Harta e re e Shqipërisë, bashkitë që do të zgjerohen dhe ato që do të shkrihen

Postuar në 15 Shkurt, 2014 05:15

Në një shkrim të Shqipit bëhen disa interpretime e shpjegime të reformës territoriale e administrative që është menduar të bëhet nga shumica, e që nuk po gjen konsensusin e pakicës. Ja çfarë shkruhet aty nga gazetari Kamber Velaj (duhet thënë se Shqipi e ka pasur qysh në krye të herës në qendër të vëmendjes këtë argument):

Megjithëse ende nuk ka një projektim të hartës së re të Shqipërisë sipas kritereve të shpallura tashmë, ekspertët që po punojnë me reformë e kanë një ide për kufijtë e njësive të reja vendore. Ministri Bledi Çuçi, në një takim informal që pati dje me drejtues të mediave, zbuloi disa nga detajet e ndarjes së re administrative.

Bashkimet problematike

Duke e nisur nga pika më e ndjeshme, Tirana, ministri tha se në bazë të kritereve për të cilat bien dakord të gjitha palët, të paktën në nivel ekspertësh, në Tiranë mund të krijohet një njësi vendore që të përfshijë qytetet e Kamzës dhe Vorës, dhe komunat që ndodhen në hapësirën mes tyre. Ministri saktësoi se, sipas kritereve të vendosura, brenda Bashkisë së Kamzës duhet të përfshihet Komuna Paskuqan, ndërsa shtoi se ekziston tashmë një territor me specifika të njëjta, që nga Kamza deri në Vorë, një hapësirë që përfshin përveç Paskuqanit, edhe komunat Bërxullë e Prezë. Argumenti i ministrit është se i gjithë ky territor është populluar në 20 vitet e fundit nga banorë të ardhur prej një zone të caktuar gjeografike të vendit dhe është krijuar një lidhje e natyrshme ekonomike. Një bashkim i Vorës me Kamzën dhe komunat pranë dhe mes tyre do të krijonte në pikëpamjen politike një bastion të madh të PD-së në Rrethin e Tiranës dhe do të ulte kështu përfaqësimin politik të së djathtës në pushtetin vendor, duke i hequr automatikisht një kryebashkiak. Bashkimi i dy qendrave urbane në një njësi vendore, nga ana tjetër duket se nuk ka shumë sens edhe praktikisht, pasi do të bënte të detyrueshme zgjerimin e Bashkisë së Tiranës përtej kufijve të logjikshëm. Gjithsesi, kjo pritet të jetë një ndër pikat kryesore të debatit, nëse një debat i vërtetë do të realizohet për një nga reformat më të rëndësishme të 23 viteve të Shqipërisë postkomuniste.

Duke u munduar të ilustronte projektimin e kritereve në terren, ministri Çuçi zbuloi gjithashtu një tjetër bashkim qendrash urbane, në Jug të vendit. Bëhet fjalë për Vlorën dhe Orikumin. Duket gati vendim i marrë, që Bashkia e Vlorës të përfshijë të gjithë gjirin e Vlorës, duke përfshirë Komunën e Nartës dhe Bashkinë e Orikumit. Por në këtë qark, pritet të ndizen debate të forta kur të vijë radha për të përcaktuar kufijtë e Bashkisë së Himarës. Një variant është që kjo bashki, e cila sot përbëhet kryesisht nga fshatrat me banorë dygjuhësh të bregut, të përfshijë edhe fshatrat e lumit të Vlorës, që për nga gjeografia e kanë më të natyrshme të kenë për qendër administrative Himarën, por që politikisht do të përmbysnin balancat në zonën problematike.

Minoritetet

Më e thjeshtë dhe pa debate pritet të jetë reforma në zonat e minoriteteve, pasi mes ekspertësh, por edhe mes politikanësh, është rënë dakord që ato të kenë një status të veçantë. Kështu, në Gjirokastër do të tolerohet kriteri i numrit të popullsisë dhe ai i pasjes së një qendre urbane për të qenë njësi administrative. Në këtë rreth, pritet që dy komunat e Dropullit, i Poshtmi dhe i Sipërmi, të bashkohen në një njësi vendore. Edhe për Komunën e Pustecit, me rreth 5 mijë banorë, të cilët në shumicë dërrmuese i përkasin minoritetit maqedonas, është rënë dakord të mos ndryshojë asgjë, duke bërë një përjashtim nga rregulli.

Procesi nis nga Kukësi

Qarku i Kukësit, ku bëjnë pjesë rrethet Kukës, Has dhe Tropojë, do të jetë zona e parë ku do të “eksperimentohet” ndarja e re territoriale. Sipas ministrit Çuçi, shumë shpejt do të fillojë studimi për këtë qark dhe do të projektohet harta e re sipas kritereve të përcaktuara tashmë. Duket se Kukësi nuk është zgjedhur rastësisht, por sepse bazuar në kriteret e ndarjes së re territoriale është zona më e lehtë për t’u ndarë. Duke qenë se baza për ndarjen e re do të jetë rrethi aktual, në Qarkun e Kukësit i bie të krijohen tri bashki, me qendra Kukësin, Bajram Currin dhe Krumën, që do të përfshijnë nën administrim të gjitha komunat e përfshira deri më sot në rrethet që kanë për qendra këto qytete.

