangu</p>
Add new comment