Braçe akuzon Bashën për protestat e sforcuara. Por komentuesit i kërkojnë të veprojë ligjërisht, ose të heshtë

Postuar në 16 Shkurt, 2014 15:08

Përgjithësisht, mesazhet apo komentet me sfond politik të deputetit socialist Erion Braçe në fb, bëhen menjëherë lajm dhe shumëfishohen nëpër mediat e portalet online. As kjo herë nuk bëri përjashtim, kur Braçe, komenton protestën opozitare të 20 shkurtit,  dhe thotë se Lulzim Basha po kërkon rol për t’i shpëtuar drejtësisë. “Lulzim Basha ka “të drejtë” që kërkon të na shkundë!! Ne duhet ta tundim atë-Lulen!!  Ka një pasuri të pamatë, tërësisht të pambuluar me të ardhura dhe kërkush nuk e ka hetuar. Ndaj Bashës ka një akuzë të ngritur nga KLSH, Prokuroria, me dëm 300 milionë dollarë.  Rruga nga Kalimashi në Morinë është rruga e tij, materializimi i vjedhjes tjetër më të madhe në vend, të pagjykuar as atë kohë e as në këtë kohë”, shprehet ai në Facebook, duke kujtuar edhe 21 janarin 2011.

Braçe e mbyll: “Po, po, ne duhet ta tundim atë!! Jo për hakmarrje, as për ta eliminuar politikisht! Ai nuk është kundërshtar, asfarë alternativë! Cilido kundërshtar do të donte të kishte atë përballë. Pooor ne duhet të bëjmë drejtësi!!”.

Por ka një gjë. Këto lloj akuzash të renditura prej kohësh në media por edhe nga politika, duket se kanë shkaktuar njëfarë alergjie. Nga reagimet e komentuesve kudo ku është hedhur kjo deklaratë, shumë të pakta janë reagimet pozitive ndaj Braçes. Shumica dërrmuese e komentuesve kërkojnë që mazhoranca ose të veprojë ligjërisht, ose t’i japë fund akuzologjisë kibernetike pa bukë.

 

a.k   

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Ne i zgjedhim keta qe te vendosin shtetin ligjor e keta na ankohen ne &nbsp;facebook. O z.Brace a e kupton qe nuk jeni me ne opozite. Ju kemi dhene 1 million vota qe hajdutet e kriminelet e politikes ti fusni ne burg. Jeni burracake dhe nuk ja u mban ti afroheni as Berishes e as Bashes.&nbsp;</p>

Submitted by Laos (not verified) on

<p>Protesta nuk duhet te kete popullaritet ose te jete e madhe kaq po kerkon Brace ziu! Nese ndodh e kunderta, rezervave te BE i shtohet edhe kjo. Shume shume e thjeshte, e majta mer kot perpara se Erjoni te enderroje per ndonje post<br />Sinqerisht FYLJA</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kush ka nge te shofi cfare thote ky kallami bosh ne facebook mer aman?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.