Bazuar në parimet e shpjeguara nga ministri për Pushtetin Vendor, ndarja e re administrative do të ketë një numër njësish vendore më të vogël se 70. Rrethet e vogla, që kanë vetëm një qendër urbane, do të shndërrohen automatikisht në bashki brenda të njëjtëve kufij, ndërsa për çdo qendër tjetër urbane do të duhen studime të detajuara për të vendosur nëse do të shkrihen me njësitë më të mëdha apo do të shndërrohen në bashki të reja të zgjeruara, siç mund të jetë rasti i Poliçanit në Rrethin e Skraparit, rasti i Roskovecit e Patosit në Rrethin e Fierit etj.

Kamber Velaj, Shqip

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

shqiptaret vazhdojne te diskriminohen ndaj pakicave.  nuk e kuptoj per cfare arsyeje 5000 mije joshqiptare duhet te kene nje komune dhe 5000 shqiptare jo!  duan te krijojne ''mitrovica '' ne shqiperi?

pastaj per kozmopolitet shqiptare shtetesia eshte e njejte kombesine. perse ne kete rast nuk funksiononka kjo per shqiperine?   nje bashki per pogradecin dhe nje per gjirokastren zoterinj te integrimit!

Submitted by Gent (not verified) on

Anonim, pse flet idiotizma??? Ta them une shpjegimin qe kerkon. Per dy arsye, te pakten. 1. Sepse Shqiperia eshte e te gjithe qytetareve te saj, pavaresisht nga kombesia e tyre.  2. Quhet "diskriminim pozitiv". Dmth, me te voglin ti e diskriminon por per mire. Pra, Anonim, lexo ndonje rresht liber para se te besh si i zgjut me komente gomarlleqe.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

edhe ju si respublica keni pas botuar, diku nga mesi i vitit 2012, nje shkrim te Arben Demos ku trajtohej nevoja per reformin te ndarjes territoriale dhe me propozime konkrete.

Submitted by akboyg (not verified) on

KJO PRTA ESHTE RILINDJA, RILINDJA E VORIOEPIRIT.

PER KETE DO MBAHET MEND GJATE KJO QEVERI MEW TRADHETARE

Submitted by Dardan (not verified) on

Harta e re ADMINISTRATIVE e Shqiperise dhe jo Harta e re e Shqiperise!

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

hahahaha -Kjo eshte skandaloze

Qeveria  shqitpare paguhet nga taksapaguesit shqitpare qe ti diskrimoje shqitparet dhe te faktorizoje  minoritet etnike

Keto jane minoritete shume te vogla dhe nuk mund te qendrojne me vete,---Nuk ka kuptim te besh diskriminim racial kunder kombit tend brenda shteti tend --Kjo eshte skandaloze fare

Ngrihu ore Sale hiqe kete palaco bashke me keta bastarde pioneret qe jane njerez pa ,ibreze pune ...dhe nuk dijne nga lidhet gomari

Ketu eshte skandal , c'eshte kjo media qe e pranon ne heshtje dhe nuk e kundershton kete Auto-diskriminim qe i ben  popullit shqiptar
kjo qeveri e piste e mbushur me sherbetore te grekut ...?

Submitted by Anonim (not verified) on

vetem ngrehu sale nuk mund te thuash,sepse saliu ishte ishte ai qe emrin shqiptar te komunes liqenas e beri pustec.  saliu hapi shkolla greke ne himare e korce,saliu beri varrezat greke ne kufirin imagjinar nga korca ne sarande, saliu beri marreveshjen e detit ,prandaj emrin e atij antishqiptari mos e zer ne goje si alternative.

ti kujton se pd-ja do reagoje per kete pike!  absolutisht jo!

Submitted by kastriot (not verified) on

po mire moere "anonim" qe na sjell shembuj me veprime e Berisehes. Po ne Greqi a kerkojme ne te hapen shkolla ne gjuhen shqipe? Dhe jo vetem qe jane hapur keto shkolla por duam dhe me shume. Sa per marveshjen e detit, moren zjarr kot shqiptaret nga nje injorant ne fushen e koneventave nderkombetare [per ndarjen e ujrave teritoriale detar. Ai qe beri kete gjullurdi eshte thjesht nje kapter qe parashikon kohen Dhe kur thote ai qe neser koha do te jete me diell, ne me pagtjeter duhet te marim cadrat me vete. Tani do te shikojme se dhe socialistet do te miratojne marveshjen per kufijte detare me Greqine, ashtu dhe perpikmerisht si u be ne kohen qe Berisha ishte Kryeminister. Shqiptaret jane ksenofobe, nuk i u besojne te huajve kur vjen puna per ceshtje te Shqiperise dhe duan vazhdimisht e perhere e ne cdo gje te kundershtojne per shkak se kane genin e te kundershtuarit shume te zhvilluar. Po te mos kishn bere veprime kunershtije gjate historise neder shekuj, sot do te kishim nje Shqiperi qe do te ishte ne themel te Europes te Bashkuar......

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.