Shkrimet e Ramës në fund të stinës së verës

Shkrimi i Edi Ramës me titull “Rënia e Tripolit dhe Saliu”, i publikuar në disa gazeta (nuk kuptohet mirë kjo praktika e gazetave tona për të publikuar së toku të njëjtin shkrim; nuk kuptohet as praktika e një numri personalitetesh për ta dërguar një shkrim të tyrin në disa gazeta), është i dyti në harkun e disa ditëve. Herën e parë ai merej me raportin e ODIHR-it dhe denonconte përdorimin që i bëri maxhoranca atij raporti, ndërsa këtë herë ironizon protagonizmin e Berishës lidhur me ngjarjet në Libi. “S’ka dyshim që Shqipëria s’është Libia, as Saliu s’është Kadafi. Po që Shqipëria ngjan më shumë me Libinë sesa me Britaninë e Madhe a me Gjermaninë dhe që Saliu ngjan më shumë me kolonelin e Tripolit sesa me cilindo nga homologët e tij europianë, as kjo s’ka asnjë dyshim. Këtë e dinë të gjithë dhe Saliu e di që të gjithë e dinë”, thotë ai në fund të artikullit.
Dikush mund të jetë i gatshëm për të kërkuar ndonjë domethënie a simbolikë politike në këto dy shkrime radhazi të leader-it të opozitës. Por nuk duket se ka të tilla në mënyrë të veçantë. Rama thjesht i është dorëzuar tundimit të vjetër në fund të kësaj vere të gjatë, që për të ka qenë më e mundimshmja. Një opozitë me shkrime shkon më shumë me stinën e relaksit të përgjithshëm. Përveç kësaj, duhet të jetë dhe tundimi tjetër për të imituar stilin e politikanëve seriozë, sidomos të atyre europianë, për t’i shprehur herë pas here idetë e tyre me shkrime. Por opozita nuk bëhet vetëm me shkrime. Dhe Rama me siguri e di kaq gjë.
E.G.
Comments
Boll qe u zgjua nga
Boll qe u zgjua nga gjumi...Mire ben qe idete i shtjellon vet ne nje rruge qe e ka pasion,te shkruarit...Po te tijet ku jane?Kush i zberthen keto "ide"?Dhe dergimi ne te gjitha organet e shtypit per nje shef opozite mire eshte,pasi u jep mundesine e leximit nje mase me te madhe popullore,bile ta dergoje dhe tek "Paloma"...,neqoftese nuk merr honorare
Nuk jam dakord me Ramen ne
Nuk jam dakord me Ramen ne kete pike. Berisha eshte si Kadafi, dhe Shqiperia po kthehet ne Libi.
Ju mjeshtrave te gazetarise
Ju mjeshtrave te gazetarise nuk ju gjendet mendja. Kur Rama bente protesta, ju e kritikonit, kur bente konferenca shtypi, prape e kritikonit, kur bente dialog me shqiperine gjithashtu. A ka mundesi qe pervec ironizimeve dhe prirjes per te kritikuar gjithshka te jepni dhe ndonje ide se cdo te kishit bere ju ne vend te Rames???? Dhe sa per t'jua kujtuar: ai qe duhet te punoj edhe ne stinen e nxehte eshte saliu, sepse ai paguhet nga taksat tona. me rezulton qe Rama nuk paguhet me nga taksat e shqiptareve..............
Nuk e kuptojme pse z.
Nuk e kuptojme pse z. Mustafa, shkruan edhe me kete pseudonimin E.G. Por mbase kjo, eshte nje praktike e njohur gazetareske.
sepse nuk eshte mustafai q i
sepse nuk eshte mustafai q i shkruan. duket fare qarte nga stili i shkrimit.
Po ben
Po ben nxemjen................Se ha dot me force dhe i jep llapes si duket edhe berisha do nderhyrjen e NATO-s per te rene nga pushteti....
Po cfare te beje o Mustafa
Po cfare te beje o Mustafa (se dukesh nga nje ore larg qe je ti)? Se kunjin e madh me Ramen e ke. Edhe Saliun e permend ndonjehere, por si te thuash per lirike. Shkruaj ndonjehere ndonje mendim tendin, se gazetaret e medhenj thone here pas here dicka te tyren.
Nuk ka asgje te keqe nese
Nuk ka asgje te keqe nese Rama shpreh opinionin e ne shtypin e shkruar per ngjarje te vecanta si zgjedhjet ne Shqiperi apo situaten ne Libi.
