Amerikanët befasojnë: 1/4 e tyre nuk e dinë që toka rrotullohet rreth diellit; besojnë të kundërtën

Postuar në 16 Shkurt, 2014 11:04

Modeli heliocentrik i universit është zbuluar në shekullin XVI, nga astronomi polak Nikola Koperniku, dhe zbulimi ka qenë aq i rëndësishëm sa sot, për të përkufizuar një ndryshim të fortë në lëmin e shkencës, deri dhe të shoqërisë, përdoret termi ‘revolucion kopernikan’. Koperniku në thelb tha se dielli është qendra e sistemit tonë diellor dhe planetet, përfshirë tokën tonë, rrotullohen rreth diellit. Dhe ky është tanimë një fakt shkencor.

Ka njeri që ka bërë dy gramë shkollë dhe nuk e di këtë gjë? Po, ka, madje janë njerëz që kanë bërë shumë më tepër se dy gramë shkollë. Sipas një studimi të qendrës ‘National Science Foundation’, 74% e amerikanëve besojnë se toka rrotullohet rreth diellit; 26% mendojnë se është e vërtetë e kundërta. I bie që gati një e katërta e amerikanëve nuk e njohin këtë të vërtetë elementare të shkencës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

Lexojeni mire artikullin e publikuar. Thote 1 ne 4 e jo 1 ne 3.

Submitted by Dritan (not verified) on

Sa per informacion:

Po bisedoja nje dite me nje vajze amerikane dhe i bera pyetjen.

Eshte hena me e madhe se dielli apo e kunderta? Ajo me thote qe Hena eshte me e madhe se Dielli.

E pyes: Pse?

Pergjigjet: Sepse Hena eshte ketu afer.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Koperniku në thelb tha se dielli është qendra e sistemit tonë diellor dhe planetet, përfshirë tokën tonë, rrotullohen rreth diellit. Dhe ky është tanimë një fakt shkencor.

Dhe ja nje gabim tjeter qe vertet nuk eshte po kaq i rende sa ai i amerikaneve qe besojne se Dielli rrotullohet rreth Tokes, por prape se prape GABIM eshte. Koperniku nuk tha qe Dielli eshte qendra e sistemit tone diellor, Koperniku tha qe Dielli eshte, vini re, qendra e Universit......Ishte Xhordano Bruno qe me vone tha se Dielli eshte qendra e sistemit tone diellor, dhe Yjet nuk jane gje tjeter vecse diej te ngjashem me Diellin tone..... (gjithashtu Dielli dhe Toka shkruhen me germe te madhe kur referohen si trupa qiellore).

Submitted by Epiroti (not verified) on

Shpjegojani Mitt Romney-it se perse dritaret e avionave nuk hapen kur je ne fluturim....... Sepse ai nuk e dinte kete gje dhe pyeti gazetaret; ''Gruaja ime kishte marramendje pergjat fluturimit, donte ajer te paster por nuk mund te hapte dritaret, nuk e di se perse avionet behen me dritare te mbyllura...."

Submitted by Dardan (not verified) on

Ore kokëgdhë, i di ti kohët kur kanë jetuar Koperniku dhe Bruno? Koperniku lindi me 19 shkurt 1473 dhe vdiq me 24 maj 1543 dhe bruno ishte 25 vjec kur lindi Koperniku.  dhe vdiq me 1600 per arsyet e njohura. I madh ishte Bruno edhe universin e mendoi shume me te gjere por prape e mendoi sferik dhe ne faqet e brendeshme te sferes qendronin yjet.

Kjo nuk do te thote se ai kaloi sistemin diellor (fraza juaj e nënvizuar) te Kopernikut qe e botoi ne vitin e fundit 1543, kohe ne te cilen Bruno kishte 43 vite qe ishte djegur.  Me çka shkrova dua qe te hedh poshtë ate qe ti e quan gabim vertet jo te rende sa ai i amerikaneve qe thone se kontinentet rrotullohen rreth Statujes se Lirise ne New York!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Je shume i sjellshem, por injorant, duhet te lexosh shume me teper. Ti dukesh si produkt i nje familje ku babi ishte oficer qe drejtonte zborr civilesh (flas ne kohen e Enverit), kurse mami ishte shitja e bukes se lagjes, ose ne rastin me te mire shefe kuadri ne NISH Kimike.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Tek ne  gjysma e di qe rrotullohet rreth Saliut dhe gjysma tjeter se rrotullohet rreth Edvinit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.