Duhet të mbarosh shkollën jashtë, që të qeverisësh brenda!

“Zgjerimi i BE-së dhe perspektiva evropiane”, kjo ishte tema e një tryeze të organizuar në Tiranë ku mori pjesë edhe ambasadori gjerman Hellmut Hoffman. Tryezat janë të zakonshme në Tiranë, sikurse edhe tavolinat, qoftë nëpër seminare, qoftë nëpër bare. Por kjo e sotmja ka rëndësi pasi deklaratat e të huajve për integrimin sa vijnë e marrin peshë me afrimin e muajit qershor. Për më tepër që Hoffman ka bërë një vërejtje të drejtpërdrejtë, madje një kritikë për maninë e forcave politike shqiptare për ta parë tërheqjen e burimeve njerëzore të reja të motivuar kryesisht nga klisheja “ka mbaruar shkollën në Perëndim”. “Integrimi gjithashtu nuk është konkurs bukurie, ku prezantohen ministra të rinj e të edukuar në Europën Perëndimore, të cilët prezantojnë me pasion politika të ndryshme, por ata duhet të jenë bindës në realizimin e reformave dhe modernizimin e Shqipërisë në të gjitha frontet”, është shprehur Hoffman. (http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=272744). Është një vërejtje me vend, jo vetëm pse vë gishtin mbi një mani e cila fsheh sa manipulimin e politikës, aq edhe kompleksin e përgjithshëm që dominon kur vjen puna te vlerësimi in aftësive. Kjo e “shkollës jashtë” ka vite të tëra që përdoret si pedan për karriera tërësisht të pamerituara, të cilat edhe nëse do të pranojmë se protagonistët e tyre janë të shkëlqyer, nuk do të kishin shans të realizoheshin në ndonjë vend tjetër. Sidomos në politikë. Kjo punë nisi në vitet ’90 dhe ishte e justifikuar deri diku për shkak të mungesës së kulturës politike, por nuk ka sesi ky rregull karrierash të vlejë edhe në administrim. Nga ana tjetër, barazimi demagogjik: “shkollë jashtë” baras me mendësi e re, u vu në punë me zgjuarsi sidomos në rastin e Komitetit të Orientimit të Politikave në vitin 2004-2005, kur disa të shkolluar jashtë dhe me “hije” të ndryshme nga Qëndrestarët, u katapultuan jo vetëm në PD, por edhe në hierarkinë e standardit elektoral. Me sukses të madh, por përgjysmë, pasi këto kostume të reja, nuk bënë gjë tjetër veçse me ndriçimin e tyre bënë të mos dukej “xhaketa e vjetër”. Ose të dukej ndryshe teksa i kullandriste. Me ardhjen qeverisë aktuale, kjo prirje arriti kulmin. Dhe në vazhdim të traditës socialiste të viteve 2000-2002, kemi edhe sot njerëz që kanë si bordero të parë punën e ministrit. Por edhe të drejtorit të drejtorive të rëndësishme, pozicion që kërkon përvojë dhe kapacitete profesionale. Deri edhe deputete poshtë 23 vjeç. Për të mirën tonë do uruar suksese brezit të ri që ka ambicien fisnike që “ta hajë me dhëmbë” dhe ta shporrë të vjetrën nga kjo tokë, por sikundër edhe thotë ‘Ofmani’, edhe nga këto anë çoç kuptojnë nga konkurset e bukurisë.
s.z
Comments
Nuk e kuptoj fare ka per

Nuk e kuptoj fare ka per tu haitur ketu. Edhe ne kohen e Enverit te Pare ne vitet '50 emeroheshin per te drejtuar ata qe kishin mbaruar ne Bashkimin Sovjetik, edhe kur nuk dinin mire as rusishten pastaj anetaret e PS.

Historia perseritet si tragjedi apo komedi ka pak rendesi.

Kjo eshte e vertete qe shume

Kjo eshte e vertete qe shume diploma boshe dhe koka bosh po shiten si plot se jane blere jashte por ama edhe diplomat e vendit te marra tek Vitrina, UFO (o me falni Albanian University, tingellon me bukur anglisht), universiteti EUROPIAN EEEYYYYY,

New york university of Tirana eeeeeyyyyyy, Canadian University eeeeyyyyyyyyyyy e me radhe jane me keq se letra higjenike.

Keta qe drejtojne partite tek

Keta qe drejtojne partite tek ne jane budallenj te grades se fundit fare --Jane rembythje fare

Nuk kane as konceptin me elementar se si dueht te jete ai qe drjeton vendin dhe meret me politike

Une cuditem si ka mundesi jane kaq nivel i ulet dhe drejtojne partite ?

Keta kreytare partish nuk dijne gjene me elementare, se edhe ne nje vend pune te rendomte te kerkojne si gje te pare Eksperiencen pastaj kualifikimet --Nqs nuk ke eksperience , nuk te mer njeri ne pune, ndersa per tu vendosur ne pozita drejtuese ketu jashte te kerkojne mbi 15 vjet eksperience pune

Ndersa ne Shqiepri eshte skandal , --Me eksperience pune zero , e vendosin ne krye te minsitrise --Kjo eshte e pa-imagjinueshme per kedo ne Europe

Edhe keta politkanet e EU-se , ndihen te fyer kur takohen dhe bisedojne me kalamaj shkolle te bere minsitra, se duket sikur nuk i mer seriozisht ...

Keta minsitra jane pionere ......Si mund te drjetoje nje ministri nje kalama pa qene asnje dite ne pune ---Kjo eshte tamam te besh eksperiment me jeten e shtetit shqitpar

Media duhet ta kritikoje me force kete lloj praktike ekstremisht te demshme per fatin e shtetit tone ...

Keta politkane qe kemi ne kyre po lene nam me keto emerime qe bejne -Po ju del boja ne EU , si njerez tejet te pa afte .....

By the way,--Gazeten e ke bere shume mire ...Shume bukur

Add new comment