A mos valle doni te thoni qe z Rama deri me tani nuk ka qene nje politikane serioz por tani meqe shkruajti dy artikuj ne gazeta perpiqet te imitoje stilin e politikaneve serioze??!!! Pra sipas jush tani qe e larguan me Procedura KQZ-je nga Bashkia ka vendosur te behet serioz??? 0pozita dhe Edi Rama sigurisht qe kane fajet e tyre per gjendjen ne te cilen eshte Shqiperia, por cfare mendoni ju se duhet te bej???!!! Te bej ate lloj opozite qe bente Sala?Te rrembej armet dhe te djege Shqiperine? Jo ne asnje menyre qe nuk eshte ne interes te Shqiperise dhe shqiptareve qe vendi te digjet si ne 1997.Nuk duhet harruar qe Shqiperia eshte ne kete gjendje te mjeruar sot eshte per faj te atyre gabimeve qe jane bere qysh ne fillim te Demokracise kur u vendos qe njerez te pashkolluar te merrnin poste drejtuese ne Institucione te rendesishme te Shtetit Shqiptare,te beheshin prokurore, shefa komisiraitesh,gjyqtare,kryetar gjykatash,kryetar tatimesh,drejtore doganash,drejtore shkollash e keshtu me radhe lista vazhdon.Te gjithe jemi deshmitare te ketyre emerimeve dhe te korrupsionit galopant qe filloj te kryej dhe vazhdon te kryehet akoma qe nga policet e trafikut tek doganiret,mjeket, mesuesit, pedagoget,tatimet,gjyqtaret,prokuroret e keshtu me radhe.Te mos harrojme lojen e madhe qe behet me legalizimet ku eshte per te vene duart ne koke:HAJDUTET grabitesit e pronave marrin apo kerkojne Tapite e pronave ,tokave qe nuk jane te tyre por qe ATA i vodhen dhe po i vjedhin ne mes te dites.Pse ndodhi dhe vazhdon te jete kjo gjendje?Sepse peshku qelbet nga koka dhe koka pra qeveritaret tane jane kryehajdutet me te medhenj te kesaj periudhe tranzicioni.Njoh persona qe nuk kane mbaruar shkollen e mesme por kane marre diplome universiteti dhe jane deputete biles njerin donin ta benin edhe Kryeprokuror te Pergjithshem.Keta persona kane qene dhe jane akoma ne Administraten Shteterore ne poste te rendesishme.Pra derisa te kete tipa te tille ne administratat shteterore Shqiperia do te vazhdoj te jete ne te famshmen periudhe tranzicioni.Mendoj se zgjidhja e problemit do te ishte :
Te hiqet dore nga ata te ashtuquajture opozitare te flakte qe luftojne vetem per te zene nje qoshe per te bere leke.
Te veproj ligji dhe jo maliqi
Artur, ti thua, psi nuk ke
Artur, ti thua, psi nuk ke çfarë të thuash: "Te bej ate lloj opozite qe bente Sala? Te rrembej armet dhe te djege Shqiperine?"(këto ishin fjalët tuaja). E pastaj... Për të bërë revoluticion duhen të piqen kushtet, duhet kauza, shumica dhe besim tek udhëheqësi . A Janë këto të tria? Llogarinë di ta bëjë çdo njeri. Pastaj, siç ka thënë Lenini i madh, është më e vështirë ta mbash se ta marrësh.
o Bardh shume e drejte ajo qe
o Bardh shume e drejte ajo qe thoni qe per revolucion duhet te piqen kushtet(kushtet jane djegur e perveluar me dhjetra here),duhet kauza(njerezit e kthejne nga fryne era nuk ndjekin kauzen apo idealet),shumica dhe besim tek udheheqesi etj.Sa per ate qe thua se eshte me veshtire ta mbash sesa ta marresh nuk jam dakort shiko se cfare beri Sala me Meten edhe pse nuk perfaqesojne shumicen(ata perfaqesojne vetem veten e tyre,familjet e tyre)vazhdojne te jene ne pushtet.Gjithmone do te gjenden ilir metera dhe dallkauk te tjere per te sherbyuer si trampolina per mbajtje pushteti.Korrupsioni eshte ulur kembekryq ne politiken shqiptare dhe per mendimin tim njerezit nuk kane besim pothuajse ne asnjeren nga partite politike.Te mos flasim per qeverine aktuale se ajo eshte e zhytur ne shume pislleqe te cilat me kalimin e kohes patjeter qe do te dalin ne drite dhe shpresojme qe nje dite te ndeshkohen.Te flasim pak per Opoziten.Te gjithe jemi deshmitare te korrupsionit gjate qeverisjes se PS-se si ne qeverine qendrore ashtu edhe ne ate lokale.I kemi pare sesi beheshin dhe vazhdojne te behen te pasur brenda nates(e kam fjalen per kryetaret e komunave,bashkive kur para zgjedhjeve ishin te papune dhe mbas 1 muaji ne detyre beheshin dhe vazhdojne te behen me shtepi te reja).Pra cila eshte alternativa?Opozita te pastroje veten e saj nga te korruptuarit dhe nese kjo behet atehere jam shume i sigurte se ky do te jete nje sinjal shume i mire per elektoratin shqiptare,ate elektorat qe deri me sot nuk eshte bere pale me asnjeren nga partite politike sepse jane te ndergjegjshem qe edhe qeveria qe do te vije do te vazhdoje te njejtin avaz te qeverise se Sales.Pra jepu prova njerezve se e ke seriozisht dhe jo thjesht sa per te ardhur ne pushtet per te bere ca lek.
Add new comment