Koloreto Cukali e quan grevën 24 orëshe një turp ‘sindikalist’

Një turp sindikalist e quan qysh në titullin e artikullit të vet të publikuar në Dita opinionisti Koloreto Cukali grevën 24 orëshe të njerëzve të punësuar në transportin urban, që bllokoi e vuri në vështirësi me mijra banorë të Tiranës. Dhe shkruan: “Problemi real që këta grevistë kanë është me… pronarët që nuk i paguajnë. Për këtë është e drejta e tyre jo vetëm të bëjnë grevë, por dhe të sekuestrojnë veglat e punës deri në pagesën e tyre të plotë, sikurse, është detyrë e shtetit që në momentin që një kompani nuk arrin të paguajë rrogat, ta detyrojë të shpallë falimentin. Por, në asnjë prej deklaratave publike të të ashtuquajturve grevistë nuk e kam dëgjuar këtë kërkesë. Ajo që dëgjoj, në fakt, është që sindikalistët grevistët u qajnë hallin… pronarëve (!). Dhe ngrihen kundër… hallexhinjve të tjerë që udhëtojne me urbanë, të cilët janë shtresa më e vuajtur në Shqipëri. Turp! Por ky turp ‘sindikalist’.”
Artikullin më të plotë e keni në linkun http://gazetadita.al/shenim-nje-turp-sindikalist/
Re.Pu.
Comments
e vetmja greve ne bote ku
<p>e vetmja greve ne bote ku sindikalistet kerkojne rritje cmimesh... turp per politiken qe eshte bere pale ne kete loje te felliqur, njera pale i mbeshtet, tjetra ben sikur s'di gje, nderkohe qe keta te urbaneve bejne gati 500 mije leke per turn dhe kerkojne edhe rritje biletash. e majta nuk ekzistoka ne kete vend... </p>
Mbas tete vjetesh
<p> Mbas tete vjetesh perkedhelje nen sqetullen e Sali Berishes, del perseri "kryesindikalisti", Gezim Kalaja. Ben greve kunder popullit. Piiik e zez.....</p>
O lere Berishen se ai tashme
<p>O lere Berishen se ai tashme e ka marre pergjigjen nga populli. Filloni e merruni me kete qeveri qe nuk arrin dot t'i vere fre ketyre maskarenjve me ne krye Zija Celen qe po tallen me nje popull te tere. Si mund te jete qeveria kaq moskokecarese ndaj hallit te madh qe ka zene te gjithe ata qe udhetojne me urban, qe po humbasin ditet e punes e te shkolles? Cfare qeverie eshte kjo, qe nuk gjen dot nje zgjidhje dhe lejon greva te tilla te turpshme qe paralizojne levizjen e gjithe qytetareve? Pse nuk e kritikoni kete qeveri zoti Cukali por merreni , edhe pse me shume me te drejte, vetem me sindikatat?</p>
Banditet dhe kriminelet po
<p>Banditet dhe kriminelet po ngrene krye. Ata nuk e durojne shtetin, prandaj dhe ngrene krye. Falangat e Sali Berishes,. Por dhe Edi Rama nuk po e gjen dot veten ne kete sjellje...</p>
Add new comment